Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 24.04.2020

Kosovës i shtohen edhe 34 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të premten edhe 34 raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) tha se në total janë testuar 264 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën studentore. “Rastet pozitive janë raste kontakti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Aty po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Me shifrat e fundit... Читать дальше...

Trump nënshkruan paketën e ndihmës prej gati 500 miliardë dollarësh

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një paketë të ndihmës, në vlerë prej gati 500 miliardë dollarësh, për rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia e koronavirusit. Paketa është edhe një përpjekje e Qeverisë amerikane për të ndihmuar bizneset që është dashur të mbyllen, për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Gjatë pesë javëve të fundit, afro 26 milionë njerëz kanë mbetur pa punë në SHBA. Trump falënderoi Kongresin që, siç tha, i është përgjigjur thirrjes së tij për ndihmë. Читать дальше...

Nismë globale për të përshpejtuar gjetjen e vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara i bashkuan forcat edhe me udhëheqës botërorë dhe me sektorin privat në një nismë për përshpejtimin e gjetjes së vaksinës për koronavirus dhe për sigurimin e qasjes së barabartë për të gjithë. “Ky është një bashkëpunim i rëndësishëm për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave dhe terapive për COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. "Angazhimi ynë i... Читать дальше...



Debat virutal për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Evropaelire.org 

Kriza politike në Kosovë përshkoi debatin virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë. Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, tha se ndarjet politike në Kosovë e kanë shpërqendruar vëmendjen e shumë udhëheqësve të saj nga kriza shëndetësore. “Këto ndarje kanë zvogëluar besimin e publikut në udhëheqjen politike gjatë një kohe të një ankthi dhe pasigurie të rritur të popullsisë", tha ai. Ai vlerësoi edhe, siç tha, komunikimin dhe... Читать дальше...

Franca ndalon shitjet në internet të produkteve të nikotinës

Evropaelire.org 

Franca ndaloi shitjen online të prodhimeve të nikotinës dhe kufizoi shitjen e tyre në barnatore, pasi hulumtuesit sugjeruan se nikotina mund të luajë rol në mbrojtjen kundër koronavirusit. Rregullat e reja mbulojnë produkte si çamçakezët ose fashat e nikotinës, të krijuara për të ndihmuar njerëzit që të ndalojnë pirjen e duhanit. Javën e kaluar, të dhënat nga një spital në Paris kanë sugjeruar se duhanpirësit kanë më pak gjasa që të preken me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Studimet në Francë pritet të vazhhdojnë. Читать дальше...

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA kalon 50,000

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 50,031. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA-ja ka numrin më të madh të viktimave me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Mbi 3,000 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit. Në gjithë SHBA-në, aktualisht janë mbi 870,000 të infektuar. Megjithatë, ky vend vazhdon të ketë normë më të ulët të vdekshmërisë, krahasuar me shumicën e vendeve evropiane. SHBA-ja, në fakt, ka numrin më të lartë... Читать дальше...

FMN , OBT paralajmërojnë kundër kufizimeve në eksporte gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Kufizimi në rritje i eksporteve, për shkak të pandemisë së koronavirusit, mund të jetë “shumë kundërproduktiv”, paralajmëruan të premten Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Këto dy institucione iu bënë thirrje udhëheqësve globalë të përmbahen nga vendosja e kontrolleve të ashpra mbi shitjet e produkteve, ashtu siç kanë vepruar në kulmin e krizës financiare globale të vitit 2008. "Jemi të shqetësuar me ndërprerjet e furnizimit nga kufizimi i eksporteve dhe veprimeve... Читать дальше...

Edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili është pranuar në Klinikën infektive në Shkup më 21 prill. Me këtë viktimë, numri i përgjthshëm i tyre në Maqedoninë e Veriut arrin në 57. Shumica e tyre janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Strugë. Gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 26 persona të infektuar me koronavirus nga 408 teste të kryera, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,326. Читать дальше...



Kurti apo Hoti - kontesti që mund t'i kalohet Kushtetueses

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për pozitën e kryeministrit, Avdullah Hoti, po i vazhdojnë përpjekjet për krijimin e koalicionit qeverisës, mbi bazën e mandatit që kësaj partie ia ka ofruar presidenti Hashim Thaçi, edhe pse letra e tij nuk është bërë ende publike. Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur se do ta kontestojë formimin e kësaj qeverie përmes Gjykatës Kushtetuese, sapo të bëhet publike letra apo shkresa zyrtare e presidentit. Aktualisht, LDK-ja... Читать дальше...

Komisioni Evropian, pa përgjigje rreth ndihmës për Ballkanin P.

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian është aktualisht i përqendruar në përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit, por do të vazhdojë të punojë në një plan të investimeve ekonomike, tha në një konferencë për media zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero. Pisonero shmangi përgjigjen në pyetjen nëse në një samit të Zagrebit, që do të mbahet muajin e ardhshëm, do të paraqitet plani i paralajmëruar për mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor. “Ekziston një paketë domethënëse në tryezë. Flasim për më shumë se 410 milionë euro... Читать дальше...

Vullneti politik po e përcakton fatin e të pagjeturve

Evropaelire.org 

Për shumë familje në Kosovë po bëhen 21 vjet, prej se ata nuk kanë asnjë informacion për familjarët e tyre të zhdukur në luftën e fundit. Ndonëse i shtyrë në moshë, Bajram Qerkini nga Mitrovica nuk është ndalur së kërkuari djalin e tij që rezulton i zhdukur që nga viti 1999. Qerkini ka qenë i përfshirë në shumë komisione e organizata, të cilat që nga paslufta janë marrë me çështjen e personave të pagjetur.  Ai aktualisht ka kufizuar aktivitetet për shkak të problemeve shëndetësore dhe shprehet... Читать дальше...

Guterres: Vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është prioritet

Evropaelire.org 

Vazhdimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe reforma institucionale, janë pritjet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare në raport me Kosovën, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Në raportin gjashtëmujor për Kosovën, që do të diskutohet sot (24 prill) nga Këshilli i Sigurimit, Guterres bëri thirrje për heqjen e shpejtë të pengesave për vazhdimin e dialogut. "Unë jam i inkurajuar nga vendosmëria personale dhe përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së... Читать дальше...

Epidemia në Stamboll është nën kontroll, thotë ministri i Shëndetësisë

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, tha se epidemia e koronavirusit, tani është nën kontroll, në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, raporton AP. Ai e krahasoi Stambollin me qytetin Vuhan të Kinë, ku për herë të parë shpërtheu epidemia në fund të vitit të kaluar.  "Stambolli ishte Vuhani turk", tha ai për gazetën Sabah, duke shtuar se epidemia në këtë qytet është vënë nën kontroll duke monitoruar kontaktet e bëra nga një ekip ekspertësh, si dhe duke i trajtuar ato në fazat e hershme të sëmundjes. Читать дальше...

Nisma për të riaktivizuar Parlamentin e shpërbërë të Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka arritur nisma për thirrjen e seancës urgjente ku deputetët do të duhet të konfirmojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për dy herë radhazi nga ana e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, më 18 mars dhe 16 prill. Partia më e madhe në pushtet Lidhja Social-Demokrate e cila ka iniciuar këtë nismë me nënshkrimin e 35 deputetëve mbështetur dhe nga partitë më të vogla shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, thirret në nenin 65 të Kushtetutës së vendit... Читать дальше...

Hungaria nënshkruan me Kinën kredinë për hekurudhën Budapest- Beograd

Evropaelire.org 

Hungaria dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje kredie për të financuar ndërtimin e një lidhje hekurudhore midis Budapestit dhe Beogradit, njoftoi të premten ministri i Financave në Hungari, Mihaly Varga. Përmes një video në faqen e tij në Facebook, Varga tha se kredia mban një normë fikse të interesit dhe një mundësi të ripagimit të parakohshëm, por ai nuk tregoi më shumë detaje se cilat ishin këto kushte, raporton Reuters. "Ne kemi një marrëveshje kredie që është e dobishme dhe e sigurt për Hungarinë," tha Varga në video... Читать дальше...

Uka: Mos e mendoni shtëpinë si burg

Evropaelire.org 

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, psikologu Fitim Uka ka folur se si duhet menaxhuar koha në izolim. Ai ka theksuar se tashmë janë bërë rreth 200 psikologë, të cilët po ofrojnë ndihmë psikologjike falas, online, për të gjithë ata që kanë nevojë dhe shfaqin shenja të ankthit, depresionit, apo probleme të natyrës me shëndetin mendor. Radio Evropa e Lirë: Zoti Uka, në kohën e pandemisë ju po ofroni ndihmë psikologjike online falas, për ata që kanë nevojë. Cilat janë shqetësimet më të shpeshta të atyre që lajmërohen? Читать дальше...

Në Spanjë vazhdon të bie numri i viktimave nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Spanja ka regjistruar numrin më të ulët, në baza ditore, të vdekjeve nga koronavirusi, në më shumë se një muaj.  Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 367 viktima. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 22,524.  Spanja, një anëtare e Bashkimit Evropian, është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi.  Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 213,024, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara.  Para saj, në vend të parë, janë... Читать дальше...

Talibanët refuzojnë ofertën për armëpushim gjatë muajit të Ramazanit

Evropaelire.org 

Talibanët kanë refuzuar një ofertë nga qeveria afgane, për armëpushim gjatë muajit të Ramazanit, duke thënë se një veprim i tillë nuk është "i arsyeshëm".  Të dyja palët kanë mosmarrëveshje mbi procesin e paqes. Oferta u bë më 23 prill nga presidenti afgan, Ashraf Ghani, para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa Afganistani lufton me pandeminë në rritje të koronavirusit. Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, e hodhi poshtë ofertën, duke thënë se militantët do të vazhdojnë të... Читать дальше...

Koronavirusi, në “favor” të të eturve për pushtet

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar botën, por është shfrytëzuar si mundësi edhe nga disa udhëheqës për të forcuar pushtetin. Liderët, që janë parë më herët si autoritarë të butë, kanë rritur kontrollin. Sheti i mbikëqyrjes është bërë mënyrë e jetesës edhe në disa demokraci.


Музыкальные новости
Диана Арбенина

Диана Арбенина и «Ночные Снайперы» станут хедлайнерами GARAGE FEST Игора Драйв





Персональные новости
Арцах

Полезные приложения для поклонников спортивной ходьбы





Kurti: Presidenti Thaçi dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha se presidenti po bën shkelje të rënda të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë. Por, siç tha ai, ende nuk e ka në dorë letrën zyrtare të presidentit me të cilën i kërkon LDK-së që ta formojë qeverinë... Читать дальше...

Niveli i papunësisë në Gjermani do të shënojë rritje

Evropaelire.org 

Rreth 520,000 njerëz do të mbesin të pa punë në Gjermani dhe kjo shifër do të arrijë në 3 milionë këtë vit, tha Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës IAB.  Pandemia e koronavirusit ka paraqitur pengesa për ekonominë gjermane dhe shumë njerëz kanë mbetur të pa punë.  Në një studim hulumtues të botuar të premten, Instituti tha se pritet që  ekonomia e Gjermanisë të zvogëlohet me 8.4% në vitin 2020, si rezultat i pandemisë.  "Ky do të jetë recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Instituti. Читать дальше...

Tre raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Autoritetet në Mal të Zi kanë njoftuar për tre raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.  Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 319. Rastet e reja janë konfirmuar në Gusi, tha Instituti i Shëndetit Publik. Aktualisht, 1,974 persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa gjithsej 124 janë shëruar. Që nga fillimi i epidemisë së COVID-19, Mali i Zi ka regjistruar pesë vdekje të pacientëve me koronavirus.  Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

Koreja e Jugut nuk raporton asnjë vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Evropaelire.org 

Në Korenë e Jugut nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.  Kjo është dita e parë pa viktima përgjatë një muaji.  Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC) gjithashtu raportoi për vetëm gjashtë raste të reja të të infektuarve.  Kjo është shifra më e ulët që nga 18 shkurti.  Vendi përdori masa agresive të gjurmimit dhe testimit për të gjetur pacientë të infektuar, izoluar dhe trajtuar ata.  Deri më tani 240 njerëz kanë vdekur, por kjo është akoma një shkallë... Читать дальше...

Bullgaria mbyll kufirin me Turqinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Evropaelire.org 

Bullgaria ka mbyllur kufirin e saj me Turqinë për të parandaluar që turqit-bullgarë të hyjnë në vend gjatë ditëve të para të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë vlen nga mesnata e 23 prillit deri më 27 prill, në përpjekje për të parandaluar udhëtimin, për shkak të pandemisë së koronavirusit.  Ramazani ka filluar më 24 prill. Më shumë se 300,000 qytetarë bullgarë jetojnë në Turqi. Shumica e tyre janë turq etnikë, me origjinë bullgare, që ikën në Turqi... Читать дальше...

Ministri Vitia bën thirrje të respektohet masat kundër COVID-19 gjatë muajit të Ramazanit

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u është drejtuar besimtarëve myslimanë të cilët kanë filluar agjërimin e muajit të Ramazanit.  Ai i ka porositur ata që të ruajnë distancën fizike edhe gjatë këtij muaji, për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit të ri.  "Këtë vit mbrëmjet e iftaret nuk do të jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës? Agjërimin këtë vit na duhet ta shoqërojmë me rregulla... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Звезды спорта. Кто они такие и почему их так называют?


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла Остапенко во втором круге турнира WTA 1000


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошла Премия Green Awards 23/24, которая объединила более 250 ведущих компаний и экспертов в ЗОЖ/ЭКО индустрии, инфлюенсеров





Путин в России и мире
Москва

Крестивший Белоусова священник заявил о его честности и патриотизме


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский после приезда Блинкена в Киев сразу же стал выпрашивать у США дополнительные ЗРК Patriot


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Булат Окуджава

Скульптура в честь Булата Окуджавы появилась в Нижнем Тагиле



Москва

Жаловалась на головную боль. В Балашихе пятиклассница умерла от инсульта

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net