Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektin për portin e Durrësit

0
Kuvendi i Shqipërisë miraton projektin për portin e Durrësit

Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", që sipas Qeverisë, do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut.

Në seancën e së enjtes, e cila zgjati rreth 14 orë, pas mesnate u miratua marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar.

Në favor të kësaj marrëveshjeje votuan 76 deputetë, ndërsa 35 deputetë votuan kundër këtij projekti.

Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë, ndërsa në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në momentin e votimit.

Seanca u shoqërua me debate të ashpra dhe u ndërpre dy herë, për shkak të tensioneve të krijuara gjatë fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, e mbrojti projektin, duke e cilësuar atë si historik.

“Investimi kap vlerën e 1.2 miliard eurove. Do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë”, tha Rama duke iu përgjigjur kritikave dhe akuzave të opozitës për marrëveshjen.

Opozita e konsideron projektin e Portit të Durrësit si një nga aferat më të mëdha të Qeverisë Rama.

“Marrëveshja shkel me të dy këmbët Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Marrëveshja është një mashtrim fund e krye ligjor”, tha Berisha.

Shefi i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se në Portin e Durrësit do të pastrohen paratë e krimit.

Marrëveshja për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina" u nënshkrua më 11 gusht të këtij viti ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit arab, Muhammed El Alabbar.

Disa ditë pas nënshkrimit, pati një reagim nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropain në Tiranë, duke kërkuar më shumë transparencë dhe qartësi.

Më 23 nëntor,  Zyra e BE-së në Tiranë njoftoi se është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësi, për shkak të modifikimit të projektit.

Vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro.

Por, të enjten gjatë fjalës së saj para deputetëve, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, tha se anulimi i grantit ishte kërkuar prej saj në vitin 2019.

“E kam kërkuar personalisht, sepse nuk kishte pse Shqipëria të merrte një grant 28 milionë euro për të përmirësuar kalatat 1 dhe 2 në portin e Durrësit, për të futur më shumë çimento, grurë apo qymyr, se nuk bënte më asnjë sens ekonomik dhe teknik. U ulëm, diskutuam me BE-në, pasi ishte një aplikim i bërë 12 vjet më parë, dhe në kaq kohë Shqipëria ka ndërruar prioritete dhe strategji”, tha ajo.

Zyra e BE-së në Tiranë ka deklaruar se “sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”.

Pas miratimit në Kuvend, marrëveshja shkon në Presidencë për dekretim.

PD-ja ka depozituar padi në Gjykatë Kushtetuese dhe ka informuar partnerët ndërkombëtarë, pasi pretendon se projekti shkel Marrëveshjen e Asociim- Stabilizimit.

Me nisjen e zbatimit të marrëveshjes me investitorin arab në Durrës, porti tregtar do të duhet të zhvendoset në Porto Romano.

Sipas Ballukut, ky port i ri nuk do t’u përgjigjet vetëm nevojave të Shqipërisë, por edhe të Kosovës.

Ajo tha se ky port do të lidhet përmes linjës hekurudhore me Portin e Thatë të Prishtinës, por edhe me Portin e Thatë në Strugë të Maqedonisë së Veriut, duke u vënë kështu në shërbim të të gjithë Ballkanit Perëndimor.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал, как можно посетить экскурсии в зданиях посольств разных стран


Спорт в России и мире
Москва

В Москве пройдет Братский кубок с "Динамо", ЦСКА и сербскими "Партизаном" и ОФК


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Карен Хачанов

Теннисист Хачанов вышел в третий круг "Мастерса" в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Суд обязал оператора Пулково улучшить защиту от птиц. Тот намерен обжаловать решение





Путин в России и мире
Москва

Появились подробности тайной жизни предложенного Путиным министра обороны


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юлия Савичева

Пензенская певица ответила на жесткую критику Юлии Савичевой



Москва

Мать с ребенком упали с четвертого этажа в шахту лифта в Иванове

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net