Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2021

PZAP-ja vendos kundër kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin

0
PZAP-ja vendos kundër kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të certifikohen kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me përjashtim të atyre që kanë pasur probleme me ligjin.

Sipas ligjit, të gjitha palët që nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së mund t'i drejtohen Gjykatës Supreme. Palët brenda 24 orëve mund të dorëzojnë ankesat në Supreme dhe Gjykata më pas ka afat 72 orë që t'i përgjigjet ankesave të paraqitura.

Në vendimet e publikuara të martën, PZAP-ja njoftoi se ka refuzuar pjesërisht apelin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky organ, ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të kësaj partie: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

“Pranohet pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, me përjashtim të kandidatëve të cekur”, thuhet në njoftim ku shtohet se “kandidatët e cekur në pikën një të diapozitivit të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë”.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Paneli po ashtu ka vendosur që Nisma Socialdemokrate të certifikohet si parti politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, por ka refuzuar kërkesën për certifikimin e 12 kandidatëve për deputetë: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, FIlloreta Bytyçi, Valentina Alijaja, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Adrian Nokaj.

Si në rastin e LVV-së, edhe për Nismën Socialdemokrate, PZAP-ja ka rezufuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, që kishte dërguar në KQZ me rekomandimin që kandidatët që kanë probleme me ligjin, të certifikohen për zgjedhje.

Edhe kandidatët e Nismës që janë cekur në vendim, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë, thotë PZAP-ja.

Vendimi i njëjtë vlen edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku PZAP-ja ka thënë se kandidatët për deputetë: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati nuk mund të certifikohen dhe as të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Ndërkaq, kandidatët e tjerë në listën për garë zgjedhore të këtij subjekti do të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ankesat në Supreme

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se brenda afatit ligjor, do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme “kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së”.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për rastin e Shemsedin Dreshajt, të cilin PZAP-ja vendosi të mos e certifikojë si kandidat për deputet.

Haradinaj thotë se vendimi i PZAP-it për këtë rast ka qenë i padrejtë, pasi sipas tij, dënimi ndaj Dreshajt, ka kaluar afatin prej tre vjetësh, që kërkohet me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

“Tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se ky institucion do të respektojë të gjitha vendimet e marra nga PZAP-ja.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe do të presim sepse në fund të këtyre vendimeve ka këshilla juridike, sipas të cilave, është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, tha Elezi gjatë një prononcimi për media.

Në mbledhjen e mbajtur më 22 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të mos certifikuar listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate dhe disa parti të komuniteteve joshumicë. Në këtë mbledhje, Nisma Socialdemokrate nuk u certifikua as si parti.

Ky vendim i KQZ-së nxiti reagime të shumta të partive politike, pasi vetë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim kishte rekomanduar që të certifikohen listat zgjedhore të të gjitha partive.

Gjatë seancës së 22 janarit, anëtarët e KQZ-së miratuan listat me kandidatë që nuk ishin ndesh me ligjin apo të atyre partive, që kishin zëvendësuar emrat në listat e tyre pas verifikimit të kryer nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar dhjetorin e kaluar, lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Avdullah Hoti, KQZ-ja ka ndërmarrë një proces të verifikimit të kandidatëve për deputetë, për të parë nëse ata nuk kanë probleme me ligjin.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje dërguar KQZ-së më herët gjatë këtij muaji, ka thënë se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin.

Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

‘Kërcënimet ndaj KQZ-së’

Por, para kësaj mbledhjeje, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media më 21 janar, deklaroi se është kërcënuar nga partitë politike, por nuk tregoi se nga cilat parti ka pranuar kërcënime.

Më 25 janar, shefat e vendeve të Quint-it thanë pas një takimi me Dakën, se ata besojnë në aftësinë e KQZ-së për të mbikëqyrur zgjedhjet dhe bën thirrje që të ndalen sulmet ndaj këtij institucioni.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative”, u tha në deklaratën e shefave të misioneve të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë në Kosovë.

Vendet e Quint-it porositën të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor që të respektojnë rrugët ligjore për apelimin e vendimeve të fundit të marra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar të mbahen më 14 shkurt. Ato vijnë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila gjeti se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi për të kishte votuar deputeti, Etem Arifi. Në kohën kur votoi për Qeverinë Hoti, ndaj Arifit kishte një dënim të formës së prerë, prej një viti e tre muaj burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о возрождении судостроительной отрасли в столице


Спорт в России и мире
Москва

Лучшие кадеты ПФО побывали на репетиции Парада Победы в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Вильфанд предупредил горожан об аномальном холоде и мокром снеге на неделе





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о героях нашего времени


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья приехал в Минск и попросил защиты у Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

«Больно смотреть»: Кудрявцева обнародовала переписку с Волочковой



Москва

ГРУЗИЯ. Непогода вновь закрыла для грузовиков Военно-Грузинскую дорогу

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net