Twitter mbyll përkohësisht llogarinë e Trumpit
Twitter tha se ka mbyllur për 12 orë llogarinë e presidentit në largim të Shtetetve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të disa postimeve të tij në lidhje me zgjedhjet. “Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump - të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme - për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale. Nëse Trump nuk i heq tre postimet, llogaria do të mbetet e mbyllur. Читать дальше...