Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Debat virutal për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

0
Debat virutal për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kriza politike në Kosovë përshkoi debatin virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, tha se ndarjet politike në Kosovë e kanë shpërqendruar vëmendjen e shumë udhëheqësve të saj nga kriza shëndetësore.

“Këto ndarje kanë zvogëluar besimin e publikut në udhëheqjen politike gjatë një kohe të një ankthi dhe pasigurie të rritur të popullsisë", tha ai.

Ai vlerësoi edhe, siç tha, komunikimin dhe bashkërendimin e përmirësuar midis autoriteteve shëndetësore në Prishtinë dhe në Beograd në kohën e pandemisë, duke përmendur me këtë rast edhe njëmijë teste për koronavirusin, që Serbia i dhuroi Kosovës.

Këtë dhuratë e përmendi edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke theksuar se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë të dëshmojë solidaritet në kohën e pandemisë, ndërsa kritikoi, siç tha, politizimin e kësaj mbështetjeje nga politikanët në Prishtinë.

Ministri serb tha se Serbia edhe gjatë periudhës para takimit të Këshillit të Sigurimit ishte e përkushtuar për një marrëveshje me Kosovën “që asnjëra nuk do të merrte gjithçka, por do të merrte mjaftueshëm për ta bërë zgjidhjen afatgjate dhe të qëndrueshme”.

Ai tha se kishte shpresë që pas zgjedhjeve të tetorit në Kosovë dhe formimit të qeverisë në shkurt të këtij, viti do të ishte një periudhë e një faqeje të re kundrejt bisedimeve.

“Por, pamë pikëpamje shumë më të skajshme dhe mosgatishmëri për bisedime në vendimet e Qeverisë së Albin Kurtit”, tha ai.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia nuk po e kupton një fakt të thjeshtë: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik, 2010, e ka vulosur legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, që është e pakthyeshme”, tha ai, duke cituar opinionin e gjykatës se “shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

Konjufca tha se sa më parë që Serbia e kupton këtë, do të jetë më e dobishme për Serbinë, për Kosovën dhe rajonin.

Ai tha se kërkesën në Gjykatë e kishte dorëzuar Serbia dhe “është qasje hipokrite të pyesësh Gjykatën dhe të mos e respektosh përgjigjen e saj”.

Konjufca u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më parë, sepse kësisoj, tha ai, do të respektonin jo vetëm vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, por edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

Ky artikull më gjerësisht është publikuar nga Zëri i Amerikës.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: фонд музея "Царицыно" собрал 61 тыс. произведений искусства


Спорт в России и мире
Москва

VK Fest 2024: Музыка и Развлечения на Открытых Площадках России


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Сюзанн Ленглен

Матч Котова и Вавринки перенесли на корт Сюзанн Ленглен


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Москвичам дали советы, как пережить жару в городе





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о суверенной финансовой системе в России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

БЕЛТА: Лукашенко и Путин обсудили представительство России на параде в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Польше заявили о зловещем плане Киева


Навальный в России и мире
Москва

Раз нет протестов, будут санкции: как навальнисты и команда Ходорковского меняют стратегию борьбы с Россией



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Кутушов

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов



Москва

Взятка-взяточка

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net