Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2019

Rikthehen tensionet në lidhje me Ligjin për shqipen në Maqedoninë e V.

0
Rikthehen tensionet në lidhje me Ligjin për shqipen në Maqedoninë e V.

Opozita maqedonase paralajmëron amendamente për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në përputhje, siç thotë, me mendimin e Komisionit të Venecias, i cili ka vërejtje serioze për disa dispozita të zgjidhjes ligjore që avancon përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

“VMRO DPMNE-ja do të paraqes amendamente në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të cilat kryesisht do të përmbajnë vërejtjet e Komisionit të Venecias, dhe që do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë. Këtë ligj antikushtetues duhet ta bëjmë kushtetues, në frymën e praktikave evropiane, e në të cilin do të përfshihen vërejtjet e Komisionit të Venecias. Askush në këtë shtet nuk duhet të ndjehet i dëmtuar. Kjo është arsyeja pse këto ndryshime duhet të mbështeten nga Zaevi dhe koalicioni i tij qeveritar me çka do të demonstrohet pjekuri, por edhe të dëshmojmë se nuk do të ketë kompromise me drejtësinë”, ka deklaruar Mickovski.

Sipas opozitës, amendamentet do të përfshijnë vërejtjet e Komisionit të Venecias, që kanë të bëjnë para se gjithash me gjyqësorin meqë ekspertët e Komisionit kanë konstatuar se përmbajtja e ligjit mund të ngadalësojë në mënyrë domethënëse funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, e garantuar me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Nga LSDM-ja nuk kanë komentuar nismën e opozitës, por theksojnë gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

“Vërejtjet e Komisionit në përgjithësi kanë të bëjnë me procedurat gjyqësore ndërsa për çështjet tjera Komisioni i Venecias ka qëndrim me liberal. Nëse duam të gjejmë zgjidhje të mira kjo mundësi tani po na jepet. Me këtë ne do të dëshmojnë se edhe rekomandimet e këtij komisioni i kemi përmbushur, por edhe qytetarët e këtij shteti pa marrë parasysh nëse janë shqiptar apo maqedon, janë më të kënaqur”, ka deklaruar zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Por, Komisioni i Venecias vërejte serioze ka edhe sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në komunikim ndërinstitucional dhe të brendshëm mes shërbyesve administrativë dhe atyre civilë, duke rekomanduar që gjuha shqipe të kufizohet në komunikim zyrtar të shkruar.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të pranojnë asnjë ndryshim të ligjit të cilin e konsiderojnë si baraspeshën e fundit dhe më të mirën e mundshme mes dy komuniteteve në vend.

“Ne publikisht e themi se me miratimin e këtij ligji është rrumbullakuar Marrëveshja e Ohrit për sa i përket miratimit të ligjeve. Çfarëdo qoftë hapja e këtij ligj, nënkupton edhe hapjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe hapja e kësaj marrëveshjeje nënkupton kthimin e raporteve mes komuniteteve para arritjes së saj në vitin 2001”, ka deklaruar Bujar Osmani, zëvendëskryeministër dhe zëdhënës i BDI-së.

Opozita shqiptare gjithashtu është shprehur kundër ndryshimit të Ligjit për shqipen, por druan se gjithë këtë situatë tani partitë në pushtet do ta keqpërdorimin për fushatë parazgjedhore. Lëvizja ka ftuar partitë shqiptare në një takim për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët.

“Është momenti i fundit që partitë politike shqiptare të ulen dhe të marrin një qëndrim në përputhje me deklaratën e partive politike shqiptare, pra kushdo qoftë të thërras tryezën e partive dhe të marrim një qëndrim që gjuha shqipe të zgjidhet në kuadër të ndryshimeve kushtetuese dhe të jetë zyrtare, e barabartë me gjuhën maqedonase”, ka deklaruar Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.

Ligji për përdorimin e gjuhëve me të cilin rregullohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është miratuar më 14 mars të vitit 2018, por hyrja e tij në fuqi është zvarritur për një kohë meqë ish-presidenti, Gjorge Ivanov refuzonte dekretimin e tij.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин заявил о победе столичных проектов на премии «Умный город»


Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Кто отец Дианы Джокович?


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Концентрация песка в городском воздухе возвращается к обычным значениям





Путин в России и мире
Москва

Поведение Путина вызвало резонанс, потерянные в 90–е заводы возвращаются РФ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Rammstein

В Калининградской области отказались отменять трибьют-концерт Rammstein



Москва

РИА «Новости»: брата арестованного Курбонова ранее привлекали за хулиганство

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net