123ru.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 18.01.2021

IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Kina kanë mundur të reagojnë më shpejt, menjëherë pas paraqitjes së sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Kështu thuhet në raportin e dytë, të Panelit të Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin ndaj Pandemisë (IPPR). Ky organ është themeluar nga OBSH-ja. Në Asamblenë e 73-të Botërore të Shëndetit në maj 2020, shtetet anëtare miratuan një rezolutë të rëndësishme që i bëri thirrje OBSH-së të fillojë një vlerësim të pavarur dhe gjithëpërfshirës... Читать дальше...

Navalny ndalohet për një muaj, bën thirrje për protesta

Evropaelire.org 

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha se një seancë dëgjimore me të cilën ai u përball në një stacion policie më 18 janar, ishte një tallje me drejtësinë. Udhëheqësit perëndimorë po kërkojnë lirimin e tij. Navalny u arrestua të dielën në mbrëmje në një aeroport të Moskës pasi u kthye nga Gjermania. Ai po trajtohej në Berlin pasi gati sa vdiq me një helm të shkallës ushtarake dhe një hulumtim tregoi se ishte kryer nga oficerët e shërbimit rus të sigurisë. Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Ibrahim Berisha.

Rrjetet ngufaten nga profilet e presidentëve dhe kryeministrave

Evropaelire.org 

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 14 shkurt, është parë një trend i ri i hapjes së llogarive apo profileve të reja në rrjetet sociale apo të ngjashme me ato ekzistuese të kandidatëve në garën për kryeministër nga subjektet e ndryshme politike në Kosovë, vlerësojnë njohësit e rrjeteve sociale Dardan Hasku dhe Shkëlzen Osmani. “Albin Kurti kryeministër”, “Enver Hoxhaj Kryeministër”, “Vjosa Osmani Presidente”, “Ramush Haradinaj President” dhe të ngjashme... Читать дальше...



Myslimanë dhe të krishterë luten bashkë për të sëmurët me COVID-19

Evropaelire.org 

Në qytetin bregdetar të Afrikës së Jugut, Kejp Taun, janë bërë bashkë myslimanë dhe të krishterë, krah për krah, dhe me duart e hapura drejt qiellit, për t’u lutur për pacientët me koronavirus dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Grupet fetare të të gjitha besimeve dhe prejardhjeve kanë marrë pjesë në lutje të përbashkëta jashtë spitaleve, si një mbështetje shpirtërore derisa një valë e dytë e pandemisë po bën kërdi në të gjithë vendin. "Në rrethana normale çdo udhëheqës në këtë komunitet... Читать дальше...

Maqedonia e V. në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut thotë se po përgatit një fushatë informuese për qytetarët rreth rëndësisë së imunizimit kundër koronavirusit, duke vënë theksin mbi sigurinë e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19. Mjeku familjar, Liridon Disha thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet që sa më shpejtë të nisë fushata vetëdijesuese, që sipas tij, të mos i lihet hapësirë përhapjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale rreth vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Provat e inaugurimit të Bidenit u pezulluan pas një alarmi zjarri

Evropaelire.org 

Forcat e sigurisë amerikane evakuuan pjesëmarrësit gjatë një prove për inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, para Kongresit pasi u raportua për shpërthimin e një zjarri afër. Kompleksi i Kongresit në Uashington u mbyll për pak kohë dhe prova u pezullua më 18 janar pasi një zjarr u ndez disa blloqe larg në një kamp të pastrehësh. Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për protesta të mundshme të dhunshme përpara inaugurimit të Bidenit më 20 janar. Më shumë se 20.000 pjesëtarë të armatosur... Читать дальше...

Turqia jep sinjale pozitive për krizën në Mesdhe, thotë ministri gjerman

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas mirëpriti, siç tha, "sinjalet pozitive" nga Turqia mbi çështjen problemtike të kërkimit të gazit në Mesdheun lindor. Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Ankara. Tensionet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë u përshkallëzuan vitin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi vazhdimisht një anije kërkimore në ujërat e diskutueshme, duke zemëruar vetë bllokun dhe vendet e tij anëtare Greqinë dhe Qipron. Por, disa javë pasi Turqia tërhoqi anijen, Oruc Reis dhe Brukseli përpiloi një plan për sanksione... Читать дальше...

Qeveria e presidenca pa konsensus për drejtorin e ri të AKI-së

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk i është përgjigjur propozimit të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, për emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), të cilin ai e kishte dërguar para tre javësh. Ky post mbeti i lirë, prejse Kreshnik Gashi liroi detyrën me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Hoti. Kërkesa e Hotit, ishte mbështetur edhe nga u.d e presidentit, Osmani. Në presidencë dhe qeveri nuk konfirmojnë nëse kanë komunikim... Читать дальше...



Bërnabiq: Më 19 janar fillon vaksinimi masiv

Evropaelire.org 

Serbia fillon të martën (19 janar) vaksinimin masiv kundër koronavirusit, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Ajo në qytetin Ub, në perëndim të Serbisë, tha se në këtë fazë do të vaksinohen mësimdhënësit, pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë si dhe gazetarët. "Ne tashmë kemi filluar të ftojmë njerëzit që kanë shprehur interes të vaksinohen. Ju lutemi aplikoni sa më shumë dhe më shpejt në mënyrë që ta kryejmë këtë proces në mënyrë efikase dhe t’i kthehemi jetës normale", tha kryeministrja Bërnabiq. Читать дальше...

OBSH apelon për shpërndarje më të barabartë të vaksinave

Evropaelire.org 

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që dozat e vaksinave t’i shpërndajnë në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën. Ai tha se perspektivat për shpërndarje të barabartë janë në “rrezik serioz”. Tedros i bëri komentet në hapje të takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së. Читать дальше...

Zaev: Maqedonia e V. do të marrë 8,000 vaksina nga Serbia

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar se ky vend do të marrë nga Serbia 8 mijë vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer/BioNtech. Ai tha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut. Zaev tha se detaje tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim. “Vuçiq më konfirmoi se Serbia do të na ndihmojë me vaksina, të cilat do t’i paguajmë me çmimin e blerjes”, shkroi Zaev. Читать дальше...

Facebook së shpejti me përfaqësues në Turqi

Evropaelire.org 

Kompania Facebook tha të hënën se ka filluar procesin e emërimit të një personi juridik si përfaqësues në Turqi.  Vendimi merret pasi Turqia ka miratuar në ligj të ri për mediat sociale, të cilave u kërkon të emërojnë përfaqësues në këtë vend. Facebook tha se kjo masë nuk do të ndryshojë standardet e komunitetit të kompanisë. Përmes një deklarate, Facebook tha se nëse përballet me presion mbi ato standarde, do ta tërheqë përfaqësuesin. Kritikët thonë se Ankaraja ka shtrënguar kontrollin e saj ndaj mediave, raporton Reuters. Читать дальше...

IKSHPK: Një viktimë dhe 267 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima, 74 vjeç, është nga komuna e Ferizajt. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë shënuar edhe 267 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1.377 mostrave të dyshimta. Të hënën është konstatuar se nga sëmundja janë shëruar edhe 163 pacientë ndërsa raste aktive... Читать дальше...

Nën masa të shtuara të sigurisë, SHBA-ja bëhet gati për inaugurimin e Bidenit

Evropaelire.org 

Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.

Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Evropaelire.org 

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë si përgjigje ndaj një veprimi të njëjtë të autoriteteve holandeze ndaj dy diplomatëve rusë, muajin e kaluar. Ministria e Jashtme e Rusisë tha përmes një deklarate më 18 janar se, "të udhëhequr nga parimi i reciprocitetit", i ngarkuari me punë i Holandës, Joost Reintjes, është thirrur në një takim dhe është informuar për vendimin. Përplasjet mes Holandës dhe Rusisë, filluan më 10 dhjetor pasi Shërbimi i Përgjithshëm për Siguri dhe Inteligjencë i Holandës... Читать дальше...

Feja islame dhe vaksina kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Për dallim prej shumë grupeve fetare në botë që janë të ndarë në mendime se a duhet marrë vaksinën kundër COVID-19 apo jo, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), nuk ka dilema të tilla. Në BIK u rekomandojnë besimtarëve të besimit islam në Kosovë që të marrin vaksinën, gjithmonë duke respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK). "Ne si institucion do t’i respektojmë vendimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe njëherësh do të kërkojmë nga besimtarët e besimit islam që të veprojnë njëjtë... Читать дальше...

KQZ kërkon zyrtarisht verifikimin e kandidatëve për deputetë

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë u është drejtuar zyrtarisht institucioneve përgjegjëse për verifikimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha në një konferencë për media se ky institucion u ka dërguar shkresa të veçanta gjashtë institucioneve, për të verifikuar përshtatshmërinë e kandidatëve për deputetë, përkitazi me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Shkresat janë dërguar në: Policinë e Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes... Читать дальше...

Shefi i Samsung-ut dënohet për korrupsion

Evropaelire.org 

Trashëgimtari i Samsung-ut, Lee Jae Yong, u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burgim nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, për shkak të përfshirjes në vepra korruptive. Lee, 52 vjeç, është dënuar fillimisht për dhënie të ryshfetit një bashkëpunëtori të ish-presidentes Park Geun-hye dhe është burgosur për pesë vjet në vitin 2017. Ai e ka mohuar keqbërjen. Dënimi i është zvogëluar dhe pezulluar në apel dhe ai është lënë i lirë pasi ka shërbyer një vit. Gjykata Supreme më pas e ka kthyer çështjen përsëri në Gjykatën e Lartë të Seulit... Читать дальше...

Java përmes fotografive

Evropaelire.org 

Vërshimet në Kosovë, mbajtja e disa karnavaleve në pandemi dhe ngjarje të tjera janë të pasqyruara në fotogalerinë e javës, që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur nga rajonet që raporton.


Музыкальные новости
Фредди Меркьюри

Амигуруми: как связать Фредди Меркьюри крючком (узор и схема)





Персональные новости
Владимир Потанин

Федеральный девелопер: ЦФА позволят легко и просто накопить квадратные метры и "обернуть" их в квартиру





Navalny del para gjykatës

Evropaelire.org 

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny ka dalë para një gjykate në Khimki, vetëm një ditë pasi u ndalua nga autoritetet në aeroportin e Moskës, pasi erdhi nga Gjermania, ku u trajtua për helmim. “Gjykimi i Alekseit po ndodh tani në Khimki, në ndërtesën e Departamentit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha zëdhënësja e Navalnyt, Lora Yarmysh në një postim në Twitter. Ajo ka postuar po ashtu një video të Navalnyt ku ai ka thënë se kjo seancë dëgjimore është “shkalla më e lartë e paligjshmërisë”. Читать дальше...

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe zyrtarë të tjerë

Evropaelire.org 

Policia në Mal të Zi arrestoi kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe katër zyrtarë të tjerë lokalë. Policia nuk ka njoftuar ende zyrtarisht në lidhje me këtë rast, por zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq e konfirmoi informacionin në llogarinë e tij në Twitter. “Kryetari i Ulqinit dhe degës lokale të Partisë Demokratike të Socialistëve është arrestuar, së bashku me disa zyrtarë të tjerë. Arsyeja: punësimi partiak”, tha Abazoviq, për të shtuar se qeveria “është e vendosur për t'iu dhënë fund të gjitha abuzimeve”. Читать дальше...

BE-ja shqyrton ‘pasaportat COVID-19’ për lëvizjen e qytetarëve

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian është duke e shqyrtuar idenë për vendosjen e të ashtuquajturave “pasaporta COVID-19", të cilat do t’u mundësonin udhëtim të papenguar qytetarëve të cilët vaksinohen kundër koronavirusit. Këtë gjë e kanë konfirmuar në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, ndonëse për këtë ide ka sfida ligjore. Burimet thonë se kjo është “një ide e cila meriton të shqyrtohet në nivel të BE-së”. Sipas kësaj ideje, të gjithë personat të cilët do të vaksinoheshin kundër sëmundjes COVID-19 – që e shkakton koronavirusi i ri ... Читать дальше...

Australian Open: 72 tenistë në karantinë

Evropaelire.org 

Së paku 72 lojtarë tenisi u urdhëruan të futen në karantinë, përpara se të nisë turneu Australian Open. Kjo, pasi në fluturimet që dërguan lojtarë, trajnerë, zyrtarë dhe përfaqësues të mediave në Melburn, pesë vetë u diagnostikuan me koronavirus. Organizatorët e turneut konfirmuan se personi i fundit që doli pozitiv, është një pasagjer që fluturoi nga Doha e Katarit. Të 58 pasagjerët, përfshirë 25 lojtarë, tani nuk mund të dalin nga dhomat e hotelit dhe nuk mund të ushtrojnë për 14 ditë. Në karantinë... Читать дальше...

Brazili, i goditur rëndë, nis vaksinimin kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Brazili, vend i goditur rëndë nga koronavirusi, nisi vaksinimin, fillimisht të stafit mjekësor. Monica Calazans, infermiere 54-vjeçare në San Paulo, u bë personi i parë që mori vaksinën kineze Sinovac. Rregullatori shëndetësor në këtë vend, Anvisa, i ka dhënë dritën e gjelbër edhe vaksinës Oxford-AstraZeneca. Me mbi 8.4 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, Brazili është vendi i tretë më i prekur në botë. Brazili ka edhe numrin më të lartë të viktimave, pas SHBA-së: mbi 209,000. Autoritetet... Читать дальше...

Navalnyt nuk i lejohet komunikimi me avokatë

Evropaelire.org 

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili u ndalua të dielën nga autoritetet e zbatimit të ligjit në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, është duke u mbajtur në burg pa ndonjë komunikim, thanë avokatët e tij. Avokatët thanë se atyre nuk u është dhënë qasje qëkur Navalny u dërgua në stacionin e policisë afër aeroportit dhe se gjendja e tij nuk është e qartë. Më herët, Ivan Zhdanov, drejtor i Fondacionit Anti-korrupsion të Navalnyt, dhe zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, thanë se ai është në Departamentin... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Федерация бокса России на ВДНХ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Дарья Касаткина

«Бомж» Дарья передает всем привет»: Касаткина ответила на слова Винер


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошла эковыставка Hydrate The World





Путин в России и мире
Москва

Мособлдума выступила за присвоение Красноармейску высокого звания


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Моргенштерн

Эффект Карабаса: Почему Моргенштерн взялся спасать молодых коллег от музыкального лейбла Rhymes Music



Москва

В Калуге продолжается масштабная перекладка тепловых сетей

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net