Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2019

Obama u kërkon të rinjve të angazhohen për klimën e planetit

0
Ishujt dhe vendet e varfra bregdetare që përballen me efektet më të rënda të ndryshimeve të klimës, janë “thirrja morale për pjesën tjetër të botës” që të ndërmarrë veprime të menjëhershme, tha ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në një konferencë për liderët e rinj në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, të organizuar nga Fondacioni “Obama”.


Vendet ishuj që mund të zhduken për shkak të rritjes së niveleve të detit, të enjten, akuzuan vendet e pasura për humbjen e interesimit ndaj urgjencës së krizës klimatike.


Në Madrid të Spanjës, përfaqësues të të gjitha vendeve të botës, po diskutojnë për çështjen e klimës në kuadër të një samiti dy-javor të organizuar nga Kombet e Bashkuara.


"Zëri juaj, për atë që po ndodh këtu dhe tani, është një thirrje morale për pjesën tjetër të botës. Është e rëndësishme të gjeni mënyra për të treguar atë që po e shihni dhe humbjet që po ndodhin”, tha ish-presidenti, Barack Obama.


Shtetet e Bashkuara nënshkruan Marrëveshjen e Parisit më 2015 gjatë presidencës së Obamës, duke premtuar një ulje prej 26-28% të emetimeve deri në vitin 2025.


Por, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, javën e kaluar paraqiti planet për t'u tërhequr nga pakti.


Marrëveshja e Parisit synon të shmangë skenarët më katastrofikë të parashikuar nga shkencëtarët e klimës, duke kufizuar rritjen e temperaturave mesatare globale të shkaktuara nga djegia e karburanteve fosile.


Obama tha se i takon të rinjve në botë të drejtojnë akuzat për trajtimin e ndryshimeve të klimës, duke fajësuar gjeneratën e mëparshme për dështim në trajtimin e kësaj çështjeje.


"Oqeanet do të rriten dhe kjo do të zhvendosë njerëzit. Kështu që ne do të duhet të parashikojmë dhe të kujdesemi për disa nga pasojat, përfshirë migrimet",tha Obama.



Shefi i OKB-së fton ekonomitë e mëdha të angazhohen më shumë për klimën





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net