Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Vullneti politik po e përcakton fatin e të pagjeturve

0
Vullneti politik po e përcakton fatin e të pagjeturve

Për shumë familje në Kosovë po bëhen 21 vjet, prej se ata nuk kanë asnjë informacion për familjarët e tyre të zhdukur në luftën e fundit.

Ndonëse i shtyrë në moshë, Bajram Qerkini nga Mitrovica nuk është ndalur së kërkuari djalin e tij që rezulton i zhdukur që nga viti 1999.

Qerkini ka qenë i përfshirë në shumë komisione e organizata, të cilat që nga paslufta janë marrë me çështjen e personave të pagjetur. 

Ai aktualisht ka kufizuar aktivitetet për shkak të problemeve shëndetësore dhe shprehet i dëshpëruar për mungesën e gatishmërisë politike për të gjetur zgjidhje për çështjen e personave të pagjetur.

Qerkini thotë se “fajin më të madh e kanë ndërkombëtarët”... 

“Nuk ka faj Kosova. Nuk kanë faj udhëheqësia jonë. Ndërkombëtarët kanë faj se nuk duan që t’i gjejnë".

A thua, del një serb dhe tregon se i ka marrë nga Kosova 200-300 persona dhe i ka çuar 300 - 400 kilometra larg prej Kosovës për t'i fshehur, e tash të thuhet se nuk di asgjë?! Po presim serbët të vijnë dhe të na tregojnë ku janë trupat, ku janë njerëzit?”, shprehet Qerkini.

Bajram Qerkini është kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur.

Me këtë organizatë prej vitesh ka punuar në mbledhjen e informacioneve si dhe ofrimin e ndihmës ndaj institucioneve shtetërore për të pagjeturit. 

“Të gjitha dihen. Edhe trupat, çdo pjesë kockore, të gjitha i dijnë, sepse Kosova nuk ka qenë e madhe, por është e vogël. Të thoni tani, pas 21 vjetësh, nuk di asgjë është shumë keq”, thotë Qerkini.

Qerkini thotë se familjarët e personave të pagjetur janë duke humbur shpresën se një ditë do të dijnë për fatin e familjarëve të tyre që rezultojnë të zhdukur që nga vitet 98-99.

Organizatat që merren me të drejtat e njeriut thonë se aktualisht numri i personave të pagjetur është 1644. Nga ky numër, pjesa më e madhe janë shqiptarë, të tjerët janë serbë dhe pjesëtarë të komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë. 

Kushtrim Koliqi nga organizata “Integra”, organizatë kjo që mbulon fushën e Drejtësisë Tranzicionale thotë se ka mungesë të madhe të vullnetit politik për të zbardhur fatin e të pagjeturve. 

“Sa i takon çështjes së personave të pagjetur, unë besoj që nuk është duke shkuar në rrugën e duhur. Tash e shumë kohë nuk ka progres substancial në uljen e numrit të personave të pagjetur. Unë besoj se kjo çështje nuk është më vetëm çështje në nivel të profesionistëve të fushës së forenzikës apo policisë, apo nuk është vetëm në nivelin e dëshirës e lutjeve të familjarëve të personave të pagjetur për t'i gjetur dashurit e tyre, por kjo çështje tash është plotësisht politike”, thotë Koliqi. 

Udhëheqësi i zyrës në Komisionin qeveritar për të pagjeturit, Kushtrim Gara, thotë se procesi i gjetjes së personave të zhdukur është shumë kompleks dhe kërkon vullnet të madh politik. 

Për këtë arsye, ai thotë se edhe rezultatet janë të ngadalshme.

Sipas Garës, Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit aktualisht nuk mund të punojë në terren për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia e koronavirusit të ri. 

“Para vetes kemi rastet më të vështira të mundshme për t’i zgjidhur. Kërkohet shumë punë dhe angazhim për të arritur deri të një rezultat i vetëm. Për momentin, për shkak të rrethanave që janë krijuar edhe për shkak të pandemisë [së koronavirusit], ne së bashku edhe me kolegë të institucioneve kompetente që janë pjesë e këtij procesi, jemi duke analizuar disa informata që janë siguruar dhe në momentin e parë të përshtatjes së kushteve, do të vazhdojmë punën në terren”, thotë Gara.

Gara përmend disa lokacione që sipas tij do të gërmohen pas normalizimit të situatës.

“Ka një numër të lokacioneve të cilat tanimë janë shënuar. Është një rast që nuk ka përfunduar në Serbi, disa lokacione në territorin e Rashkës në Serbi, si dhe në Kosovë, lokacioni te varrezat e komunitetit myslimanë në Mitrovicë Veriore, një lokacion në Prizren dhe në Pejë”, thotë Gara.

Prej vitesh, Kosova dhe Serbia kanë krijuar komisione të veçanta që merren me çështjen e personave të pagjetur. 

Këto komisione në të kaluarën kanë pasur takime të përbashkëta si dhe kanë marrë pjesë në gërmime në lokacione të dyshuara për varreza masive. 

Kohët e fundit, ky bashkëpunim, sipas organizatave që monitorojnë këtë proces nuk ka sjellë shumë rezultate.

Përkundër informacioneve për varreza të mundshme masive, pas gërmimeve në disa lokacione të dyshuara në fund ka rezultuar se nuk kishte mbetje mortore.

Kushtrim Koliqi nga organizata “Integra” nuk është optimist se pa një proces politik mund të këtë zgjidhje të rasteve të personave të pagjetur.

“Ne besojmë shumë se çështja e këtyre personave të pagjetur mundet të avancojë vetëm më një trajtim dhe një angazhim më serioz politik të të gjithëve, sidomos të njerëzve vendimmarrës, të cilët kanë fuqi që të ndikojnë te institucionet e tjera të zinxhirit të funksionimit të shtetit, për të punuar më shumë për t’i gjetur këta persona. Unë dyshoj se ky numër [i të pagjeturve] do të ulet në mënyrën siç është duke u trajtuar aktualisht”, thotë Koliqi. 

Gjatë vitit 2019, autoritetet e Kosovës kanë kryer gërmime në 26 lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive. Gërmime u kryen edhe në Kampusin universitar në Prishtinë, të cilat përfunduan pa ndonjë gjetje.

Për çdo vit, më 27 prill, institucionet e Kosovës organizojnë aktivitete në kujtim të personave të pagjetur, por këtë vit kjo datë bie nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri. 

As Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit nuk do të organizojë aktivitete për shkak të masave për kufizim të lëvizjes të vendosura nga autoritetet në përpjekje për të penguar shpërndarjen e koronavirusit.

Në mungesë të aktiviteteve, organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar një aksion përmes të të cilit, kanë bërë thirrje te qytetarët, që me 27 prill, e hënë, në ora 20.00 t’i ndalin dritat në shtëpitë e tyre për dy minuta për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur. Që nga ajo kohë u kryen zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi, dhe deri me tani janë gjetur rreth 70 për qind të zhdukurve.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин рассказал о новых трамвайных линиях в Москве


Спорт в России и мире
Москва

Среди сотрудников уголовно-исполнительной системы Республики Дагестан определили лучшего гроссмейстера


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Александр Зверев

Александр Зверев: «Сказал себе, что хочу стать примером для подражания. Я больше не ломаю ракетки, почти не получаю предупреждений»


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Шесть семей из Оренбургской области вышли в финал конкурса «Это у нас семейное»





Путин в России и мире
Москва

Песков: Москва и Пекин намерены продолжать диалог по поставкам газа


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Генерал КГБ»: Лукашенко на закрытом совещании объявил, что скоро вступит в войну




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве не смогли гарантировать личное присутствие Зеленского на саммите G7


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



SQWOZ BAB

Рузиль Минекаев, Слава Копейкин, Марк Эйдельштейн, группа SQWOZ BAB и другие гости премьеры криминальной комедии «На автомате»



Москва

Компенсационные автобусы назначены на Казанском направлении МЖД в июне

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net