Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2018

Новости за 02.08.2018

Dy ukrainas dalin para gjyqit në Krime, nën akuzat për sabotazh

Evropaelire.org 

Ka nisur gjykimi në Sevastopol, ndaj dy shtetasve ukrainas, Volodymyr Dudka dhe Olekiy Bessarabov, të cilët akuzohen për sabotazh në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Avokati i të akuzuarve, Sergei Legostov i tha Radios Evropa e Lirë se gjykimi ka nisur sot dhe po mbahet me dyer të mbyllura. Dudka, Bessarabov dhe ukrainasi tjetër, Dmytro Shyblykov ishin arrestuar në Krime në nëntorin e vitit 2016, nën akuzat se dëshironin të kryenin sabotazh. Në kohën kur këta persona ishin arrestuar, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB)... Читать дальше...

Apple, kompania e parë amerikane që arrin vlerën prej një trilion dollarësh

Evropaelire.org 

Gjiganti i teknologjisë amerikane, Apple, është kompania e parë publike në SHBA që ka arritur vlerën prej një trilion dollarësh në tregun e aksinoeve. Kjo arritje është nxitur nga produkti iPhone, i cili është jashtëzakonisht popullor. Kompania Apple, që u themelua më 1976 në garazhën e Steve Jobs, ka rritur vlerën e aksioneve prej 207,05 dollarë më 2 gusht, duke bërë të mundur që vlera e kësaj kompanie të kap shifrën e trilionit. Bashkëthemeluesi i kësaj kompnie, Steve Jobs kishte lënë Apple në mesin e viteve të 80-ta. Читать дальше...

Vdesin tre persona në dy aksidente në trafik

Evropaelire.org 

Dy persona kanë vdekur në një aksident që ndodhi sot në fshatin Mushtisht të Suharekës. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, sipas të cilit, viktimat e këtij aksidenti janë të moshës 33 dhe 38-vjeç dhe janë nga një familje. Ndërkaq, Hoxha njofton se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe persona të tjerë. Siç njofton Policia, rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm, ka humbur jetën një person, pas një aksidenti në Prishtinë. Читать дальше...



Rusia xhiron filma për Kosovën me vlera milionëshe

Evropaelire.org 

Pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, 15 vjet më parë, që t’i tërheqë nga Bosnjë e Hercegovina dhe nga Kosova ushtarët që kishin marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse, në Rusi po punohet në mënyrë aktive për ta madhëruar praninë ushtarake ruse në Ballkan. Kinematografia ruse po i xhiron dy filma të shtrenjtë me rastin e 20-vjetorit të operacionit “Marshi” të parashutistëve rusë nga Bosnja e Hercegovina në aeroportin e Prishtinës në Sllatinë, në qershor të vitit 1999. Punën në këta... Читать дальше...

Ushtarët e IS-it që u dorëzuan në Afganistan

Evropaelire.org 

Dhjetëra luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik (IS) që janë dorëzuar te forcat afgane më 31 korrik, janë vendosur në një kompleks në Shibirghan, në krahinën afgane Jovzjan. Ekipi i Radios Evropës së Lirë, ka xhiruar brenda këtij kompleksi më 2 gusht.

Franca i jep çmim regjisorit rus që akuzohet për përvetësim fondesh

Evropaelire.org 

Franca i ka dhënë një çmim regjisorit rus të filmit dhe teatrit, Kirill Serebrennikov, i cili është i arrestuar. Serebennikov, i cili ka marrë çmimin “Urdhri për Arte dhe Letra”, është nën arrest shtëpiak dhe po pret që të dalë në gjyq nën akuzat për përvetësim, akuza të cilat, sipas mbështetësve të tij, janë të motivuara politikisht. Ministri i Kulturës i Francës, Françoise Nyssen ka nënshkruar sot dekretin, përmes së cilit, Serebennikovit i jepet urdhëri, që ia njeh kontributin e veçantë në arte dhe literaturë në Francë dhe në botë... Читать дальше...

Problemet ekonomike nxisin protesta në Iran

Evropaelire.org 

Qindra protestues kanë dalë nëpër rrugë, në disa qytete iraniane, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vështirësitë ekonimike që po përballet vendi. Irani po përballet me inflacion të lartë dhe vështirësi në rritje ekonomike, që është shkaktuar pjesërisht nga rënia dramatike e vlerës së valutës kombëtare rial. Për këto arsye, qytetarët kanë protestuar në mbarë vendin, ditët e fundit. Qeveria iraniane, përmes një gazete qeveritare njoftoi se “tubimet e shpërndara dhe pa leje” u mbajtën në qytetin Mashhad... Читать дальше...

Rekordi i të nxehtit në Evropë mund të thyhet në Spanjë dhe Portugali

Evropaelire.org 

Derisa Evropa është mbërthyer nga një valë e të nxehtit, parashikuesit e motit thonë se rekordi i të gjitha kohërave mund të thyhet në ditët në vazhdim. Rekordi aktual në Evropë është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë, në korrik të vitit 1977. Temperaturat janë në rritje në Spanjë dhe në Portugali dhe parashikuesit e motit thonë se mund të vazhdojnë të rriten, duke thyer rekorded kombëtare dhe rekordin 41-vjeçar në Evropë. Shërbimi kombëtar meteorologjik në Spanjë lëshoi një paralajmërim së paku deri të dielën... Читать дальше...



Akuza të ndërsjella Ivanov-Zaev

Evropaelire.org 

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Marrëveshjen me Greqisë për ndryshimin e emrit të shtetit e ka quajtur si marrëveshje më të dëmshme për interesat shtetërore të arritur ndonjëherë. Me këtë marrëveshje, sipas tij, rrënohet identiteti maqedonas, gjuha, kultura dhe gjithçka që ka të bëjë me qenien maqedonase. Ai ka përsëritur qëndrimin se një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk do ta dekretojë, ndërsa tha se do të bartin përgjegjësi të gjitha ata që tentojnë në ndonjë mënyrë ta anashkalojnë nga detyrimet që ia garanton Kushtetuta. Читать дальше...

Britania: Kosova e rëndësishme, por fokusi te çështjet më aktuale

Evropaelire.org 

Qëndrim i Britanisë, si kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është që ky mekanizëm të përqendrohet në çështjet më aktuale që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, tha për agjencinë FoNet ambasada britanike në Beograd, duke sqaruar se kjo nuk do të thotë se Kosova nuk ka rëndësi. Britania e Madhe, e cila mban presidencën e Këshillit të Sigurimit gjatë muajit gusht, nuk e ka futur Kosovën në agjendën e këtij organi të OKB-së. "Kosova është çështje shumë e rëndësishme rajonale evropiane... Читать дальше...

Statuti i Asociacionit i gatshëm për diskutim në Bruksel

Evropaelire.org 

Drafti i parë i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet të jetë gati deri më 4 gusht, kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje, pritet ta dërgojë atë në Bruksel. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Avni Arifi, shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë. Por, Arifi thotë se ky ekip menaxhues, në bazë të një marrëveshjeje të mëhershme në Bruksel, ka një privatësi të plotë në punë, kështu që edhe Qeveria e Kosovës është privuar nga mundësia e marrjes së më shumë informacioneve. Читать дальше...

Statuti i Asociacionit i gatshëm për diskutime në Bruksel

Evropaelire.org 

Drafti i parë i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet të jetë gati deri më 4 gusht, kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje, pritet ta dërgojë atë në Bruksel. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Avni Arifi, shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë. Por, Arifi thotë se ky ekip menaxhues, në bazë të një marrëveshjeje të mëhershme në Bruksel, ka një privatësi të plotë në punë, kështu që edhe Qeveria e Kosovës është privuar nga mundësia e marrjes së më shumë informacioneve. Читать дальше...

Hoti: Deklaratat për shkëmbim apo korrigjim kufijsh po e dëmtojnë Kosovën

Evropaelire.org 

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se lojërat me fjalë si “shkëmbim territoresh” dhe “korrigjim kufijsh” po i kushtojnë Kosovës dhe po e dëmtojnë shtetin në arenën ndërkombëtare. Hoti tha se me këtë territor që ka aktualisht Kosova dhe me këta kufij, mbi 110 vende e kanë njohur atë. Deklaratat e Hotit vijnë si kundërpërgjigje ndaj disa komenteve të bëra nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili, të mërkurën, në një intervistë të dhënë për AP-në... Читать дальше...

Kisha Katolike ndryshon mësimet: Dënimi me vdekje, i papranueshëm

Evropaelire.org 

Papa Françesku i ndryshoi mësimet e kishës katolike në lidhje me dënimin me vdekje, duke thënë se ndëshkimi i tillë është gjithmonë "i papranueshëm" sepse e "sulmon" dinjitetin e natyrshëm të të gjithë njerëzve. Vatikani tha se Papa e miratoi ndryshimin në Katekizmin e Kishës Katolike, që është mësimi zyrtar i këtij institucioni. Më herët, katakizmi thoshte se Kisha nuk e përjashton mundësinë e dënimit me vdekje "nëse ajo është mënyra e vetme e mundshme për të mbrojtur efektivisht jetën e njerëzve përballë agresorit të padrejtë". Читать дальше...

Tre të huaj, përfshirë një shtetas të Maqedonisë, gjenden të vrarë në Kabul

Evropaelire.org 

Policia në Kabul gjeti trupat e tre shtetasve të huaj, të cilët janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin afgan, thanë zyrtarët lokalë. Tre shtetasit e huaj përfshijnë një shtetas të Maqedonisë, një të Indisë dhe një të Malajzisë, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrtat Rahimi. Zëdhënësi i shefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekzia, tha se trupat janë lënë në Musahi, një zonë e paqëndrueshme e qytetit. "Në këtë fazë, mendojmë se është incident terrorist", tha ai. Читать дальше...

Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli sërish për mundësinë, siç e cilësoi ai, të korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjatë procesit të ardhshëm të dialogut. Këto komente, Thaçi i bëri pas vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës. Ai tha se përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e kanë shprehur vullnetin e tyre që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, andaj, sipas tij, nëse ka pajtueshmëri në dialog, kjo pjesë do të mund t’i bashkohej Kosovës. “Kemi rreth 400 kilometra të kufirit... Читать дальше...

Trump kërkon që hetimi i Rusisë të përfundojë “menjëherë”

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje prokurorit të përgjithshëm, Jeff Sessions, të ndalojë “menjëherë” hetimin e lidhjeve midis Rusisë dhe fushatës së tij zgjedhore, të vitit 2016. Kërkesa e Trumpit që Sessions t’i ndalojë hetimet nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, nxiti kritika nga republikanët e tij në Kongres, të cilët thanë se hetimet duhet të vazhdojnë. Demokratët, ndërkaq, e cilësuan këtë veprim si përpjekje të fundit të Trumpit për të penguar drejtësinë ... Читать дальше...

Shefi i sigurisë në Facebook lë firmën

Evropaelire.org 

Shefi i sigurisë në Facebook, Alex Stamos, do të largohet nga firma për të vazhduar karrierën në Universitetin Stanford. Largimi i tij ka qenë i pritur pas lajmeve në muajin mars se Facebook do të riorganizojë sektorin e tij të sigurisë. Shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, tha se Stamos ka luajtur një "rol të rëndësishëm" në kompani. Dorëheqja e tij vjen në kohën kur Facebook është nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij, si dhe pas një krize të privatësisë së të dhënave. Читать дальше...

Trump kërcënon me tarifa më të larta mbi importet kineze

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vënien e taksës 25% mbi disa mallra kineze, në vlerë prej 200 miliardë dollarësh. Shqyrtimi i kësaj takse, që është dyfishi i 10-përqindëshit të planifikuar fillimisht, është kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do që Kina t'i ndryshojë praktikat e saj tregtare.  Megjithatë, vendimi rrezikon t'i rrisë tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Kina tashmë ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse SHBA ec përpara me planin dhe ka akuzuar Uashingtonin për shantazh. Читать дальше...

Thirrje për përmbajtje nga dhuna në Zimbabve

Evropaelire.org 

Komuniteti ndërkombëtar bëri thirrje për përmbajtje në Zimbabve, një ditë pasi protestat në kryeqytetin Harare midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të opozitës lanë të vrarë tre persona. Protestat nisën pasi Komisioni Zgjedhor i Zimbabvesë shpalli fituese të shumicës në parlament partinë në pushtet Zanu-PF. Opozita tha se Zanu-PF ka manipuluar me procesin zgjedhor - i pari që është mbajtur pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara... Читать дальше...

Proces verifikimi për nxjerrjen e të korruptuarëve jashtë sistemit të drejtësisë

Evropaelire.org 

Shumë institucione të Kosovës, besohet se kanë nevojë për procesin e verifikimit, i njohur në termat ndërkombëtar edhe si “vetting”. Verifikimi, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë shihet si i domosdoshëm sidomos për gjyqësorin, prokuroritë dhe organet e ndjekjes penale në përgjithësi.   Ky proces i verifikimit synon nxjerrjen e personave të korruptuar jashtë sistemit të drejtësisë. Ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtari Hamdi Ibrahimi tha për Radion Evropa e Lirë, se çdo proces që ka të bëjë me verifikimin... Читать дальше...

SHBA u vë sanksione dy ministrave turq

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara vunë sanksione kundër dy ministrave turq, për shkak të mbajtjes në burg të një pastori. Pastori i krishterë, Andrew Brunson, 50 vjeç, është arrestuar qysh në vitin 2016, nën akuzat për terrorizëm. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar disa herë Turqinë me sanksione, nëse nuk e liron pastorin, të cilin ai e ka cilësuar si "njeri të pafajshëm". Sanksionet goditën ministrin turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, dhe ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ига Свёнтек

Свёнтек: я чувствую, что с каждым годом получаю всё большую поддержку


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

На площадке МВЦ «Казань Экспо» открылся XVIII Российский венчурный форум





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Девушке сделали предложение на концерте Басты: "Бери кольцо"



Москва

На площадке МВЦ «Казань Экспо» открылся XVIII Российский венчурный форум

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net