123ru.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 15.01.2021

SHBA me sanksione ndaj kompanive në Kinë, Iran dhe Emirate të Bashkuara A.

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar kompani nga Irani, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për tregtimin e çelikut me Linjat e Transportit të Republikës Islamike të Iranit. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni kishte sanksionuar shtatë subjekte dhe dy individë për shkelje të sanksioneve të SHBA-së për transportimin e çelikut nga ose në Iran, duke përfshirë kompaninë me bazë në Kinë: Jiangyin Mascot Special Steel Co. dhe atë nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Accenture Building Materials. Читать дальше...

Ndizen qirinj për të vrarët gjatë luftës

Evropaelire.org 

Në shumë dritare të shtëpive dhe banesave në Prishtinë dhe vendbanime tjera qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjtë respekti për të vrarët gjatë luftës së viteve 1998-99. Një iniciativë e tillë është marrë nga organizata jo qeveritare “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Me datë 15 janar janë bërë 22 vjet që kur ka ndodhur Masakra e Reçakut. Mbi 13 mijë persona janë vrarë gjatë luftës në Kosovë, shumica dërmuese prej tyre ishin shqiptarë.

Gjermania lejon ndërtimin e gazjellësit rus

Evropaelire.org 

Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 - nga Rusia - pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore. Vendimi i Agjencisë Federale Detare dhe Hidrografike më 15 janar ende mund të apelohet. Organizata Aksioni për Mjedisin e Gjermanisë, e cila bën fushatë për të mbrojtur mjedisin, tha se do ta kundërshtonte vendimin në gjykatë, duke argumentuar se projekti kërcënon klimën dhe disa nga habitatet më të... Читать дальше...



SHBA ul nivelin e trupave në Afganistan në 2500

Evropaelire.org 

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada, tha Pentagoni më 15 janar. Presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e rreth 1.500 trupave në nëntor, duke nxitur një reagim të ashpër nga Kongresi pasi vendimi u mor në një kohë të sulmeve të vazhdueshme të talibanëve ndaj qeverisë afgane, megjithëse të dyja palët janë angazhuar në bisedime të paqes. "Shtetet e Bashkuara janë më afër se kurrë për t'i... Читать дальше...

Mbi dy milionë të vdekur nga koronavirusi në botë

Evropaelire.org 

Mbi dy milionë ka arritur numri i të vdekurve në botë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, sipas Universitetit Johns Hopkins, janë infektuar 93.418.283 persona. Shifrat besohet të jenë më të larta. Për herë të parë, koronavirusi u zbulua në Vuhan të Kinës dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën duke detyruar Organizatën Botërore të Shendetësisë që të shpall në fillim të vitit 2020 pandeminë e COVID-19. Që atëherë shtetet... Читать дальше...

Pfizer redukton dërgesat e vaksinave në BE

Evropaelire.org 

Qeveritë evropiane thanë se besueshmëria e programeve të tyre të vaksinimit ishte në rrezik pasi kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi për një ngadalësim të përkohshëm të dërgesave të vaksinave kundër COVID-19. Imunizimi me vaksinën e Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech në BE filloi në fund të dhjetorit, por gjatë një takimi këtë javë, rreth nëntë nga 27 qeveritë e BE-së u ankuan për doza "të pamjaftueshme".   Pfizer fillimisht tha se dërgesat po vazhdonin sipas planit, por... Читать дальше...

Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës, javën e ardhshme do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua të premten nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Kjo masë arrin vlerën prej 6.5 milionë eurosh që përfitojnë të vetë-punësuarit, (avokatët, rrobaqepësit, këpucëtarët, etj) që llogariten të jenë deri në 21 mijë, të cilët nuk kanë përfituar nga pakoja e kaluar, tha për Radion Evropa e Lirë, ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami. Pas kësaj, për... Читать дальше...

Policia e Kosovës heton vdekjen e një personi në afërsi të Liqenit të Badovcit

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës tha se të premten në afërsi të Liqenit të Badovcit ka gjetur një person pa shenja jete. Policia nuk e ka zbuluar identitetin e tij, por mediat lokale kanë raportuar se bëhet fjalë për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviq. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është... Читать дальше...



Banorët e veriut po marrin dozën e dytë të vaksinës në Rashkë

Evropaelire.org 

Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, të cilët u imunizuan më 25 dhe 26 dhjetor të vitit 2020, me vaksinën kundër koronavirusit Pfizer/BioNtech, kanë marrë dozën e dytë të vaksinës më 14 janar në objektet shëndetësore në komunën e Rashkës në Serbi, pranë vendkalimit kufitar me Kosovën, në Jarinje. Ata janë kryesisht njerëz të moshuar mbi 65 vjeç nga Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, ku jeton popullata shumicë serbe. Radio Evropa e Lirë mëson se punëtorët... Читать дальше...

Dorëhiqet qeveria holandeze

Evropaelire.org 

Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rutte, dha dorëheqjen të premten pasi mijëra familje u akuzuan gabimisht për mashtrim me ndihmat sociale për fëmijët duke u detyruar t'i kthejnë paratë. Dorëheqja kërcënon një paqëndrueshmëri politike, derisa vendi lufton me pandeminë e koronavirusit. Mijëra prindër u detyruan të paguanin shuma të mëdha parash dhe të përfundonin në shkatërrim financiar. Rutte ka qenë në pushtet që nga viti 2010.  Në njoftimin për dorëheqjen ai tha se kabineti do të qëndronte... Читать дальше...

Maqedonia e V. pa kapacitete për vetting në gjyqësor

Evropaelire.org 

Bllokimi i procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian për shkak të vetos bullgare, duket se ka ngadalësuar dhe angazhimin e pushtetit për pastrimin e sistemit gjyqësor.  Simonida Kacarska nga Qendra për Politika Evropiane në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se periudha gjatë muajve në vazhdim  do të jetë një test i madh për Maqedoninë e Veriut si shtet, nëse arrin të shënojë rezultate pa qenë i lidhur ky proces në mënyrë direkte me fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Читать дальше...

Shtatë viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Shtatë viktima të reja nga koronavirusi janë shënuar të premten në Kosovë. Viktimat janë nga: Malisheva 3 raste dhe nga një rast në Dragash, Prishtinë, Rahovec dhe Vushtrri. Në raportin ditor për situatën epidemiologjike të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njoftohet se janë konfirmuar edhe 296 raste pozitive në COVID-19, nga 1.659 mostra të testuara. Raste aktive aktualisht janë 5.164, ndërsa sëmundjen e kanë mundur edhe 526 pacientë. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Tre burra në garë për vendin e Angela Merkelit

Evropaelire.org 

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, CDU (Unioni Kristian Demokrat), do të zgjedhë liderin e ri këtë të shtunë, votim ky i cili shënon fillimin e garës për pozitën kryesore në Gjermani, përderisa pandemia me COVID-19, e ka trazuar ekonominë më të madhe evropiane. Derisa kanë mbetur edhe nëntë muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme, aktualisht, gara është shumë e paqartë në betejën për postin udhëheqës të partisë, e cila e ka dominuar skenën politike gjermane për 70 vjet. Tre burra mund të jenë rivalë për këtë pozitë... Читать дальше...

Hetuesit e OBSH-së fillojnë aktivitetet në Vuhan

Evropaelire.org 

Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka filluar aktivitetet në Vuhan, si pjesë e një hetimi për origjinën e koronavirusit. Ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë do të zhvillojë diskutime virtuale me shkencëtarët kinezë. Virusi u zbulua për herë të parë në Vuhan, në fund të vitit 2019. Hetuesit arritën aty të enjten pas disa muajsh negociata midis OBSH-së dhe Pekinit. Zoologu, Peter Daszak, shkroi në Twitter të premten se ai kishte mbërritur në Vuhan, dhe... Читать дальше...

Rusia nis daljen nga Traktati i Qiejve të Hapur

Evropaelire.org 

Rusia tha se ka nisur procedurën për tërheqje nga Traktati ndërkombëtar i Qiejve të Hapur, pas largimit të SHBA-së, vitin e kaluar. Kjo marrëveshje lejon fluturime për mbikëqyrje ajrore në mbi dhjetëra shtete pjesëmarrëse. Ministria e Jashtme ruse tha se tërheqja e SHBA-së “e ka prishur ndjeshëm balancën e interesave të shteteve nënshkruese” dhe se propozimet e Rusisë për ta mbajtur gjallë marrëveshjen janë injoruar nga aleatët në Uashington. “Duke pasur parasysh mungesën e përparimit në përpjekjet... Читать дальше...

Qeveria, me vendime të reja për lëvizje të qytetarëve, tubime dhe furnizim me vaksinë

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi të premten për ndryshimin e masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19 në Kosovë. Sipas masave të reja të Qeverisë së Kosovës, qytetarëve në komuna me rrezik të lartë nga përhapja e infeksionit u ndalohet lëvizja nga ora 21:30 deri në orën 05:00. Këtu përfshihen Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, sipas rangimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë më 8 janar. Në këto komuna deri më tani qytetarëve iu ishte ndaluar lëvizja nga ora 20:00. Читать дальше...

Censura vs siguria

Evropaelire.org 

Në fund, dy miliarderë nga Kalifornia i kanë ndalur fjalën Donald Trumpit. Me vite, presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara është akuzuar për gjuhë nxitëse në mediat sociale. Por, bllokimi i tij nga Twitter, Facebook e të tjera, ka hapur tani debate për lirinë e shprehjes, censurën dhe sigurinë.

Bullgaria dënon djegien e flamurit bullgar në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka dënuar aktin e djegies së flamurit bullgar në një karnaval që është mbajtur të mërkurën në qytetin e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut. Pjesëmarrësit në këtë manifestim tradicional, përveç djegies së flamurit, kanë defiluar me maska e veshje ushtarake, duke treguar, sipas tyre, të kaluarën fashiste të Bullgarisë, ndërsa disa të tjerë kanë mbajtur në duar rrënjë pemësh, duke ironizuar me pretendimet bullgare se maqedonasit dhe gjuha e tyre kanë “rrënjë... Читать дальше...

Kosnett kujton viktimat e Masakrës së Reçakut

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë të premten se bashkë me Kosovën nderon kujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut, e cila ka ndodhur 22 vjet më parë. Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave dhe më të dashurit e tyre. Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999. Në mars të këtij viti NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër... Читать дальше...


Музыкальные новости
Булат Окуджава

К 100-летию Окуджавы драмтеатр представит зрителям спектакль





Персональные новости
Григорий Лепс

Телефон раздора: что грозит Лепсу за удар по смартфону фанатки





Koreja e Veriut zbulon raketë të re balistike

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan. Pamjet e medias shtetërore treguan udhëheqësin Kim Jong-un duke buzëqeshur, derisa mbikëqyrte ngjarjen në sheshin Kim Il Sung. Në paradë marshuan edhe radhë ushtarësh, tanke e raketahedhës. Raketa e re balistike u përshkrua nga media shtetërore si “arma më e fuqishme në botë”. Shfaqja e forcës ushtarake në Korenë e Veriut vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së. Читать дальше...

Kuota gjinore, tavan i qelqtë për partitë

Evropaelire.org 

Minimumi i numrit të përfaqësimit të grave në lista zgjedhore ndër vite është shndërruar në maksimumin e mundësisë që kanë gratë për të hyrë në Parlament. Ligjërisht, partitë politike janë të obliguara që të kenë minimalisht 30 për qind gra në lista zgjedhore. Pothuajse secila parti deri më tani e ka zbatuar në përpikëri këtë kërkesë dhe në listat e veta ka vetëm nga 30 për qind gra. Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje... Читать дальше...

Lady Gaga do të këndojë himnin në inaugurimin e Bidenit

Evropaelire.org 

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të këndojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Lady Gaga ka bërë edhe fushatë me Bidenin, duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve të nëntorit të kaluar. Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e 20 janarit. Lopez, e cila po ashtu ka mbështetur Bidenin vitin e kaluar, do të japë një tjetër performancë muzikore. Para katër vjetësh, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit tashmë në largim... Читать дальше...

Dhjetëra viktima nga tërmeti në Indonezi

Evropaelire.org 

Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin Sulavesi të Indonezisë, duke vrarë së paku 35 njerëz, bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Lehtësimin e Fatkeqësive. Tërmeti rrafshoi një spital dhe dëmtoi rëndë ndërtesa të tjera. Dridhjet shkaktuan edhe rrëshqitje dheu, duke bërë që njerëzit të largohen nga shtëpitë në mes të natës. "Shumë prej të vdekurve janë të varrosur nën rrënoja”, tha Ali Rahman, udhëheqës i Agjencisë lokale për Lehtësimin e Katastrofave. Rahman paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet. Читать дальше...

Biden propozon paketë masive të ndihmës ekonomike

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zbuloi një paketë të madhe stimuluese, e cila, siç tha, i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, e përshkroi situatën aktuale si një “krizë të vuajtjeve të thella njerëzore” dhe tha se nuk ka kohë për të humbur në adresimin e problemeve. “Nuk është e vështirë të shohësh se jemi në mes të një krize ekonomike, që ndodh një herë në disa breza, së bashku me një krizë të shëndetit publik... Читать дальше...

FBI gjurmon biseda online për dhunë në Uashington

Evropaelire.org 

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me mundësinë e dhunës në protesta dhe tubime, në ditët përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Wray tha se agjencia po ndjek një “sasi të gjerë bisedash në internet”, që bëjnë thirrje për protesta të armatosura. Wray tha se janë duke u analizuar komunikimet, në lidhje me potencialin e tyre të kërcënimit, si dhe për të “dalluar atë që është frymëzuese kundrejt asaj që është e qëllimshme”. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Эксперт рассказала, как правильно выбрать одежду для спортзала


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Андреева победила Подороску на старте турнира WTA в Руане


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективности проекта «Генеральная уборка»





Путин в России и мире
Москва

Путин всё знал, но никого не предупредил: Немцы обвинили Москву в прорыве израильского Купола


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Григорий Лепс

«Вспыльчивый очень»: Лоза объяснил агрессивное поведение Лепса на концерте



Москва

Юную дальневосточницу рекомендовали в ГИТИС по итогам проекта МТС

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net