123ru.net
World News in Albanian
Август
2018

Новости за 10.08.2018

Ku janë kufijtë tuaj?

Evropaelire.org 

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë vizituar disa fshatra serbe në Preshevë, komunë kjo e banuar me shumicë shqiptare, si dhe disa fshatra shqiptare në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Ne kemi marrë opinionin e disa prej banorëve se çka mendojnë ata në rast se do të ketë shkëmbim të territoreve, korrigjim të kufijve apo ndarje të Kosovës. Këto zgjidhje të mundshme janë duke u përmendur çdo ditë nga zyrtarë serbë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Përgatitën: Milan Nesiq, Taulant Qenaj, Arben Hoti, Ana Toader, Stanko Milovanoviq.

Më në fund basketbollistët e Kosovës do të shkojnë në Sarajevë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, më në fund do të udhëtojë drejt Sarajevës për të marrë pjesë në kampionatin Evropian, FIBA-U16. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, tha për Radion Evropa e Lirë se janë njoftuar nga Ambasada e Bosnje e Hercegovinës në Shkup, se ministri i Jashtëm, Igor Crnadak, ka dhënë leje për lëshimin e vizave për basketbollistët e Kosovës. “Ne kemi filluar përgatitjet, i kemi mbledhur djemtë që të udhëtojmë në drejtim të Bosnje e Hercegovinës. Читать дальше...

Një i ri vret 8 persona në Vlorë

Evropaelire.org 

Një i ri 24-vjeçar ka vrarë tetë persona në fshatin Resulaj të Vlorës, për motive ende të panjohura, njoftojnë mediat në Shqipëri. Ndër të vrarët raportohet se ka edhe gra dhe fëmijë. Së paku 6 persona të tjerë janë lënduar. Policia e Shqipërisë e ka identifikuar të dyshuarin, Ridvan Zykaj, 24 vjeç, dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. “Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së autorit të krimit të rëndë, që ka ndodhur të premten Vlorë”, ka thënë policia shqiptarë në faqen e Facebook-ut. Читать дальше...



Nga teknike, në bisedime për ndryshim kufijsh

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të një pajtimi që kufijtë e Kosovës duhet të ndryshojnë. Por, ata duan vetëm të marrin. Thaçi dëshiron ta marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, por mos t’i japë asgjë Serbisë. E presidenti serb, Vuçiq, e ka bërë të qartë se dëshiron t’i marrë katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk ka thënë asgjë se çka do të japë si këmbim. Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm me luftë. Читать дальше...

Trump dyfishon tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të Turqisë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka autorizuar dyfishimin e tarifave në çelik dhe alumin për importet nga Turqia, teksa rritet konflikti diplomatik pas ndalimit të një pastori amerikan në Ankara. Përmes një postimi në Twitter më 10 gusht, presidenti amerikan ka përmendur zhvlerësimin e lirës turke kundër “dollarit tonë shumë të fuqishëm”. “Sapo autorizova dyfishimin e tarifave në çelik dhe alumin teksa valuta turke, lira turke bie me shpejtësi në krahasim me dollarin tonë amerikan”, ka thënë presidenti amerikan. Читать дальше...

Ushtria amerikane mban trajnim në Maqedoni

Evropaelire.org 

Ushtria amerikane është duke mbajtur një trajnim në qendrën ushtarake trajnuese Krivolak në Maqedoni. Ushtrimi që ka filluar në fillim të muajit do të mbahet deri në fund të muajit gusht. Ushtarët amerikanë të cilët vijnë nga Massachusetts përveç gjuajtjes me mortaja dhe armë tjera kanë praktikuar edhe gjuajte nga helikopterë. Fotot: Ushtria Amerikane/Ed Alvarado, Casey Hustin dhe Jarel Chugg.

Konventa për Kaspikun pritet të nënshkruhet më 12 gusht

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë se pas më shumë se dy dekadave të negociatave, liderët e pesë shteteve të Detit Kaspik do të nënshkruajnë një konventë për statusin ligjor të detit të pasur në qytetin e Kazakistanit, Aqtau më 12 gusht. Nënshkrimi do të jetë “ceremonia kryesore” e samitit, në të cilën do të marrin pjesë presidentët e Azerbajxhanit, Iranit, Kazakistanit, Rusisë dhe Turkmenistanit, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini më 10 gusht. Debatet nëse Kaspiku është det apo liqen kanë nisur prej rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991... Читать дальше...

Protestë e dhimbje për nënën dhe vajzën e vrarë

Evropaelire.org 

Familjarët kanë akuzuar organet e rendit se kanë dështuar t’i mbrojnë të afërmit e tyre kur një burrë 43 vjeç me armë automatike vrau të martën në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës, ish-gruan e tij 40- vjeçare dhe vajzën e tij 9 vjeçe. Sipas familjarëve, gruaja e kishte paralajmëruar policinë se ajo ishte kërcënuar nga ish-bashkëshorti. Në një marsh protestues në Gjakovë, të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, është kërkuar përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse për këtë dhe rastet tjera të dhunës në familje. Читать дальше...



Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

Evropaelire.org 

Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri, ka deklaruar sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin. I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiq dhe presidenti i Kosovës... Читать дальше...

Disa persona kanë vdekur pas një sulmi me të shtëna në Kanada

Evropaelire.org 

Policia kanadeze ka njoftuar për “disa viktima”, si pasojë e të shtënave në qytetin lindor, Nju Brunsuik. Të paktën katër persona janë raportuar të vdekur, pas incidentit në rrugën Brookside Drive. Policia ka thënë se publiku duhet të qëndrojë larg zonës, derisa banorët janë këshilluar “të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dyer të mbyllura për shkaqe të sigurisë”. “Do të ofrojmë më shumë detaje shumë shpejt”, ka deklaruar policia përmes një postimi në Twitter.

Delawie: SHBA-ja nuk ka ndryshuar, ne ju mbështesim

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar dhe se ende vazhdon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe pavarësisë saj. Deklaratat e Delawie vijnë pas komenteve, kryesisht të politikanëve në Beograd, se administrata e Presidentit Donald Trump "nuk e mbështet pavarësinë e Kosovës", ashtu siç e kanë mbështetur administratat e mëhershme. “Shtetet e Bashkuara janë një nga miqtë dhe mbështetësit më të afërt të Kosovës, edhe pse ju mund te lexoni diçka tjetër në media... Читать дальше...

Daçiq: Kundërshtimet hipokrite ndaj ndarjes së Kosovës

Evropaelire.org 

Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet interpretuar si dobësi, ka thënë sot në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. “Si nuk kanë turp ata që flasin se nuk duhet të ketë tash ndryshim kufijsh, ata që na kanë bombarduar ne, për të rrënuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”... Читать дальше...

Zakharova: Moska mbetet pranë qëndrimit të saj karshi Kosovës

Evropaelire.org 

Serbia dhe Rusia janë partnerë strategjik dhe qëndrimi i Moskës karshi Kosovës mbetet i pandryshueshëm, ka thënë Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë. Zakharova është duke qëndruar sot në Beograd. Pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, ajo ka thënë se Kosova është edhe çështje ndërkombëtare… “Është çështje e brendshme, por ka kohë që është shndërruar në problem ndërkombëtar”, ka thënë Zakharova, duke shtuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të... Читать дальше...

Rebelët huthi në Jemen mirëpresin hetimin e OKB-së për sulmet ajrore

Evropaelire.org 

Grupi i rebelëve huthi në Jemen ka mirëpritur të premten një thirrje të Kombeve të Bashkuara për hetim të pavarur të sulmeve ajrore, të koalicionit të udhëhequr nga sauditët që ka lënë të vdekur dhjetëra persona një ditë më parë, duke përfshirë disa fëmijë që kanë qenë duke udhëtuar me autobus. “Ne mirëpresim thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit revolucionar të rebelëve huthi, Mohammed Ali al-Houthi, përmes një postimi në Twitter. Читать дальше...

Medvedev: Sanksionet amerikane në banka dhe valutë mund të konsiderohen "luftë ekonomike"

Evropaelire.org 

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se Moska mund të konsiderojë “luftë ekonomike” dhe do të hakmerret “ekonomikisht, politikisht apo nëse duhet edhe në mënyra tjera”, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin ndalime në bankat ruse apo përdorimin e ndonjë valute. Deklaratat e ashpra të Medvedevit më 10 gusht kanë ardhur pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për një valë të re të sanksioneve dhe ligjvënësit amerikanë kanë propozuar masa tjera, duke përfshirë kufizimet në operacionet e disa bankave shtetërore ruse... Читать дальше...

Talibanët nisin sulm të madh në një provincë të Afganistanit

Evropaelire.org 

Militantët talibanë kanë nisur një sulm në provincën afgane Ghazni, derisa forcat e sigurisë janë duke tentuar që t’i zmbrapsin luftimet, kanë njoftuar zyrtarët. Të paktën një ushtar afgan është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në luftimet e 10 gushtit, ka deklaruar zëdhënësi për këtë provincë, Arif Noori për agjencinë e lajmeve AFP. Shtëpitë e civilëve dhe zonat ushtarake janë përfshirë nga sulmet me murtaja derisa trupat e dhjetëra luftëtarëve talibanë janë në rrugë, ka thënë ai. Talibanët... Читать дальше...

Trump synon krijimin e Forcës Hapësinore deri më 2020

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar të enjten për planin ambicioz të krjimit të “Forcës Hapësinore” si kategori të gjashtë të ushtrisë së SHBA-së deri më 2020. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka përshkruar Forcën Hapësinore, gjatë një fjalimi në Pentagon, si “ide, koha e së cilës ka ardhur”. “Amerika do të kërkojë gjithmonë paqe në hapësirë, ashtu sikurse edhe në Tokë. Mirëpo historia na ka treguar se paqja vjen vetëm përmes fuqisë dhe në sferën e hapësirës së jashtme... Читать дальше...

Mijëra persona evakuohen pas përmbytjeve në jug të Francës

Evropaelire.org 

Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin e 1,600 personave, shumica prej tyre që janë vendosur nëpër kampe, kanë njoftuar zyrtarët. Ata po ashtu kanë njoftuar për zhdukjen e një burri gjerman 70 vjeçar, i cili ishte duke drejtuar fëmijët në njërin nga kampet. Zonat më të prekura nga vërshimet janë, Gard, Ardèche dhe Drôme. Më shumë se 400 zjarrfikës, policia dhe helikopterët janë angazhuar në këtë pjesë. Përmbytjet kanë ardhur pasi jugu i Francës dhe pjesa më e madhe e... Читать дальше...

Masa të ashpra për mjekët që mungojnë në punë

Evropaelire.org 

Ankesat e pacientëve për mungesë të mjekëve në vendin e punës, nuk janë të rralla. Prej 500 sosh sa janë adresuar në Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, 38 për qind kanë qenë pikërisht për mungesë të mjekëve. Kështu ka thënë Besim Kodra, kryetar i kësaj shoqate. “Përgjegjësia dhe llogaridhënia e stafit mjekësor është kyçe për rregullimin e sistemit shëndetësor. Ka pasur ankesa për shembull në Klinikën Gjinekologjike ku pacientja ka pësuar dëmtim shëndetësor, si pasojë e mungesës së mjekut kujdestar... Читать дальше...

K.Veriore sulmon diplomatët amerikanë lidhur me sanksionet

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka sulmuar Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e zbatimit të sanksioneve. Phenjani ka thënë se nuk mund të ketë përparim sa i përket denuklearizimit, nëse SHBA-ja vazhdon të veprojë sipas "skenarit të vjetër". Verikoreanët kanë akuzuar negociatorët amerikanë se janë duke marrë masa kundër qëllimeve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe shpirtit të samitit të mbajtur në Singapor. Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un janë pajtuar në muajin qershor se do të punojnë drejt denuklearizimit. Читать дальше...

SHBA përkrah ushtrinë afgane në luftimin e talibanëve

Evropaelire.org 

Qindra militantë talibanë kanë nisur një sulm masiv në provincën Ghazni në Afganistan, duke vrarë të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë afgane, para se të përkraheshin nga forcat ajrore amerikane, kanë thënë zyrtarë ushtarake afganë dhe amerikanë. Sulmi i 10 gushtit, që ka ndodhur rreth 150 kilometra në juglindje të Kabulit ka plagosur rreth 20 anëtarë të forcave të sigurisë, ka njoftuar përgjegjësi për spitalin e Ghaznit, Mohammad Hemat. Sulmi në qytet, që mban emrin e njëjtë me provincën Ghazni ka nisur herët në mëngjes... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Тема дня: Голикова: нацпроект «Продолжительная и активная жизнь» охватит все сферы здравоохранения


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA сообщила о достижении Рыбакиной после победы над Швентек


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперты рассказали, как вести себя при встрече с летучей мышью





Путин в России и мире
Москва

Путин: Нынешний разворот России на восток стал возможен благодаря БАМу


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске прошла рабочая встреча Александра Лукашенко и Александра Цыбульского




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В МИД РФ рассказали, как США отвлекли внимание от нового транша Киеву


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Песня

Вывод Песни, Альбома, Клипа в ТОП Музыкальных Чартов – iTunes, Apple Music, Youtube Music, Яндекс.Музыка, ВК и Boom, Spotify.



Москва

"Ъ" цена машино-места в элитных новостройках Москвы выросла до 20 млн рублей

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net