Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2019

HRW: Bosnja vazhdon me kushtetutën e saj diskriminuese

0
Politikanët në Bosnje nuk e kanë hequr ende statusin e klasit të dytë për hebrenjtë, romët dhe pakicat e tjera, edhe pse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar që dhjetë vjet se ky status në Kushtetutën e Bosnjës i shkel të drejtat e tyre, tha të premten organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch.


Janë rreth 400,000 boshnjakë, apo 12 për qind e popullsisë, që nuk mund të garojnë për president ose parlament, për shkak të fesë, përkatësisë etnike ose vendit ku jetojnë.


Kushtetuta e Bosnjës po ashtu i ndalon njerëzit që nuk duan të deklarojnë identitetin e tyre etnik, të garojnë për president.


Një nga personat që e ka çuar rastin në Gjykatën Evropiane ka qenë një boshnjak mysliman - i mbijetuar i gjenocidit në Srebrenicë - qytet që ëshë në atë pjesë të Bosnjës, ku vetëm serbët mund të garojnë për anëtar të Presidencës tripalëshe.


Presidenca e Bosnjës ka tre anëtarë nga secili grup i madh etnik: boshnjak mysliman, kroat dhe serb.


"Është e turpshme që një vend evropian ka kushtetutë diskriminuese kundër qytetarëve të tij që 24 vjet", tha Clive Baldwin, këshilltar i lartë ligjor në Human Rights Watch.


Ai u bëri thirrje autoriteteve të Bosnjës që të ndryshojnë, siç tha, kushtetutën diskriminuese.


Kushtetuta e Bosnjës - e hartuar nga ekspertë evropianë dhe amerikanë në kuadër të Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje më 1995 - privilegjon tri grupet kryesore etnike: boshnjakët, kroatët dhe serbët, duke i konsideruar ata si njerëz "integralë".


Kushtetuta u referohet 17 pakicave kombëtare, përfshirë hebrenjtë dhe romët, si "të tjerë" dhe nuk u lejon të garojnë për president apo Dhomën e Lartë të Parlamentit.


Bosnja besohet të jetë vendi i vetëm në botë me një kushtetutë që i etiketon disa nga qytetarët e saj si "të tjerë".


Më 22 dhjetor, 2009, Gjykata Evropiane konstatoi se Kushtetuta e Bosnjës i diskriminon drejtpërdrejt pakicat, duke mos lejuar pjesëmarrjen e barabartë të tyre në zgjedhjet demokratike.


Atëbotë, rasti u dërgua në gjykatë nga Dervo Sejdiq, rom, dhe Jakob Finci, boshnjak.


Por, autoritetet e Bosnjës, që nga ajo kohë, nuk e kanë ndryshuar ende kushtetutën dhe tri palë zgjedhje të përgjithshme janë mbajtur në përputhje me të.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net