Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2019

Arsimi në Maqedoninë e Veriut pritet t'u nënshtrohet reformave

0
Arsimi në Maqedoninë e Veriut pritet t'u nënshtrohet reformave

Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut duhet t'u nënshtrohet reformave të thella, veçanërisht duhet të ndryshohet përmbajtja e njësive mësimore, theksojnë ekspertët e arsimit.

Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ka shpalosur përmbajtjen e draft-ligjit për arsimin fillor, duke theksuar se në të janë inkorporuar të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e EUCD-së dhe UNICEF-it me ç'rast i njëjti do të plotësohet me sugjerimet që do të dalin nga debatet publike brenda 20 ditëve nga ana e ekspertëve në lëmin e arsimit.

Naser Miftari i inkuadruar në projektin "Shkolla dhe të mësuarit në shekullin 21" për Radion Evropa e Lirë thotë se reformat duhet të prekin më shumë segmente.

“Reformat duhet të hyjnë thellë në përmbajtjen e lëndëve mësimore në përmbajtjen e plan-programeve mësimore, të cilat janë më se të vjetërsuar. Ndonëse jo të gjitha lëndët mësimore, por një pjesë e madhe e lëndëve mësimore në arsimin fillorë me theks shkencat humanitare shoqërore duhet të pësojnë ndryshime, sepse më vete bartin teori dhe koncepte të vjetërsuara që nuk korrespondojnë me zhvillimet bashkëkohore, pra nuk i përgjigjen ekonomisë së tregut të punës”, thotë Miftari.

Ndryshe, draftligji për arsim fillor, fokus ka profesionalizimi i mësimdhënësve dhe eliminimin e politikës në mësimdhënie.

“Angazhohemi për depolarizimin dhe departizimin e arsimit fillor. Të gjithë mësimdhënësit, të cilët nuk janë adekuatë, të cilët nuk përmbushin standardet ligjore, nuk e kanë vendin në arsimin fillor dhe të mesëm. Ndërsa, të gjithë ata të cilët i plotësojnë dhe i përmbushin standardet dhe të cilët tashmë janë në proces edukativo-arsimor atëherë ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e procesit edukativo- arsimor”, deklaroi ministri Ademi.

Ekspertët thonë se cilësia e dobët e sistemit arsimor është një nga arsyet kryesore që të rinjtë largohen nga vendi.

Në këtë drejtim, Jasna Bacoska, profesoreshë universitare për Radion Evropa e Lirë thotë se krahas largimit të politikës nga shkollat, duhet të punohet edhe në orientimin profesional të të rinjve që në moshën e hershme.

“Shohim se si fëmijët gjithnjë e më shumë kanë për synim largimi nga vendi, sepse ata nuk duan të lodhen me mësimin e gjërave teorike që pastaj e kanë shumë vështirë që këtë dije ta aplikojnë në praktikë. Me shumë rëndësi është inicimi i shkathtësive që në moshat e hershme të nxënësve”, thotë Bacovska.

Ndryshe, nga dikasteri i arsimit në Maqedoninë e Veriut, janë zotuar se do të punojnë me intensitet që vitin e ardhshëm shkollor të fillojë me zbatimin e Ligjit të ri.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: С 28 апреля до 12 мая городские службы будут работать в усиленном режиме


Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Прикамье» провело свыше 3 тыс. экологических исследований в I квартале 2024 года





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время движения поездов от Москвы до курортов Черноморского побережья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

«Это будет для вас сюрприз и фурор!»: Анастасия Волочкова взяла с собой на Мальдивы свадебное платье



Москва

Медведева призналась, что набрала вес из-за стресса после Олимпиады-2018

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net