Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Pse ishte kaq vdekjeprurës tërmeti në Indonezi?

0
Pse ishte kaq vdekjeprurës tërmeti në Indonezi?

AP

Një tërmet prej 5.6 shkallësh në Indonezi la të paktën 265 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar, pas shembjes së ndërtesave. Banorët e frikësuar dilnin me vrap nga këto ndërtesa në ishullin e Indonezisë, Java.

Trupat e njerëzve vazhduan të tërhiqen nga rrënojat mëngjesin e së martës në qytetin Cianjur, ku edhe ishte epiqendra e tërmetit. Cianjuri gjendet në provincën më të populluar të Javës perëndimore dhe rreth 217 kilometra në jug të kryeqytetit Xhakarta. Kërkimet për të mbijetuar po vazhdojnë pasi ka banorë që konsiderohen ende të pagjetur.

Përderisa tërmetet e kësaj shkalle zakonisht priten të shkaktojnë dëme të lehta në ndërtesa dhe struktura të tjera, ekspertët thonë se afërsia me zonat problematike gjeologjike, cektësia e tërmetit dhe infrastruktura joadekuate kontribuuan në shkaktimin e dëmeve më të mëdha.

A u cilësua tërmeti i së hënës “i fuqishëm”?

Shërbimi gjeologjik i SHBA-së tha të hënën se tërmeti ishte prej 5.6 shkallësh dhe goditi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmetet e kësaj shkalle zakonisht nuk shkaktojnë dëme të mëdha në infrastruktura të ndërtuara mirë. Por, agjencia thekson se “nuk ka ndonjë shkallë, mbi të cilën mund të ndodhin dëme. Kjo varet nga disa gjëra, si largësia nga tërmeti, lloji i dheut në të cilin gjendeni, lloji i ndërtimit” dhe faktorë të tjerë.

Dhjetëra ndërtesa u dëmtuan nga tërmeti në Indonezi, përfshirë këtu shkolla islamike, një spital dhe ndërtesa të tjera publike. Të dëmtuara mbeten edhe disa rrugë dhe ura, ndërsa energjia elektrike u ndërpre në disa pjesë të këtij regjioni.

Pse shkaktoi ky tërmet kaq shumë dëme?

Ekspertët thonë se faktorët që ndikuan në shkaktimin e dëmeve më të mëdha janë: afërsia me zona problematike në aspektin gjeologjik, cektësia e tërmetit dhe metodat joadekuate që janë përdorur për ndërtimin e objekteve.

“Tërmeti ishte afër sipërfaqes së tokës... dhe epiqendrën e kishte afër vendit ku jetojnë njerëzit. Energjia ishte mjaftueshëm e madhe për të shkaktuar dridhje domethënëse që sollën dëme”, tha Gayatri Marliyani, profesor i Gjeologjisë në Universitetin Gadjah Mada në Yogyakarta të Indonezisë.

Zona më e prekur nga ky tërmet ishte afër disa pjesëve që njihen si problematike në aspektin gjeologjik, tha Marliyani.

Të tilla janë vendet ku ka thyerje të gjatë në gurin që përbën sipërfaqen e tokës. Kur një tërmet ndodh në këto zona, guri në njërën anë rrëshqet.

“Kjo zonë me gjasë ka më së shumti thyerje të tilla në krahasim me pjesë të tjera të ishullit Java”, tha Marliyani.

Ajo shtoi se përderisa dihet për disa thyerje në këtë zonë, ka thyerje të tjera të cilat nuk janë studiuar mirë.

Shumë ndërtesa në këtë rajon as nuk janë të ndërtuara ashtu që të përballojnë tërmete, gjë që ka kontribuar edhe më shumë në dëmet e pësuara, tha Danny Hilman Natawidjaja, një ekspert gjeologjik i tërmeteve në Qendrën e Hulumtimeve Gjeoteknologjike të Indonezisë.

“Kjo e bën tërmetin e kësaj madhësie dhe thellësie edhe më dëmprurës”, tha ai.

A ka Indonezia shpesh tërmete të tilla?

Vendi me mbi 270 milionë banorë goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes në atë që njihet si “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor. Kjo zonë është rreth 40 mijë kilometra e madhe dhe aty ndodhin shumica e tërmeteve në botë.

Shumë prej tërmeteve në Indonezi janë të vogla dhe nuk shkaktojnë dëme të mëdha. Por, ka pasur edhe tërmete vdekjeprurëse.

Në shkurt, një tërmet prej 6.2 shkallësh i la të paktën 25 të vrarë dhe mbi 460 të lënduar në provincës e Sumatrës. Ndërsa, në janar të vitit 2021, një tërmet tjetër i vrau mbi 100 persona dhe i lëndoi gati 6.500 të tjerë në po të njëjtën provincë.

Një tërmet dhe cunami i fuqishëm në Oqeanin Indian i kishte lënë 230 mijë njerëz të vrarë në vitin 2004. Viktima kishte pasur në disa vende të ndryshme, por shumica prej tyre ishin indonezianë.

Përgatiti: Doruntina Baftiu






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о планах создания отечественной платформы электромобиля


Спорт в России и мире
Москва

В Москве пройдет Братский кубок с "Динамо", ЦСКА и сербскими "Партизаном" и ОФК


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Финалистка юниорского Уимблдона-2023 получила временное отстранение за допинг


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

"Погода идёт на поправку": Синоптик прогнозирует долгожданное потепление в Москве





Путин в России и мире
Москва

Появились подробности тайной жизни предложенного Путиным министра обороны


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Пианист

Пианист Мирослав Култышев выступит с концертом в "Зарядье"



Москва

Зоопарк Удмуртии передал Приамурью яйца с эмбрионами японских журавлей

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net