Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2019

Çdo vit, Komisioni Evropian përsërit rekomandimet e njëjta për Kosovën

0
Çdo vit, Komisioni Evropian përsërit rekomandimet e njëjta për Kosovën

Ka vite që një numër i konsiderueshëm rekomandimesh, përsëriten në raportet e përvitshme të Komisionit Evropian (KE), për Kosovën.

Ngjashëm me disa prej raporteve të kaluara, edhe këtë vit, Raporti i Vendit për Kosovën, i këtij institucioni të Bashkimit Evropian (BE), ndër të tjera, shpreh shqetësimin për ndikimin e politikës në sistemin e drejtësisë, nivelin e lartë të përhapjes së korrupsionit, ekonominë joformale e ngecjen në reformën zgjedhore.

Në shumicën e këtyre fushave, sipas raportit, është shënuar përparim i vogël. Ndërsa, shumë prej rekomandimeve, për secilin nga institucionet përgjegjëse, mbesin të paadresuara.

Përsëritja e rekomandimeve, për shkak të mosadresimit të tyre nga institucionet, sipas shoqërisë civile, është shqetësuese dhe tregon mungesë serioziteti e përkushtimi.

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), tha për Radion Evropa e Lirë, se përfaqësuesit shtetërorë “duhet t’i marrin me shumë seriozitet kërkesat dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian”, pasi, sipas tij, “pa adresimin e tyre, nuk mund të ketë lëvizje përpara në proceset integruese”.

“Gjuha (e raportit) vazhdon të mbetet e njëjtë, ku drejtësia vuan nga ndikimi i politikës. Ne kemi pa në rezolutën e nëntorit të Parlamentit Evropian, që Kosova është një shtet i kapur, ku korrupsioni është i përhapur në të gjitha institucionet. Prapë gjuha sa i përket korrupsionit, është e njëjtë në Raportin e Vendit, prandaj asgjë të mos i befasojë udhëheqësit institucionalë. Mirëpo, duhet ta kuptojnë një gjë, pa adresimin e këtyre kërkesave që ka Bashkimi Evropian, ne nuk mund të ecim përpara, as në procesin teknik të vizave, mirëpo as në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, e kjo i bie aplikimi për statusin e vendit kandidat”, thotë ai.

Ndërsa, Arbëresha Loxha, drejtoreshë ekzekutive në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, tha se mosadresimi i kërkesave dhe rekomandimeve në Raportin e Vendit, për vite me radhë, po e largon Kosovën nga synimi për integrim në Bashkimin Evropian.

“Raporti i fundit nuk dallon shumë prej atyre paraprakë. Nuk na ka sjellë asnjë befasi. Në shumicën e sektorëve raporti vëren që progresi i Kosovës është i papërfillshëm, dhe mesazhet dhe kërkesat e BE-së ndaj Kosovës mbesin të njëjta me vitet e kaluara".

"Pra, të gjitha kërkesat dhe mesazhet e BE-së po na përsëriten, dhe rekomandimet, pothuajse, vazhdojnë të mbesin të njëjta. Kjo përveçse reflekton paaftësinë e institucioneve të Kosovës, që me përgjegjshmëri t’i adresojnë çështjet e viteve të kaluara, është njëkohësisht sinjal që Kosova është duke u larguar nga objektivi i saj themelor, anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, thekson Loxha.

Ndërkohë, Kryeziu, theks të veçantë vë në kërkesat dhe rekomandimet që lidhen me sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit dhe depolitizimin e bordeve, ndërmarrjeve dhe agjencive të pavarura.

“Ndikimi politik në të gjitha institucionet e pavarura, bordet, në agjencitë, zbatimit të ligjit, është evidentuar edhe në këtë Raport të Vendit. Prandaj, të gjitha këto janë sfida, të cilat në vazhdimësi janë duke e përcjellë vendin tonë. Por, kryefjala e procesit të integrimit evropian, duhet ta kuptojnë udhëheqësit institucionalë të Republikës së Kosovës, është sundimi i ligjit".

"Pa një drejtësi të pavarur nga politika, me njerëz me integritet që janë të aftë për të hetuar dhe gjykuar profilet e larta, nuk mund t’i ofrohet perspektivë evropiane qytetarëve të vendit”, theksoi Kryeziu, drejtor i programeve dhe kërkimeve në EPIK.

Sipas Kryeziut, derisa sistemi i drejtësisë “vazhdon të vuajë nga ndikimi i politikës”, Kosova nuk është duke përmbushur as obligimet e saj kontraktuale me BE-në. Ai thotë se Kosova ka mbetur prapa në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe se ka përmbushur vetëm pesë (5) nga njëzetedy (22) prioritetet e Agjendës Evropiane.

Ditë më parë, ministrja për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha, në një takim të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian, tha se Kosova “duhet t’i adresojë këto sfida, në mënyrë që vlerësime të tilla të mos përsëriten më”.

“Është e papranueshme, gjithashtu, sa i përket Raportit të Vendit, që një numër i konsiderueshëm i rekomandimeve na përsëriten ndër vite. Dhe, kemi ende shumë punë për të bërë te zbatimi i legjislacionit, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër ekonomisë joformale, reforma zgjedhore, këto janë të gjitha të gjetura, të cilat i kemi evidentuar edhe ne vetë".

"Ne duhet të jemi titullarë në adresimin e këtyre sfidave, dhe, që vlerësime të tilla të ngjashme të mos përsëriten. Nuk kemi kohë dhe hapësirë për tolerime të tilla, sidomos kur është në pyetje mirëqenia e qytetarëve tanë”, tha ministrja Hoxha.

Hoxha, po ashtu, tha se “të gjeturat shqetësuese kërkojnë seriozitet më të lartë dhe veprim të menjëhershëm” nga të gjitha institucionet e vendore, ndërsa shtoi se ngecjet e evidentuara në Raportin e Vendit, duhet të jenë “alarmi i fundit, për të dëshmuar që Kosova është e përkushtuar në synimet e saj strategjike, për integrim në BE”.

Komisioni Evropian ka publikuar paketën vjetore të zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Pakoja e zgjerimit paraqet dokumentin më të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, ku objektivisht përcaktohet gjendja faktike në çdo vend dhe vlerësohet përparimi, por edhe mangësitë në përmbushjen e kritereve në procesin e integrimit.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: В Москве будет увеличен объем высокотехнологичной медицинской помощи


Спорт в России и мире
Москва

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Двенадцать казахстанских теннисистов поднялись в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Бывший глава центра оценки техногенного воздействия при Росприроднадзоре Новиков арестован в Москве





Путин в России и мире
Москва

Почему в Москве принимают Пашиняна после всех его скандальных заявлений о России: Политолог назвал пять причин


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко предупредил Запад о молниеносной атаке в ответ на любую агрессию




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В США прокомментировали подготовку покушения на Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Григорий Лепс

О чём не любит говорить Григорий Лепс



Москва

В десяти городах России ко Дню Победы появятся интерактивные инсталляции от VK

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net