Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2021

BE: Kosova nuk e ka respektuar Marrëveshjen e Brukselit në rastin Todosijeviq

0
BE: Kosova nuk e ka respektuar Marrëveshjen e Brukselit në rastin Todosijeviq

Bashkimi Evropian është i mendimit se në rastin e formimit të Trupit Gjykues në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, i cili ka konfirmuar dënimin e Ivan Todosijeviqit për shkak të deklaratave të tij rreth masakrës së Reçakut, nuk është respektuar marrëveshja e Brukselit.

Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pasi rreth kësaj çështje kishte reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“BE merr në dijeni vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës në rastin e Ivan Todosijeviqit. Sa i takon modaliteteve të procesit ndaj Todosijeviqit në rastin e apelit, rikujtojmë se marrëveshja e vitit 2013 e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mbetet e vlefshme. Kjo marrëveshje parasheh mes tjerash që, Gjykata e Apelit në Prishtinë cakton një panel me shumicë gjykatës serbë të Kosovës për tu marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe. Në ketë rast, kjo nuk është respektuar”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Por, në pyetjen se, a ka qenë ky rast i lidhur me komunat me shumicë serbe apo ndaj një individi që është edhe politikan, Stano ka thënë se “kjo duhet tu adresohet autoriteteve të Kosovës e jo neve, sepse ata e dinë se me çfarë ka lidhje rasti”.

Në pyetjen se në çfarë cilësie BE-ja i komenton rastet e tilla nga Gjykatat e Kosovës, Stano vetëm i është referuar deklaratës që rikujton pjesë të Marrëveshjes së Brukselit.

Gjykata e Apelit në Kosovë e konfirmoi të martën aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim, nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Në mars të vitit 2019, Todosijeviq ka deklaruar se arsye për sulmet e NATO-s në ish-Jugosllavi ka qenë “e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Ai në atë kohë mbante postin e ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, por u shkarkua nga kryeministri i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore, mbrojtja e të pandehurit ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, duke thënë në ankesë se “mbrojtja konsideron se veprimi me të cilin ngarkohet i akuzuari nuk është vepër penale dhe për këtë aktakuza duhet të hedhet"

Në pyetjen se a po bën kështu BE-ja “profilizimin etnik të gjykatësve”, ku përbërja e trupit gjykues bëhet sipas përkatësisë etnike në bazë të përkatësisë etnike të të akuzuarit, zëdhënësi i BE-së është përgjigjur:

“Jo, nuk ka të bëj kjo me profilizimin etnik, por me respektimin e marrëveshjeve të arritura nga të dyja palët”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kritikuar këtë vendim të Gjykatës në Prishtinë dhe duke kërkuar reagim nga BE-ja, kishte thënë mes tjerash se “Todosijeviq është dënuar pse e ka thënë të vërtetën”.

Të pyetur se a kanë koment rreth kësaj deklarate të presidentit të Serbisë i cili përseri mohon krimet në Reçak, zëdhënësi i BE-së ka thënë se “nuk i komentojmë deklaratat e supozuara të politikanëve apo interpretimet në media” por ka shtuar se “fuqishëm nënvizojnë se, çdo mohim apo revizionizëm të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë konfiktit në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990-ta janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.

“U bëjmë ftesë të gjithëve që të tregojnë përmbajtje për shkak të respektit ndaj viktimave dhe të punojnë në mënyrë që të ketë vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së kaluarës. Rajoni ka nevoj për pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve”, ka thënë Stano.

Politikanët nga Serbia vazhdimisht kanë mohuar masakrën e Reçakut, madje duke thënë se kjo ngjarje ishte ”e trilluar”. 

Një gjë të tillë në disa raste e ka thënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në vitin 2019, duke u përgjigjur në pyetjen rreth një deklarate të tillë të presidentit të Serbisë, nga Komisioni Evropian ishin përgjigjur se “një gjë është e qartë, nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që ndodhën në Reçak në Kosovë në janar të vitit 1999”.

Komisioni Evropian edhe në raportet interne ka nënvizuar se në Serbi ka raste të relativizimit të krimeve, glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe vënie në dyshim të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish- Jugosllavi.

Masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare serbe në Reçak ishte cilësuar "krim kundër njerëzimit" nga ish - shefi i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о строительстве моста через Москву-реку у Берегового проезда


Спорт в России и мире
Москва

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Полина Михайлова

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В 2024 году исполняется 140 лет созданию в Москве первой общедоступной публичной бесплатной библиотеки





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Набей им морду, покажи им, что ты настоящий белорус». Лукашенко о поездке спортсменов на Олимпиаду




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Shaman

Екатеринбуржец исполнил хит Shaman’а в метро и получил тростью от бабушки



Москва

Синоптик Позднякова: самыми теплыми днями апреля в Москве стали 2 и 30

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net