I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja nuk po i kërkon vetëm Kosovës të ndërmarrë vendime të vështira pasi e njëjta gjë, sipas tij, i kërkohet edhe Serbisë. Duke folur për rregulloren e BQK-së, e cila e ndalon dinarin, Escobar tha se gjatë vizitës së tij do të angazhohet për të gjetur mënyra për të ecur përpara. Për këtë u shpreh optimiste presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur më 13 mars se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën rreth Manastirit të Deçanit. Ky kontest pronësor, që thuhet se qëndron mes Kosovës dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka nxitur mosmarrëveshje të shumta ndër vite.
Pilotët rumunë të aeroplanëve luftarakë F-16, bashkë me kolegët e tyre turq dhe francezë të dislokuar në Rumani, u trajnuan gjatë fundjavës në Fetesht për misione të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për ruajtjen e hapësirës ajrore të aleancës ushtarake perëndimore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Lufta në Gazë, më vdekjeprurësja deri tash, nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje teksa muaji i shenjtë i agjërimit, Ramazani, ka nisur mes një krize humanitare që ka çuar pjesën më të madhe të popullsisë palestineze në prag të urisë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).
123ru.net — живые новости в прямом эфире!
В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.