123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2019

Новости за 09.12.2019

"Nuk ka pasur paragjykim politik" në hetimet e FBI-së për fushatën e Trumpit

Evropaelire.org 

Një vëzhgues amerikan nuk ka gjetur të dhëna të paragjykimit politik kur Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur hetime më 2016 për fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump, pavarësisht “dështimeve serioze të performancës”. Në raportin e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit amerikan të Drejtësisë, është thënë se byroja për zbatim të ligjit ka pasur autorizim për të nisur hetimet. Megjithatë në raport është thënë edhe se në metodat e spiunimit gjatë hetimeve janë gjetur “pasaktësi dhe lëshime të mëdha”. Читать дальше...

Aktakuzë ndaj tri grave kosovare që dyshohet se ndihmuan IS-in

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tri grave kosovare të dyshuara për pjesëmarrje në luftën e Sirisë. Prokuroria njofton se të dyshuarat akuzohen për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”. Të trija gratë akuzohen se pas arritjes në Siri kanë ndihmuar në logjistikë, luftimet e grupit militant, Shteti Islamik (IS). “Duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga Shteti Islamik, (të akuzuarat) iu kanë ofruar shërbime logjistike anëtarëve meshkuj të familjes... Читать дальше...

Policia thotë se nuk ka të mbijetuar në ishullin e vullkanit në Zelandën e Re

Evropaelire.org 

Aeroplanët e zbulimit që kanë fluturuar mbi vullkanin Ishulli i Bardhë në Zelandën e Re, nuk kanë identifikuar ndonjë të mbijetuar pas shpërthimit të së hënës, ka thënë policia. Rreth 50 persona besohet se kanë qenë duke vizituar ishullin e pabanuar. Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë shpëtuar, disa prej të cilëve janë përballur me djegie të rënda. Policia beson se secili person që është gjetur i gjallë është evakuuar. Ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur të kryejnë kërkime... Читать дальше...



Ambasada zvicerane mbështet reagimet kundër deklaratave të Vuçiqit për Reçakun

Evropaelire.org 

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë përkrahur reagimet e ashpra kundër deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmes së cilave ai ka mohuar krimet e kryera në Reçak gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Në një deklarate të përbashkët, ato kanë thënë se në shoqëritë pas konfliktit është shumë e rëndësishme që të dënohen krimet e kryera. “Secila deklaratë për ngjarjet rreth konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Читать дальше...

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon dhjetëra rrjete të korrupsionit

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar një varg subjektesh në botë për përfshirjen e tyre në rrjete të korrupsionit. Në Ditën Ndërkombëtare kundër-Korrupsionit të shënuar më 9 dhjetor, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se “korrupsioni u pamundëson njerëzve të kenë qasje në burimet e shteteve të tyre dhe në të drejtat thelbësore për shërbime, derisa krijon jostabilitet politik dhe konflikt”. “Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ne jemi duke shënjestruar aktorë në Evropë... Читать дальше...

Kosova pret miliona euro përfitime pas shkëputjes nga blloku energjetik i Serbisë 

Evropaelire.org 

Kosova parasheh përfitime prej disa milionë euro në vit nga shkëputja përfundimtare me sistemin rregullues energjetik të Serbisë dhe bashkimit me sistemin energjetik të Shqipërisë. Këto parashikime i bëjnë zyrtarët e qeverisë në largim të Kosovës dhe ata të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).  Në fillim të muajit dhjetor (2019), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit... Читать дальше...

OSBE-ja paralajmëron Shqipërinë të mos kufizojë lirinë e mediave online

Evropaelire.org 

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u ka bërë thirrje autoriteteve në Shqipëri që të ndryshojnë projektligjin rreth sistemit të ri të regjistrimit të mediave online. Përfaqësuesi për liri të mediave në këtë organizatë, Harlem Desir, ka kërkuar nga Parlamenti i Shqipërisë që ndryshimet të bëhen ndonëse shumica prej tyre do të varen nga “zbatimi”. Ai ka theksuar se agjencia rregullatore duhet të jetë plotësisht e pavarur dhe e lirë nga ndikimi politik. Projektligji i vitit... Читать дальше...

Kryeministrja më e re në botë

Evropaelire.org 

Pas dorëheqjes së ish-kryeministrit finlandez, Antti Rinne, Partia Social-Demokrate e Finlandës zgjodhi si kandidate për kryeministre Sanna Marin, e cila pritet të jetë kryeministrja më e re në moshë, në tërë botën. Rinne dha dorëheqje, pasi një parti në koalicionin e tij tha se ka humbur besimin në të, për shkak të një greve të punëtorëve të postës.



OEAK: Bizneset nuk e raportojnë korrupsionin nga frika e hakmarrjes

Evropaelire.org 

Korrupsioni në Kosovë, sipas bizneseve, ka shënuar rritje në krahasim me pesë vjet më parë dhe vazhdon të jetë një nga problemet kyçe në të bërit biznes, thuhet në një studim të realizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi i Aktivitetit të Drejtësisë Komerciale i Agjencisë për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara (USAID). Sipas këtij studimi 72 për qind e bizneseve të anketuara konsiderojnë korrupsionin si çështje që kërkon trajtim prioritar. “Duke cekur tri arsyet kryesore që nxisin bizneset të përfshihen në korrupsion... Читать дальше...

Mbeten ende në fuqi çmimet e rritura të sigurimeve të automjeteve

Evropaelire.org 

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ende nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me kërkesën e parashtruar nga një grup i qytetarëve dhe disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, për shfuqizimin e vendimit për rritjen e çmimit të sigurimit të detyrueshëm për automjetet për pasagjerë. Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës nuk kanë dashur të prononcohen lidhur me këtë çështje dhe të japin informacione se a mund të anulohet një vendim i tillë. Më 15 dhjetor të këtij viti... Читать дальше...

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Evropaelire.org 

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, theksojnë se reformimi i administratës së shtetit lë shumë për të dëshiruar përderisa administrata shtetërore përdoret, siç thonë, si vegël për të kënaqur aktivistët partiakë, gjë që bëhet më e dukshme para cikleve zgjedhore. Gjatë këtij muaji janë shpallur vetëm brenda katër ditëve 43 konkurse për punësim në institucione të ndryshme të shtetit. Përderisa gjatë muajit të kaluar u shpallën 130 konkurse për vende të reja të punës ku rrogat arrijnë deri në 40 mijë denarë (rreth 650 euro). Читать дальше...

Izraeli do të mbajë zgjedhjet më 2 mars nëse nuk formohet qeveria

Evropaelire.org 

Dy partitë më të mëdha në Izrael janë pajtuar të hënën që të mbajnë zgjedhjet e reja më 2 mars, nëse nuk arrihet marrëveshje për formim të qeverisë së re. Periudha 21-ditore gjatë së cilës parlamenti mund të nominojë një parti për të formuar koalicion qeveritar do të skadojë të mërkurën, dhe nëse nuk arrihet pajtueshmëri, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet dhe të mbahen zgjedhje brenda 90 ditëve. Nëse mbahen, këto do të jenë zgjedhjet e treta në Izreal në më pak se një vit. As kryetari i partisë Likud... Читать дальше...

Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për lauretatin e këtij viti, Peter Handke. Kjo ceremoni do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm. Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Cakaj ka thënë se ky vendim është marrë në përputhje me reagimin paraprak të këtij shteti për çmimin e ndarë për Handken. “Arsyetimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet”, ka thënë mes tjerash ai. Читать дальше...

Veseli niset për në Hagë, do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Evropaelire.org 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar drejt Hagës për t'u intervistuar nga Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Holandë. Para nisjes, Veseli u ka thënë mediave në Prishtinë se “Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe”. “Të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, tha Veseli. Ngjashëm me ish-komandantët dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... Читать дальше...

Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në kampionate sportive për katër vjet

Evropaelire.org 

Komiteti ekzekutiv i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut i ka ndaluar pjesëmarrjen Rusisë nga kampionatet botërore përfshirë Lojërat Olimpike për katër vjetët e ardhshme, duke përmendur manipulimet e rezultateve laboratorike të analizave për përdorim të drogës. Vendimi është marrë të hënën në mënyrë unanime, pasi Agjencia ka thënë se Moska ka ndryshuar rezultatet laboratorike, duke fshirë testet për drogë që kanë rezultuar të jenë pozitive. Kjo Agjenci pritet t’i dërgojë këtë vendim Agjencisë ruse Kundër Dopingut... Читать дальше...

Shtyhet mbyllja e kampit Vuçjak në Bosnje

Evropaelire.org 

Autoritetet në Bosnje e shtynë për kohë të pacaktuar mbylljen e planifikuar të Vuçjakut, një kamp i improvizuar për migrantë, në veriperëndim të këtij vendi. Javën e kaluar u tha se mbyllja e kampit, ku ndodhen rreth 600 migrantë, do të niste sot. Autoritetet në Bosnje janë përballur me kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe Bashkimi Evropian për kushtet e rënda atje.  Kampi, i cili ndodhet në afërsi të një zone me mina, që kanë mbetur nga lufta e viteve 1992-95, nuk ka as ujë, as energji elektrike, tualete apo shtretër. Читать дальше...

Arabia Saudite i jep fund ndarjes gjinore në restorante

Evropaelire.org 

Arabia Saudite nuk do të kërkojë më nga restorantet që të kenë hyrje të ndara sipas gjinisë, thanë autoritetet e këtij vendi. Më herët, ka qenë e detyrueshme të kishte një hyrje për familjet dhe gratë dhe një tjetër për burrat. Ministria saudite e Komunave tha se restorantet, tani e tutje, mund të vendosin vetë. Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, prejse është zgjedhur në vitin 2017, ka ndërmarrë një varg reformash në vendin konservator. Muaj më parë, me një dekret mbretëror... Читать дальше...

Finlandezja Sanna Marin pritet të bëhet kryeministrja më e re në botë

Evropaelire.org 

Finlandezja Sanna Marin, 34 vjeçe, do të jetë kryeministrja më e re në botë. Marin, ministre e Transportit e Finlandës, u zgjodh kryeminstre nga Partia e saj Social-Demokrate, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.​ Ajo pritet ta bëjë betimin këtë javë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, me pesë parti të kryesuara nga gra. "Kemi shumë punë për të bërë, për të rikthyer besimin", tha Marin. Kryeministri i deritashëm i Finalndës, Anti Rinne, dha dorëheqje, pasi një parti në koalicionin e tij tha se ka humbur besimn në të... Читать дальше...

Lavrov në Uashington, do të takojë Pompeon

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të qëndrojë në Uashington, ku do të takojë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një deklarate se dy diplomatët "do të diskutojnë një varg çështjesh rajonale dhe dypalëshe". Sipas disa mediave, Pompeo dhe Lavrov do të bisedojnë për krizat në Ukrainë dhe Siri, për kontrollin e armëve dhe çështje të tjera të lidhura me marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Rusi. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova... Читать дальше...

Konstituimi i kuvendit nuk është i varur nga marrëveshja LVV-LDK

Evropaelire.org 

Kanë kaluar 13 ditë që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor. Përderisa partitë që synojnë formimin e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje rreth qeverisë, konstituimi i kuvendit, sipas njohësve të çështjeve juridike, ka mundur apo mund të procedohet në çdo moment.  Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, është hapur... Читать дальше...

Së paku pesë të vdekur nga vullkani në Zelandën e Re

Evropaelire.org 

Një vullkan shpërtheu në Zelandën e Re, duke lënë të vdekur së paku pesë persona dhe plagosur disa të tjerë. Vullkani shpërtheu në Ishullin e Bardhë, nga ku u shpëtuan 23 vetë. Autoritetet thanë se rreth 100 persona besohet të kenë qenë pranë.  "E dimë se ka pasur një numër turistësh në dhe përreth ishullit në atë kohë, si qytetarë të vendit, ashtu edhe vizitorë", tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern. Ajo shtoi se policia ka nisur operacionin e kërkim-shpëtimit, porse hiri i vullkanit po i pengon përpjekjet. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Sitronics Group рассказала о достижениях компании в области корпоративного спорта


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об открытии новых специальностей в области создания городской среды





Путин в России и мире
Москва

Путин удивился третьему месту Санкт-Петербурга в туристическом рейтинге


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт группы "Пикник" начался с минуты молчания в память о погибших в "Крокусе"



Москва

Песков прокомментировал вето РФ на резолюцию СБ ООН по КНДР

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net