Për 40 vjet, Abdymalik Tolonbaev ka hequr borën e madhe dhe ortekët për ta mbajtur të hapur një rrugë të rrezikshme malore në distriktin Alaiku, në Kirgizi. Zona e largët ndodhet mes majave të larta të Luginës së Ferganës, ndërsa rruga e vështirë është jetike për rreth 20.000 banorët vendës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë ishte moment i pritur me shpresë por edhe me frikë në Kosovë. Kështu e përshkruajnë situatën që kishin përjetuar 25 vjet më parë Gëzim Sahatçiu nga Prishtina dhe Ali Reka nga Prelezi i Muhaxherëve. Ata kujtojnë ngjarjet që ndodhën gjatë fushatës ajrore 78-ditore të NATO-s, e cila sulmoi lokacione të ndryshme edhe në Kosovë.
Nismat qytetare ankohen se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor ua kufizojnë në masë të madhe pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Kësaj radhe në podkastin Libertas, me psikologen klinike, Jeta Deva, diskutojmë për çrregullimin narcistik të personalitetit. Në këtë episod mund të informoheni më shumë lidhur me shenjat dalluese, parandalimin dhe mënyrat e trajtimit për të menaxhuar një çrregullim të tillë. Sipas Devës, ndër karakteristikat më të theksuara te personat me çrregullim narcistik është mungesa e ndjeshmërisë ndaj personave të tjerë dhe mungesa e vetëbesimit. Në këtë kontekst, ajo shton se në mënyrë që të mbahen raporte të shëndosha... Читать дальше...
Pas ndërhyrjes së NATO-s që çoi në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, Kosova nisi një transformim: nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e në synimin për t’u bërë vend anëtar i NATO-s me ushtri të konsoliduar. Përgjatë këtij rrugëtimi, misioni i NATO-s, KFOR-i, ka vazhduar të menaxhojë e qetësojë shumicën e incidenteve serioze, si në jug, po ashtu edhe në veri të Kosovës.
Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).
123ru.net — живые новости в прямом эфире!
В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.