Vendimi kontrovers për ta lejuar shitjen e armatimit jashtë vendit pritet ta ndihmojë Japoninë ta sigurojë një rol në projektin njëvjeçar për të bashkëprodhuar avionë të ri luftarakë me Italinë dhe Britaninë e Madhe.
Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane dhe, rrjedhimisht, qytetarët e saj mbeten jashtë Sistemit të Kartonit të Gjelbër.
Sasia e chlorpyrifos që është zbuluar në dërgesën e kontestuar nga ana e autoriteteve kroate ka qenë 0.55 mikrogramë në një kilogram, ndërsa, sipas standardeve evropiane, sasia e këtij pesticidi duhet të jetë zero.
Një grup i aktivisteve po kërkon përjashtimin e një profesori të Universitetit të Prishtinës, i cili është denoncuar nga 27 studente për ngacmime seksuale. Aktivistet thonë se një profesor ngacmues “nuk e ka vendin në universitet”.
Opozita nuk ka konsensus për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por shprehet në favor të tyre, për shkak të, siç konsideron ajo, dështimeve të vazhdueshme të Qeverisë, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në politikën e jashtme.
Një urë e madhe në Baltimor të Shteteve të Bashkuara është shembur pasi u godit nga një anije e madhe mallrash të martën në mëngjes. Për pasojë, disa vetura ranë në lumë. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vullnetarët më 23 mars ndihmuan personat me aftësi të kufizuara rëndë për të arritur në lartësitë alpine të maleve Rila në perëndim të Bullgarisë. Ngjitja u organizua nga fondacioni "Eja edhe ti" (Ela I Ti). (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).
123ru.net — живые новости в прямом эфире!
В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.