Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 26.01.2021

G7 kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt

Evropaelire.org 

Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë. Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan "lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar" të Navalnyt. "Rusia ka detyrime kombëtare dhe ndërkombëtare për të respektuar dhe siguruar të drejtat e njeriut", thuhet në qëndrimin e G7-ës. Читать дальше...

Biden dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se gjatë bisedës, Biden ka ngritur shqetësime lidhur me aktivitetet ruse, përfshirë trajtimin dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. “Biden gjithashtu tha se Uashingtoni mbështet fuqishëm sovranitetin e Ukrainës, përballë agresionit të vazhdueshëm rus”, tha Psaki. Kremlini konfirmoi telefonatën përmes një deklarate... Читать дальше...

Pse diaspora e Kosovës nuk voton në ambasada?

Evropaelire.org 

Misionet diplomatike në botë shërbejnë edhe si vendvotime për shtetasit të cilët nuk ndodhen fizikisht në shtetin e lindjes, në kohën kur organizohen zgjedhjet. Por, kjo praktikë e njohur ndërkombëtare, nuk vlen për qytetarët e Kosovës, pasi një gjë e tillë nuk është e paraparë në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Në Kuvendin e Kosovës, në qershor të 2020-ës, Lëvizja Vetëvendosje e kishte iniciuar amendamentimin e këtij ligji, i  cili në shtator, kishte marrë dritën e gjelbër nga kryesia e kuvendit. Читать дальше...



Senati konfirmon Antony Blinken si Sekretar të Shtetit

Evropaelire.org 

Antony Blinken mori mbështetje dypartiake nga ana e Senatit amerikan në konfirmimin e tij në këtë pozitë. Blinken, një diplomat veteran dhe këshilltar i vjetër i presidentit, Joe Biden, fitoi lehtësisht shumicën e nevojshme në Senatin me 100 ulëse. Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë. Kundër ishin 22. Në këtë pozitë ai e pason Mike Pompeon, i cili ishte një nga anëtarët që shërbeu më së gjati në kabinetit e presidentit të mëparshëm, Donald Trump. Si diplomat i lartë, Blinken... Читать дальше...

Maqedonia e V. shënon 21 viktima dhe 444 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 21 të vdekur nga sëmundja COVID-19, prej të cilëve, vetëm në Tetovë janë 11 persona, të moshës nga 58 deri më 77 vjeç. Kjo është shifra më e lartë e të vdekurve brenda një ditë në këtë qytet. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup dhe Kavadar janë regjistruar nga dy viktima ndërsa nga një në qytetet: Kumanovë, Prilep, Shtip, Ohër, Kërçovë dhe Koçanë. Sipas raportit të dikasterit të shëndetësisë informojnë edhe për 444 persona të infektuar me koronavirusin e ri... Читать дальше...

Kosnett kërkon të respektohet vendimi për pronën e Manastirit të Deçanit

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se mosbindja ndaj sundimit të ligjit, nga disa qeveri të ndryshme të Kosovës, vë në pikëpyetje angazhimin e Kosovës për drejtësi të barabartë. Ai ka potencuar rëndësinë që liderët politikë të respektojnë institucionet dhe vendimet gjyqësore “madje edhe nëse nuk e çajnë kokën për ato vendime”. “Ne vazhdojmë të jemi  dëshmitarë të  rasteve në të cilat institucionet e Kosovës kanë dështuar të veprojnë brenda ligjit dhe të zbatojnë vendimet e gjyqësorit”... Читать дальше...

Baballarët, të painteresuar për edukimin e hershëm të fëmijëve

Evropaelire.org 

Robert Bojaj është njëri nga baballarët e rrallë në Kosovë. Ai çdo natë i lexon libra e i tregon histori të ndryshme vajzës së tij trevjeçare e cila quhet Eva Zoe. Ai dhe bashkëshortja e tij, ndonëse të dytë të punësuar, kujdesen bashkë për vajzën e tyre. Ai luan me vajzën e tij të gjitha lojërat që ajo pëlqen, vizaton, këndon e së bashku mësojnë tekste këngësh. Në këtë formë, ai thotë se arrin t’i ofrojë vajzës së tij një edukim të mirë. “Çdo fëmijë hapat më të rëndësishëm i merr në këtë kohë. Читать дальше...

Gjermani: 7 vjet burgim për pjesëtarin e IS-it, planifikoi sulme në Shqipëri

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Gjermani e dënoi me shtatë vjet burgim një azilkërkues nga Taxhikistani për anëtarësim në grupin militant, të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS). Sipas prokurorëve, i pandehuri 31 vjeçar, kishte planifikuar të kryente sulme në Gjermani dhe Shqipëri së bashku me një grup personash nga Taxhikistani. Prokurorët akuzuan Ravshan B., mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të ligjeve gjermane të privatësisë, si kreun e këtij grupi të dyshuar për formimin e një qelize terroriste. Читать дальше...



Maqedonia e V. orientohet kah vaksinat kineze

Evropaelire.org 

Autoritetet maqedonase kanë njoftuar se janë duke e shqyrtuar mundësinë e furnizimit me vaksina kineze kundër COVID-19, ndonëse kanë theksuar se prioritet mbetet furnizimi përmes programit COVAX, teksa shteti po realizon bisedime të drejtpërdrejta edhe me kompaninë amerikane, Pfizer. Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, më 25 janar deklaroi për televizionin Alsat se nuk e sheh si problematike furnizimin me vaksinat e prodhuara nga kompanitë kineze edhe pse të njëjtat ende... Читать дальше...

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rinis punën

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rinisur të martën punën pas më shumë se dy vjet bllokimi. Shtatë gjyqtarët e rinj do të shqyrtojnë një padi të lidhur me Procedurën e Kodit Penal dhe rishikimet e vendimeve për gjykimet në mungesë. Kushtetuesja është vënë në lëvizje për këtë çështje nga disa gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës dhe seanca po zhvillohet pa praninë e palëve, por vetëm mbi bazë dokumentesh. Në muajin shkurt, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë çështje të tjera që janë quajtur “të nxehta” për shkak të rëndësisë së tyre... Читать дальше...

Betohet qeveria estoneze e drejtuar nga Kaja Kallas

Evropaelire.org 

Qeveria e Estonisë do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua. Kabineti 15-anëtarësh i kryeministres, Kaja Kallas, mori detyrën pasi ligjvënësit në parlamentin e Estonisë miratuan përbërjen e tij, të caktuar nga presidentja, Kersti Kaljulaid. Kallas, 43 vjeç, është një juriste dhe ish-ligjvënëse e Parlamentit Evropian. Partia Reformatore, e qendrës së djathtë dhe Partia e Qendrës me prirje të majtë arritën një marrëveshje të dielën për të formuar qeverinë. Të  dyja këto janë partitë më të mëdha të Estonisë. Читать дальше...

PZAP-ja vendos kundër kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin

Evropaelire.org 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të certifikohen kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me përjashtim të atyre që kanë pasur probleme me ligjin. Sipas ligjit, të gjitha palët që nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së mund t'i drejtohen Gjykatës Supreme. Palët brenda 24 orëve mund të dorëzojnë ankesat në Supreme dhe Gjykata më pas ka afat 72 orë që t'i përgjigjet ankesave të paraqitura. Në vendimet e publikuara të martën... Читать дальше...

BE-ja kërkon ndihmën e SHBA-së për mediat sociale

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të frenuar fuqinë e mediave sociale, duke krijuar rregulla globale për funksionimin e tyre. Thirrja u bë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. "Platformat në internet kanë ndikim, jo vetëm në konkurrencën e lirë dhe të ndershme, por edhe në demokracitë tona, sigurinë tonë dhe në cilësinë e informacionit", tha von der Leyen të martën gjatë Forumit Ekonomik Botëror. Sipas saj, kompanitë e internetit, duhet... Читать дальше...

IKSHPK: Pesë të vdekur dhe 288 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë të martën janë regjistruar edhe pesë viktima të reja nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktimat janë nga komunat:  Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar në testimin e 1.842 mostrave janë shënuar edhe 288 raste me COVID-19.  Sëmundjen e kanë mundur edhe 256 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 5.879. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Vërshime në disa zona të Kosovës

Evropaelire.org 

Në disa rajone të Kosovës janë regjistruar vërshime si pasojë e reshjeve të borës dhe shiut. Në një komunikatë nga zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, thuhet se në autostradën Pejë-Prishtinë afër rrethrrotullimit tek aeroporti, ka filluar të ngritët niveli i ujit, por megjithatë autostrada është e kalueshme. “Njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes në fshatin Kuzmin, ku rruga  është e pakalueshme, niveli i ujit është në rritje dhe mund të rrezikohen disa shtëpi. Në Volljakë tek Guri i zi... Читать дальше...

Trupat izraelite vrasin një sulmues palestinez

Evropaelire.org 

Forcat e Izraelit qëlluan për vdekje një palestinez, i cili dyshohej se po provonte të sulmojë ushtarët izraelitë në Bregun Përëndimor. Ushtria izraelite tha se ai u përpoq të sulmojë trupat e vendosura në një kryqëzim pranë vendbanimit Ariel në Bregun Perëndimor. "Njëri nga ushtarët izraelit bllokoi sulmet me thikë të sulmuesit, ndërsa komandanti i trupave, që ishte në vendngjarje, qëlloi dhe e neutralizoi atë", tha ushtria në një deklaratë. Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e burrit... Читать дальше...

Sannino: Turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Stefano Sannino, ka thënë të martën se turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar procesit të dialogut me Serbinë, mirëpo zyrtarët evropianë besojnë se dialogu mund të rinisë shpejt. “Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë lart në agjendën tonë. Nuk kam dyshim për këtë gjë. Do ta them shumë qartë: Ky është biznes i papërfunduar. Ne kemi përgjegjësi të veçantë për rajonin. Nuk e përballojmë dot që të mos vazhdojmë punën që kemi nisur”. Читать дальше...

BE-ja do të rrisë kontrollin për eksportin e vaksinave

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të ashpërsojë rregullat për eksportet e vaksinave për koronavirus, të cilat janë të prodhuara në bllokun evropian, pas mospajtimeve me kompaninë AstraZeneca, e cila planifikon të ulë furnizimin. Javën e kaluar, AstraZeneca ka njoftuar BE-në se nuk do të mund të përmbushë synimet për furnizim, për shkak të problemeve me prodhim. Kompanitë Pfizer/BioNTech po ashtu kanë thënë se do të ulin numrin e vaksinave të prodhuara, çka nënkupton se do të ulet edhe procesi i vaksinimit në BE. Читать дальше...

Varianti brazilian i koronavirusit regjistrohet në SHBA

Evropaelire.org 

Rasti i parë i variantit të koronavirusit, që është identifikuar së fundmi në Brazil, është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që rriten shqetësimet se variantet e reja përhapen më shpejt dhe pjesërisht mund t’iu rezistojnë vaksinave. Autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan, Minesota, kanë thënë se varianti i Brazilit është identifikuar te një banor i këtij shteti, i cili së fundmi ka udhëtuar në Brazil. Ky rast thekson “pse është kaq e rëndësishme që të kufizohet sa më shumë që është e mundur udhëtimi gjatë pandemisë”... Читать дальше...

Biden shprehet "shumë i shqetësuar" për trajtimin e Navalnyt

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur i shqetësuar për shtypjen e protestave në Moskë, në të cilat është kërkuar lirimi i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Navalny është burgosur fundjavën e kaluar teksa ka arritur në Moskë nga Gjermania. Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok. Duke folur dy ditë pas arrestimeve masive të protestuesve në gjithë Rusinë kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe arrestimit të Navalnyt, Biden ka thënë më 25 janar se është “shumë i shqetësuar”. Читать дальше...

Shefi i OKB-së bën thirrje për aleancë globale kundër supremacisë së bardhë

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për veprim të koordinuar global, për të ndërtuar një aleancë kundër rritjes dhe përhapjes së neo-nazizmit dhe supremacisë së bardhë. Shefi i OKB-së po ashtu ka bërë thirrje për veprim ndërkombëtar “për të luftuar propagandën, dezinformimin” dhe ringjalljen e ksenofobisë, anti-semitizmit, dhe gjuhës së urrejtjes, që është nxitur pjesërisht nga pandemia e koronavirusit. Sekretari i Përgjithshëm ka thënë se është e dhimbshme... Читать дальше...

Janet Yellen emërohet gruaja e parë në krye të Thesarit amerikan

Evropaelire.org 

Senati amerikan ka votuar me shumicë për të konfirmuar Janet Yellen si gruan e parë që do të udhëheqë Departamentin e Thesarit. Senati ka votuar me 84 vota për dhe 15 kundër, për konfirmimin e Yellenit, e cila sipas presidentit amerikan, Joe Biden, do të angazhohet për stabilizim të ekonomisë amerikane, teksa përballet me krizën më të rëndë në dekada. Yellen është e njohur mirë në Uashington, pasi ka shërbyer më parë edhe si gruaja e parë në krye të Rezervave Federale, dhe si udhëheqëse e këshilltarëve... Читать дальше...

SHBA-ja ashpërson luftën kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar, ndërmori vendime ndaj pandemisë COVID-19, duke nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë dhe duke kërkuar nga amerikanët që të mbajnë maska kur udhëtojnë me aeroplanë, trena dhe mjete të tjera të transportit publik. Ndërkohë, teksa infeksionet në mbarë botën kanë arritur pothuajse shifrën prej 100 milionë, shtetet po vazhdojnë programet e tyre të vaksinimit, teksa ekspertët në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

При каких обстоятельствах может затопить Петербург и Москву? Отвечает гидролог





Путин в России и мире
Москва

Строители мостов и дорог удостоены государственных наград


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: на территории Польши и Прибалтики готовят атаки на восток




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Рэпер Баста благословил девушку на брак во время своего концерта



Москва

Кто у «Аппарата»: каким к нам вернулся шедевр Дзиги Вертова

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net