Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Afganët vënë në pikëpyetje autoritetin e talibanëve për dënimet e shenjta

0
Afganët vënë në pikëpyetje autoritetin e talibanëve për dënimet e shenjta

Talibanët kanë filluar të japin dënime të rrepta islame në të gjithë Afganistanin, duke rrahur publikisht dhjetëra gra dhe burra në disa provinca, për disa vepra, si vjedhja dhe tradhtia bashkëshortore.

Javën e kaluar, Gjykata Supreme e talibanëve tha se dhjetëra njerëz u dënuan publikisht për "kryerje të tradhtisë bashkëshortore, vjedhje ose ikje nga shtëpia" në provincën jugore të Kandaharit, provincën qendrore Bamiyan dhe provincën veriore të Takharit.

Dënimet publike ndodhën disa ditë pasi udhëheqësi suprem i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, urdhëroi gjyqësorin afgan të zbatojë ligjin Hudood. Kjo është pjesë e përpjekjes së përgjithshme të talibanëve për të zbatuar në mënyrë të rreptë ligjin islamik të Sheriatit, të cilin grupi ekstremist e ka shpallur prej kohësh objektivin e tij kryesor.

Ai u tha gjykatësve afganë se ata duhet të nxjerrin vendime të bazuara në "Hudud dhe Qisas", pas hetimit të plotë të rasteve të "hajdutëve, rrëmbyesve dhe rebelëve", sepse "ky është një vendim i ligjit të Sheriatit islam dhe urdhrit tim".

Sipas interpretimit të talibanëve të Ligjit islamik të Sheriatit, sundimtarët myslimanë duhet të zbatojnë dënimet publike, si gjuajtje me gurë për tradhti bashkëshortore, prerje gjymtyrësh për vjedhje, kryqëzim për grabitje dhe vdekje për rebelim.

Këto vepra konsiderohen si shkelje e kufijve të vendosur nga Zoti, ose Hududi, dhe kështu kërkohen ndëshkime trupore, deri te varja publike. Qisas, në anën tjetër, ia lejon të afërmit të viktimës të vrasë ose falë vrasësin e viktimës.

Vendosja e këtyre dënimeve islamike tani konsiderohet gjerësisht si një shenjë që talibanët kërkojnë të rikrijojnë sundimin brutal që përdorën gjatë sundimit të parë, përgjatë viteve 1996 - 2001. Ish-regjimi i talibanëve ishte famëkeq për kryerjen e ekzekutimeve publike.

Tani shumë afganë po ngrenë alarmin mbi shtytjen e re të talibanëve për të vendosur dënime të tilla.

Ish-ligjvënës, studiues fetarë dhe ekspertë ligjorë theksojnë se qeverisë talibane i mungon legjitimiteti për të imponuar ndryshime të tilla gjithëpërfshirëse ligjore.

Ata thonë se qeveria e izoluar ndërkombëtarisht nuk ka përmbushur parimet ligjore dhe politike të kërkuara, për të prezantuar dhe zbatuar interpretimin e saj të rreptë të ligjit islamik, i cili sipas tyre i privon afganët nga të drejtat e tyre themelore.

Që nga kthimi në pushtet në gusht të vitit 2021, talibanët kanë pasqyruar regjimin e mëparshëm me vendosjen e kufizimeve gjithëpërfshirëse ndaj grave duke i privuar ato nga arsimimi, puna, udhëtimi dhe çdo rol i dukshëm shoqëror.

Ndërsa pezullon respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese afgane, grupi ekstremist ka shkarkuar gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë profesionistë. Po ashtu, e ka mbushur edhe gjyqësorin me klerikë besnikë.

"Problemi kryesor është se si do të zbatohen këto dënime", tha Shukria Barakzai, ish-deputete.

Ajo tha se talibanët thjesht po e përdorin emrin e Ligjit të Sheriatit dhe në 15 muaj kanë dështuar të përmbushin kriteret themelore të kërkuara për krijimin e një sistemi politik të rrënjosur në parimet islame.

“Iu duhet një sistem politik transparent dhe i përgjegjshëm, në të cilin udhëheqësit përgjigjen para njerëzve”, tha ajo.

Barakzai, një kritike në mërgim, tha se sistemi i drejtësisë së talibanëve është i mbushur me nepotizëm, dhe shpesh shkel mësimet islame duke i detyruar njerëzit të rrëfehen përmes torturave.

"Mbi cilat parime po i dënojnë dhe po i vrasin me gurë njerëzit në publik?", pyet ajo. “Atyre u mungojnë gjyqtarët me përvojë dhe të ndershëm”.

Salahuddin Saeedi, një dijetar fetar afgan, u pajtua.

"Kjo është vetëm propagandë sepse talibanët nuk kanë kapacitet për të zbatuar drejtësinë e plotë të përshkruar në islam", tha ai për Radio Azadi.

Saeedi tha se Hudoodi mund të zbatohet vetëm në kushte të rrepta sipas ligjit islamik dhe se talibanët nuk kanë arritur t'i përmbushin ato kushte.

"Qeverisë talibane i mungon legjitimiteti për të zbatuar Hudoodin", tha ai.

Kushtetuta e tanishme jofunksionale e Afganistanit, e prezantuar nën qeverinë e mëparshme, kërkonte që të gjitha ligjet e vendit të ishin në përputhje me urdhrat islamike. Pothuajse të gjithë afganët janë praktikues myslimanë.

Mir Abdul Wahid Sadaat, një ekspert ligjor afgan, tha se dënimet e talibanëve shkelin Ligjin e Sheriatit, sepse ato shkelin frymën e ligjbërjes afgane.

"Të drejtat e popullit të Afganistanit janë objektivi kryesor i këtyre dënimeve talibane", tha ai, duke shtuar se rifutja e tyre minon ligjet dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që Kabuli iu përmbahej në të kaluarën.

Edhe simpatizantët e kanë të vështirë ta mbrojnë obsesionin e talibanëve me dënimet e Hududit.

Hatef Mukhtar, një komentator politik, shpesh mbron veprimet e talibanëve në mediat afgane. Ai tha për Radio Azadi se talibanët duhet të fokusohen në sigurimin e legjitimitetit të brendshëm dhe njohjen ndërkombëtare përpara se të zbatojnë Hudoodin.

Përgatiti: Erjonë Popova






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

«БЛИЦ», «БИТВА СТРАТЕГИЙ», «ДУАТЛОН» инсайд новых дисциплин в спортивном программировании


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Даниил Медведев одолел 121-ю ракетку мира Меджедовича и вышел в 1/8 финала Рима


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

РЭО выступит информационным партнером фестиваля Eco Friendly Fest в Москве





Путин в России и мире
Москва

Амурские семьи могут попасть в кино и отправить особенную открытку благодаря душевному проекту


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Блинкен и Зеленский обсудят ситуацию на фронте и обязательства США


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт «Моя Москва» покажут на mos.ru



Москва

Стартовал очный курс повышения квалификации для руководителей образовательных организаций по проекту «Наука в регионы 3.0»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net