Maqedonia e V. regjistron ulje të infektimeve me koronavirus
Maqedonia e Veriut regjistroi të shtunën 26 të vdekur nga koronavirusi dhe 530 raste të reja të të infektuarve. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga këto qytete: shtatë në Shkup, katër në Prilep, tre në Ohër dhe Strugë, nga dy në Strumicë, Manastir, Gostivar dhe nga një në Kumanovë, Dellçevë dhe Tetovë. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,999 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Të shtunën u raportua po ashtu për 538 pacientë të shëruar. Читать дальше...