Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2019

Reagime ndaj reklamimit të punës së Qeverisë në mediat e Maqedonisë e V.

0
Reagime ndaj reklamimit të punës së Qeverisë në mediat e Maqedonisë e V.

Punonjësit e mediave në Maqedoninë e Veriut kanë theksuar se partitë politike përmes parave publike, promovojnë punën e Qeverisë në mediat lokale.

Këto reagime vijnë pasi partia e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Lidhja Social Demokrate, si porositës, është duke reklamuar punën e Qeverisë në dy vitet e fundit në shumë media private të vendit.

Xhelal Neziri nga organizata joqeveritarë SCOOP, për Radion Evropa e Lirë thotë se ky veprim dëmton lirinë e mediave duke kujtuar praktikat e hidhura nga e kaluara ku me para të buxhetit reklamoheshin politika të caktuara.

“Ne kemi qenë shumë kundër që mjetet për reklamat për punën e Qeverisë të ndahen nga buxheti i shtetit, duke i ndarë mediat të cilat janë pro qeverisë dhe ato që janë kundër,  mendoj se do të jetë edhe më skandaloze nëse lejohet që partitë politike të ushtrojnë ndikim në këtë formë në media të caktuara duke reklamuar politikat e Qeverisë".

"Edhe pse ky veprim i një partie politike mund të mos jetë në kundërshtim me ligjet, por është çështje e etikës, pasta çështja është si janë zgjedhur këto media, është fjala për nivelin e shikueshmërisë apo politikave redaktuese ose parametrave të tjerë. Por, unë mendoj se këto mjete janë ndarë në bazë të afërsisë që kanë me krerët e partisë, ata të LSDM-së në rastin konkret”, thotë Neziri.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë duke i cilësuar si të rrezikshme reklamat e financuara nga partitë politike për punën e Qeverisë.

“Edhe pse nuk ekziston ndalim për reklamim jashtë kësaj periudhe, me këtë praktikë negative mund të ndikohet edhe në politikën redaktuese dhe në mënyrën e raportimit të një pjesë të mediave.  Në kushte kur partitë politike, financimin e tyre sigurojnë edhe nga buxheti shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata duhet të jenë edhe më të përgjegjshëm gjatë shpenzimit të të hollave në mediat private".

"Përpos kësaj, është problematik edhe qëllimi i partive politike në pushtet që shpenzojnë mjete publike për të promovuar politika dhe projekte të Qeverisë”, theksohet në reagimin me shkrim të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Përderisa Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare "Civil", organizatë kjo e cila ndjek proceset zgjedhore, thotë se reklamimi jashtë fushatave zgjedhore është i arsyeshëm dhe në një formë synon të korruptojë media të caktuara përmes mjeteve nga buxheti i partisë.

“Pavarësisht se nga cila arkë dalin mjetet qoftë ajo e ndonjë partie politike apo Qeverisë për të reklamuar projekte të caktuara është e njëjta gjë. Bëhet fjalë mjete publike që hyjnë në arkën e partive politike me të cilat reklamohen aktivitetet e caktuara të Qeverisë. Kjo praktikë duhet të ndërpritet menjëherë".

"Çfarëdo lloj strukture politike e cila synon të reklamojë aktivitetet përkatësisht punën e Qeverisë, parqet një mundësi për të ndikuar në punën e mediave sepse në një formë mjetet financiare e diktojnë këtë”, thotë Deralla.

Reklamat për punën e Qeverisë me mjete nga arka e Social-demokratëve kanë nxitur përplasje dhe mes partisë maqedonase në opozitë VMRO DMNE-së dhe LSDM-së.

Nga VMRO DPMNE theksojnë se reklamohen projekte të cilat janë realizuar në kohën kur në Qeveri ishte kjo parti.

Përderisa Socialdemokratët e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nuk kanë dhënë detaje se sa kushtojnë saktësisht këto reklama pavarësisht se ndahen nga arka e partisë.

“Nuk e di, në këtë moment nuk kam informatë sa kushtojnë këto reklama", ka thënë për mediat zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Ai nuk ka shpjeguar as se si është bërë përzgjedhja e mediave për reklamimin e projekteve të Qeverisë.

“Sinqerisht nuk e di se si të përgjigjem konkretisht. Besoj të kemi metodologji për t'i përzgjedhur në bazë të shikueshmërisë dhe besueshmërisë tek qytetarët, me shumë gjasa ashtu janë zgjedhur”, u shpreh Konstadin Konstadinov.

Reformat ne media paraqesin një nga shtyllat kryesore për përmbushjen e kritereve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Reklamimi i punës së Qeverisë në media ishte pika më e kritikuar nga Komisioni Evropian, pas çka pasoi ndërprerja e kësaj praktike. Por, njohësit e mediave thonë se këtë nuk duhet ta bëjnë strukturat udhëheqëse përmes parave nga partitë politike.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Развиваем систему здравоохранения


Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Самсонова победила Осаку и вышла в третий круг турнира WTA 1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

На площадке МВЦ «Казань Экспо» открылся XVIII Российский венчурный форум





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фрэнк Синатра

Таунхаус Фрэнка Синатры впервые выставлен на продажу



Москва

Расписание поездов Савеловского и Белорусского направлений изменится до конца мая

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net