Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Rakiq thotë se Lista Serbe dëshiron vetëm paqe

0
Rakiq thotë se Lista Serbe dëshiron vetëm paqe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha gjatë një konference për media se serbët duan vetëm paqe.

“Po i kërkoj Prishtinës që të mos nxisë tensione dhe të mos përdorë forcën. Shpresoj se nuk do të na duhet të mbrohemi nga dhuna e [Albin] Kurtit”, tha Rakiq.

Konferenca e mbajtur më 22 nëntor në Mitrovicën e Veriut, vjen pas takimit që përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Vuçiq, komunitetit serb në Kosovë: Ruajeni paqen

Rakiq tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe se serbët nga Kosova po kërkojnë vetëm që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen, ashtu siç është rënë dakord në Bruksel.

"Ne duam të jetojmë të qetë dhe vetëm", tha Rakiq.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundër formimit të asociacionit njëetnik.

Hovenier: Të nisin urgjentisht negociatat për Asociacionin

Në konferencë për media, përveç kryetarëve të komunave në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - që dhanëdorëheqje në fillim të muajit, ishte i pranishëm edhe Ivan Todosijeviq, zyrtar i Listës Serbe dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Më 19 nëntor, në rigjykim, Todosijeviq u dënua me një vit burgim për “përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”

Ai u dënua për shkak të deklaratës së tij në mars të vitit 2019 se arsye për "agresionin e NATO-s" kundër caqeve të ushtrisë jugosllave më 1999 ka qenë "e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut".

“Ata e dënuan Todosijeviqin vetëm për shkak të fjalës së lirë. Imagjinoni demokracinë e tyre dhe të drejtat e njeriut, ku ata e dënojnë njeriun për atë që thotë”, tha Rakiq.

Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës pas shkarkimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave.

Më 21 nëntor, takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, rezultoi pa marrëveshje.

Por, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mesnate vendosi ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës.

Faza e dytë ka paraparë shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla.

Serbia - e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan - duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës - ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme - kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave nga autoritetet e Kosovës.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о ходе строительства Троицкой линии метро


Спорт в России и мире
Москва

"Зенит" в Москве обыграл ЦСКА и сравнял счет в серии


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Анна Калинская

Калинская проиграла Свитолиной и не смогла выйти в 1/8 финала турнира в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Собянин сообщил о планах создания отечественной платформы электромобиля





Путин в России и мире
Москва

Как Россия побеждает в Африке: Волна военных переворотов приносит Путину новых союзников


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Анастасия Волочкова: «Я вообще не пью алкоголь»



Москва

Врачи НИКИ детства вместе с пациентами высадили сиреневую аллею

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net