Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2018

Новости за 07.08.2018

MPJ lejon Gjuriqin që nesër të qëndrojë në Kosovë

Evropaelire.org 

Marko Gjuriq do të vizitojë nesër Kosovën. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë. Për Radion Evropa e Lirë, Zyberaj tha shkurt se Marko Gjuriq ka kërkuar leje dhe këtë e ka marrë nga shteti i Kosovës. “Marko Gjuriq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në Kosovë”, tha Zyberaj. Читать дальше...

Erdogan do të vizitojë Gjermaninë në muajin shtator

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun gjerman, Frank-Walter Steimeier dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani më 28 dhe 29 shtator, ka njoftuar sot Presidenca gjermane. Erdogan do të pritet nga Steinmeier me nderime ushtarake, përpara se të marrë pjesë në nj banket, që do të organizohet natën e 28 shtatorit, ka njoftuar Presidenca, duke mos dhënë më shumë detaje. Agjenda e bisedimeve mes Erdoganit dhe Merkelit ende ka mbetur që... Читать дальше...

Vazhdon gjyqi ndaj ish-shefit të fushatës së Trumpit

Evropaelire.org 

Ish-zëvendësi i Paul Manafort, i cili ka qenë shef i fushatës së presidentit Donald Trump, po dëshmon sot për detaje të reja se si një biznesmen ukrainas ka paguar miliona dollarë për lobim. Risk Gates po dëshmon sot për të dytën ditë me radhë në gjykimin ndaj Manafortit, i cili akuzohet për mashtrim bankar dhe evazion fiskal. Gates është deklaruar fajtor në disa akuza të ngjashme dhe ka bashkëpunuar me autoritetet federale. Në ditën e pestë të gjykimit, që po mbahet në Aleksandria të Virxhinias... Читать дальше...



Isa Mustafa merr pjesë në mbledhje të LDK-së

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është duke marrë pjesë në mbledhjen e partisë së tij. Që nga kthimi nga Gjermania, ku ish-kryeministri i vendit ishte për trajtim mjekësor, kjo është paraqitje e parë e tij në publik. Në fillim të këtij viti, Isa Mustafa, për shkak të problemeve shëndetësore, ishte shtrirë në një spital privat në Prishtinë. Më 15 janar të këtij viti, ai kishte udhëtuar për në Gjermani, për t'iu nënshtruar disa ekzaminimeve, për një diagnozë të saktë. Atje ai kishte qëndruar për tre muaj. Читать дальше...

LDK kërkon mendimin e Kushtetueses lidhur me deklaratat për korrigjimin e kufijve

Evropaelire.org 

Pas mbledhjes së kryesisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me qëndrimin e saj lidhur me fazën finale të procesit të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmejtësohet nga Bashkimi Evropian. Përmes një njoftimi për media, LDK thotë se çështjet e hapura në mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen përmes dialogut, por, kjo parti, ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për siç ka thënë, “deklarata e pamatura” të dhëna ditëve të fundit. “Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se ditëve të fundit... Читать дальше...

Navalny bën thirrje për protesta masive për pensionet

Evropaelire.org 

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny ka bërë thirrje për protesta masive përgjatë Rusisë në muajin e ardhshëm, për të kundërshtuar planin jopopullor të Qeverisë, për rritjen e moshës së pensionimit. Përmes një video-mesazhi të publikuar në Youtube, Navalny u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 9 shtator, të marrin pjesë në protesta. Në këtë ditë, në Rusi do të mbahen zgjedhjet lokale. Legjislacioni, që mbështetet nga Qeveria, e që ka kaluar në leximin e parë në Parlament, thotë se gratë do të dalin në pesion në moshën 63-vjeçare... Читать дальше...

Policia patrullon me vetura civile që t’i ndalë aksidentet

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka thënë se tashmë ka filluar patrullimet edhe me vetura civile, me qëllim të ndaljes së aksidenteve në trafik. Vetëm në dy javët e fundit kanë humbur jetën 7 persona si dhe janë regjistruar rreth 300 aksidente. “Automjetet zyrtare-civile të Policisë, drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm me zërimi dhe ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim... Читать дальше...

Shtetësia në ‘rrezik’

Evropaelire.org 

Ndarje, shkëmbim territoresh, autonomi për veriun, korrigjim të kufijve. Këto janë fjalët më të përdorura në ditët e fundit në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se korrigjimi i kufirit me Serbinë do ta ketë mbështetjen ndërkombëtare, nëse arrihet që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, në kuadër të dialogut të Brukselit. Kryeredaktori i gazetës "Koha Ditore", Agron Bajrami tha për Radion Evropa e Lirë se është shumë e... Читать дальше...



OJQ-të i kërkojnë Mogherinit të deklarohet kundër ndarjes së Kosovës

Evropaelire.org 

Organizatat e shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia, i janë drejtuar me një letër të hapur shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ku janë shprehur kundër, siç kanë thënë, ndarjes së Kosovës. Mbi 30 organizata të shoqërisë civile, i ka kërkuar Mogherinit - e cila njëherësh është ndërmjetësuese në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit-  që të dalë me një deklaratë të qartë “kundër ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, mbi baza etnike”. Читать дальше...

Haradinaj: Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë dhe sipas tij çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke. “Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim,” ka thënë Haradinaj në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë. “Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte.” Sipas tij, krejt... Читать дальше...

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmetit vdekjeprurës në Indonezi

Evropaelire.org 

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet në një xhami në Lombok të Indonezisë, pas dyshimeve se kanë mbetur disa persona nën rrënoja, si pasojë e një tërmeti vdekjeprurës që ka goditur këtë zonë të dielën. Tërmeti 6.9 shkallë deri më tani ka lënë të vdekur 100 persona dhe rreth 20,000 të tjerë pa strehim. Xhamia është vetëm një nga mijëra ndërtesat e dëmtuara në veri të ishullit Lombok. Agjencia kombëtare për shpëtim ka njoftuar se deri më tani janë shpëtuar dy persona nga rrënojat. ... Читать дальше...

Mbi 200 të mitur të arrestuar për përdorim të drogave

Evropaelire.org 

Në shtatë mujorin e parë të këtij viti, janë arrestuar 231 persona të moshës së mitur, të cilët janë zënë duke abuzuar me substanca narkotike. Derisa sipas Policisë, për këtë periudhë kohore gjithsej janë arrestuar 1200 persona, për të njëjtën vepër penale. Në Kosovë llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë prej tyre, konsiderohet se janë përdorues aktivë të narkotikëve të ndryshëm. Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës duke folur... Читать дальше...

Prokuroria Speciale ka paraqitur aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se më 3 gusht ka paraqitur aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, kundër të pandehurit serb, M.Z., për shkak se në bashkëkryerje me një grup personash të panjohur, i njëjti ka kryer veprën penale të krimeve të luftës në kundërshtim të rëndë me Konventën e Gjenevës. Sipas komunikatës, M.Z aktualisht është penalizuar sipas neneve 31 dhe 152 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Читать дальше...

Maqedonia arreston 7 persona, dyshohet se luftuan në Siri dhe Irak

Evropaelire.org 

Shtatë persona, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë aktive në luftërat në Siri dhe Irak, janë arrestuar gjatë një aksioni policor në Maqedoni. Personat e arrestuar janë nga mosha 23 deri 47-vjeç, për të cilët nga policia maqedonase njofton se ka pasur dhe fletarrest ndërkombëtar. “Janë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, për të cilët ekzistojnë dyshime se si luftëtarë terroristë të huaj, në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Читать дальше...

Vetëvendosje nuk përjashton protestat për të penguar presidentin Thaçi

Evropaelire.org 

Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, kanë thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka kredibilitet të flasë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, pasi i njëjti sipas tyre ka ndryshuar kufirin me Malin e Zi me ç’rast Kosova ka humbur territor. Deputetja Haxhiu ka thënë se Thaçi duhet të ndalet që të mos vazhdojë dialogun me Serbinë dhe se sipas saj një gjë e tillë mund të bëhet përmes protestave. “Hashim Thaçi nuk duhet ta takojë presidentin e Serbisë... Читать дальше...

Shifra e popullsisë në Australi arrin në 25 milionë

Evropaelire.org 

Numri i popullsisë në Australi do të arrijë shifrën 25 milionë, për herë të parë është raportuar të martën pas matjeve zyrtare. Shifat, që janë rritur edhe si pasojë e migrimit kanë nxitur debatin për meritat e “mëdha apo të vogla” të Australisë dhe ngjeshjes së qyteteve. Aspekti më kontradiktor ka qenë migrimi dhe ajo nëse ky fenomen është duke u rritur shumë apo nëse do të vazhdojë t’i kontribuojë kombit. Derisa shtrirja urbane përkeqësohet në Sidnej dhe Melbërn, Qeveria ka kërkuar nga banorët... Читать дальше...

Vuçiq: As serbët e as shqiptarët nuk do të festojnë për marrëveshjen

Evropaelire.org 

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se tash është koha më e mirë për të gjetur një zgjidhje me Kosovën dhe se vendi i tij është i interesuar për paqe dhe jo te ketë vrasje për territor. “Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt, si dhe serbët e shqiptarët duhet të deklarohen a kemi nevojë për paqe apo të vazhdojmë të vritemi për territor?”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për shtyp në Beograd. Vuçiq u shpreh se marrëveshja, për të cilën ai ka dyshime se do të arrihet... Читать дальше...

Sulmet e talibanëve vrasin ushtarë dhe gra afgane

Evropaelire.org 

Katër ushtarë afganë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në provincën Farah në Afganistan, ka njoftuar një zyrtar lokal. Zëdhënësi i provincës, Mohammad Naser Mehri, ka thënë se sulmi ka nisur në orët e vona të 6 gushtit dhe ka vazhduar deri në mëngjesin e ditës tjetër. Forcat ajrore afgane janë njoftuar për aktin dhe nga sulmet ajrore janë vrarë 19 luftëtarë talibanë dhe janë plagosur 30 të tjerë ka thënë Mehri. Ndaras sulmit, në një tjetër përleshje... Читать дальше...

Publikohen identitetet e rusëve të arrestuar në SHBA

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar identitetet e katër shtetasve rusë të arrestuar nga FBI-ja në Nju Jork me dyshimin e pastrimit të parave dhe mashtrimit. Zëdhënësja e këtij Departamenti, Nicole Navas Oxman, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS më 6 gusht, se katër persona me kombësi ruse, Kirill Dedusev, Aleksei Livadny, Nikolai Tupikin dhe Stanislav Lisitsky janë arrestuar javën e kaluar. Shtetësia e të dyshuarit të pestë që është arrestuar javën e kaluar ende nuk është bërë publik. Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Трофимов

Сергей Трофимов выступит с летним концертом в Зеленом Театре ВДНХ





Персональные новости
Владимир Путин

Тема дня: Путин назвал сохранение духовных ценностей условием укрепления суверенитета





Rusi vs. Gjeorgji: Lufta që tronditi rajonin e Kaukazit

Evropaelire.org 

Para një dekade, lufta filloi mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për fillim të luftimeve. Lufta e shkurtër mori jetën e qindra personave, dhjetëra mijëra të tjerë u zhvendosen si dhe la të dy rajonet separatiste në një konflikt të ngrirë.

Rusi vs Gjeorgji: Lufta që tronditi rajonin e Kaukazit

Evropaelire.org 

Para një dekade, lufta filloi mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për fillim të luftimeve. Lufta e shkurtër mori jetën e qindra personave, dhjetëra mijëra të tjerë u zhvendosen si dhe la të dy rajonet separatiste në një konflikt të ngrirë.

Trump paralajmëron aleatët tregtarë pas zbatimit të sanksioneve në Iran

Evropaelire.org 

Vala e parë e sanksioneve të ashpra që Shtetet e Bashkuara kanë vënë në Iran, ka nisur së zbatuari në mesnatën e 7 gushtit, derisa Uashingtoni dhe Teherani vazhdojnë të shkëmbejnë paralajmërime për këto masa. Sanksionet synojnë të ndalojnë qasjen e Iranit në dollarin amerikan dhe të dëmtojnë industritë kryesore iraniane, duke përfshirë makina, aeroplanë dhe qilima persianë. Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një paralajmërim të ashpër ndaj çdokujt që bashkëpunon në tregti me Iranin, pas... Читать дальше...

Nis së zbatuari vala e parë e sanksioneve amerikane në Iran

Evropaelire.org 

Vala e parë e sanksioneve të ashpra që Shtetet e Bashkuara kanë vënë në Iran, ka nisur së zbatuari në mesnatën e 7 gushtit, derisa Uashingtoni dhe Teherani vazhdojnë të shkëmbejnë paralajmërime për këto masa. Sanksionet synojnë të ndalojnë qasjen e Iranit në dollarin amerikan dhe të dëmtojnë industritë kryesore iraniane, duke përfshirë makina, aeroplanë dhe qilima persianë. Uashingtoni ka pretenduar se iranianët veçse janë duke u përballur me probleme ekonomike si pasojë e sanksioneve, duke përmendur... Читать дальше...

Kalifornia përballet me zjarret më të mëdha në histori

Evropaelire.org 

Dy zjarre në veri të Kalifornisë, të cilat kanë nisur si pasojë e motit të nxehtë, janë kthyer të hënën në zjarret më të mëdha në historinë e këtij shteti, pas një ere të nxehtë që ka shkaktuar zgjerimin e tyre, transmeton AP. Të dyja zjarret që kanë nisur shumë afër njëra-tjetrës, dhe njihen si Kompleksi Mendocini janë duke u trajtuar si incident i vetëm. Zyrtarët e zjarrit kanë njoftuar të hënën se dy zjarret kanë përfshirë një territor prej 1,148 kilometrash katrorë. Këto dy zjarre kanë... Читать дальше...

Kanadaja nuk kthehet mbrapa pavarësisht masave të Arabisë Saudite

Evropaelire.org 

Kanadaja ka refuzuar të tërhiqet nga thirrja për lirimin e aktivistëve të Arabisë Saudite, pasi Riadi ka ngrirë lidhjet ekonomike dhe ka dëbuar ambasadorin e Otavas, në atë që e ka cilësuar si ndërhyrje në çështjet e brendshme. “Kanadaja gjithmonë do të kërkojë të drejta të njeriut në Kanada dhe në gjithë botën dhe të drejtat e grave janë të drejta të njeriut”, ka thënë ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland më 6 gusht. Një ditë më parë, Riadi ka kërkuar kthimin e ambasadorit të tij nga Kanadaja... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Потапова обыграла Шнайдер на старте грунтового турнира WTA 1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Прикамье» провело свыше 3 тыс. экологических исследований в I квартале 2024 года





Путин в России и мире
Москва

Транспортный коридор «Север-Юг» станет катализатором социального и экономического развития стран Евразии и глобального Юга


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко рассказал о планах расширения НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Metallica

Случай на концерте Metallica в России



Москва

Проблематика сегмента верхней одежды - фокус внимания 27-ой Международной выставки зимней моды «LeShow Москва» в ЦВК “Экспоцентр”

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net