123ru.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 20.08.2021

SHBA-ja do të mbulojë shpenzimet për strehimin e afganëve

Evropaelire.org 

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të mbulojë të gjitha shpenzimet për afganët që do të strehohen në vende të ndryshme të botës derisa të përfundojnë procedurat ligjore që ata të vendosen në SHBA. Kështu u tha në një takim të organizuar nga Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy R. Sherman dhe Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një njoftim për media nga zyra e Kurtit, thuhet se në... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron 24 viktima dhe 1.074 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 24 të vdekur me COVID-19, që shënon shifër rekord sa i përket viktimave që nga paraqitja e valës së re të infektimeve me koronavirus në dy muajt e fundit. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: Shkup (6), Kumanovë (5), Tetovë (4), Kërçovë (3), Gostivar (2) dhe nga një në qytetet e Manastirit, Ohrit, Strumicës dhe Valandovës. Sa i përket të infektuarve, nga 4.982 teste të kryera janë regjistruar 1.074 të infektuar me koronavirusin e ri... Читать дальше...

Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të strehojë mijëra afganë

Evropaelire.org 

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka tha se vendi i saj është i gatshëm që të strehojë mijëra afganë, të cilët po evakuohen nga Afganistani, pas marrjes së shtetit nga talibanët. “Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s kemi diskutuar për situatën në Afganistan. Shqipëria është e gatshme të strehojë mijëra afganë. Kjo është një sfidë për NATO-n. Nëse Shqipëria mund ta bëjë një gjë të tillë, pse mos ta bëjnë edhe të tjerët”, shkroi ajo në Twitter. Ministrja Xhaçka tha se strehimi... Читать дальше...



NATO u bën thirrje talibanëve të mundësojnë evakuim të sigurt nga Afganistani

Evropaelire.org 

Aleanca Veri-atlantike (NATO) i ka bërë thirrje talibanëve që të lehtësojnë evakuimin “e sigurt dhe të rregullt” të të huajve dhe afganëve që kanë leje për t’u larguar nga Afganistani, pas raportimeve se disa njerëz po kanë vështirësi që të arrijnë në aeroportin e Kabulit. “U bëjmë thirrje atyre që kanë autoritet në Afganistan që të respektojnë dhe  lehtësojnë largimin e tyre të sigurt dhe të rregullt, përfshirë edhe përmes Aeroportit Hamid Karzai në Kabul”, thanë 30 anëtarët e NATO-s përmes një deklarate të përbashkët më 20 gusht... Читать дальше...

Merkel i bën thirrje Putinit që ta lirojë Navalnyn

Evropaelire.org 

Në përvjetorin e parë të helmimit të opozitarit rus, Aleksei Navalny, kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që ta lirojë atë nga burgu. Këto komente Merkel i bëri pasi u takua në Moskë me Putinin. “I kërkova presidentit rus që ta lirojë Navalnyn”, tha Merkel në një konferencë për media pas takimit në Kremlin. Kjo është vizita e fundit zyrtare e Merkelit në Rusi, pasi ajo do të pensionohet nga politika muajin e ardhshëm. Navalny, një kritik i presidentit Putin... Читать дальше...

Qendra të pakta të vaksinimit

Evropaelire.org 

Derisa vendet e rajonit kanë vendosur pika të vaksinimit në qendra tregtare, në vendet ku mbahen festivalet e në pishina, Kosova vazhdon të ketë nga një vend vaksinimi në një komunë. Në Maqedoninë e Veriut, vaksinimi po kryhet në të gjitha poliklinikat, qendrat shëndetësore, në çdo qytet të vendit. Vaksinimi bëhet edhe në sallën më të madhe sportive në Shkup. Edhe në Shqipëri, vaksinimi po kryhet në të gjitha qendrat shëndetësore. Serbia vaksinimin po e bën nëpër salla të mëdha, në të gjitha shtëpitë e shëndetit. Читать дальше...

Britania zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Britania ka shënuar përvjetorin e parë të helmimit të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny duke vendosur sanksione ndaj shtatë individëve që thuhet se janë operativë të inteligjencës ruse, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim-vrasje”. Zyra e Jashtme britanike shtoi më 20 gusht shtatë emrat në listën e sanksioneve, duke ua ngrirë asetet. Në listën e personave të sanksionuar janë: Aleksei Aleksandrov, Vladimir Panyaev, Ivan Osipov, Vladimir Bogdanov, Kirill Vasilyev, Stanislav Makshakov dhe Aleksei Sedov. Читать дальше...

Imazhet e grave përdhosen pas kthimit të talibanëve

Evropaelire.org 

Imazhet e grave në fasadat e salloneve të bukurisë dhe të bizneseve të tjera në Kabul janë mbuluar apo janë përdhosur, teksa kryeqyteti i Afganistanit po e ndryshon pamjen shpejt, në ditët e para të kthimit të talibanëve në pushtet. Pamje pas dhe para rënies së Kabulit në duart e talibanëve. ​(Përgatiti: Trim Haliti)



Koalicione ndëretnike në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Në zgjedhjet lokale në vjeshtë, Maqedonia e Veriut do të hyjë me dy koalicione të mëdha ndëretnike, maqedono-shqiptare, bazuar në aktivitetet e partive që janë afër arritjes së koalicioneve parazgjedhore. Partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) tashmë kanë bërë të ditur se në shumë komuna do ta mbështesin njëra-tjetrën, që në rrethin e parë zgjedhor, ndërsa në Shkup do të kenë kandidat të përbashkët. Të njëjtën e paralajmërojnë edhe partitë opozitare... Читать дальше...

Merkel: Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Moska dhe Berlini duhet të bisedojnë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Moska dhe Berlini duhet të zhvillojnë dialog pavarësisht “mosmarrëveshjeve të thella”. Këto deklarata ajo i bëri teksa nisi takimin me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë. Kjo është vizita e fundit zyrtare e Merkelit në Rusi, pasi ajo do të pensionohet nga politika muajin e ardhshëm. “Ne kemi shumë çështje që duhet të adresohen në takimet kokë më kokë”, i tha Putini Merkelit, gjatë fillimit të takimit. “Jam i sigurt se kjo nuk do të jetë vetëm vizitë lamtumirës... Читать дальше...

Në Kosovë arrijnë vaksinat e dhuruara nga SHBA-ja

Evropaelire.org 

Në Kosovë të premten arriti kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky kontingjent prej 35.100 dozash të vaksinës kundër koronavirusit, është në kuadër të donacionit prej mbi 500.000 vaksinave që SHBA-ja do të dhurojë për Kosovën, përmes programit COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për shtetet e varfra. Në ceremoninë e organizuar në Prishtinë, pas arritjes së këtij kontingjenti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në mars i kishte shkruar presidentit amerikan... Читать дальше...

Sërish rekord rastesh të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 20 gusht se katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 2.250 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë e infektimeve ditore që është regjistruar në Kosovë. Viktimat ishin nga Peja, Prizreni, Rahoveci dhe Gjilani. Rastet e reja dalin pas testimit të 11.814 mostrave. MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar 154 persona. Sipas njoftimit, grupmosha me më së shumti raste të reja është ajo 20-29 vjeç me 543 raste, pasuar nga 30-39 vjeç me 476 raste. Читать дальше...

Qytetarët e Kosovës nuk kanë kufizime për hyrje në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Mali i Zi ka njoftuar se hyrja e qytetarëve të rajonit në këtë vend mbetet i pakushtëzuar dhe se në kufijt malazez nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit. Hyrja e pakushtëzuar vlen për banorët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për qytetarët malazez që udhëtojnë nga këto vende. Më herët Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës, në faqen e saj në Facebook ka... Читать дальше...

KQZ-ja kërkon verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për verifikim emrat e 3.205 kandidatëve të partive të ndryshme politike, që marrin pjesë në zgjedhjet lokale , për të parë nëse ata plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në zgjedhjet, që do të mbahen më 17 tetor.  Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media të mbajtur të premten, tha se edhe rreth 2.000 emra të tjerë do të dërgohen në institucione të ndryshme siç janë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës,  Ministria e Punëve të Brendshme... Читать дальше...

Serbia ndërton objektin e “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”

Evropaelire.org 

Serbia ka filluar ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”. Investimi në mbi 6 milionë euro do të bëhet nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës për Kosovën, që funksionon në kuadër të saj. Drejtori i kësaj zyreje Petar Petkoviq, hodhi gurthemelin për ndërtimin e Universitetit të premten (20 gusht) në Mitrovicën Veriore. “Ky është gurthemel i harmonisë unitetit të popullit tonë në Kosovë, dhe për këtë sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe do të jemi... Читать дальше...

Frikë dhe dëshirë për fillimin e vitit të ri shkollor

Evropaelire.org 

Përgatitjeve të përvitshme të prindërve çdo fundverë, për vitin e ri shkollor të fëmijëve të tyre, këtë vit i është shtuar edhe brenga e rrezikut të infektimit me koronavirus. Vjollca Bajraktari nga Prizreni, ka tri vajza. Dy nga to, njëra 17 dhe tjetra 12 vjeçe, presin ta nisin mësimin në shkollë, më 1 shtator. Vjollca, e cila është vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit, thotë se këtë vit ka frikë për shëndetin e vajzave në shkollë, për shkak se ato mund të infektohen me COVID-19... Читать дальше...

Bota solidarizohet me afganët pas kthimit të talibanëve

Evropaelire.org 

Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi. ​(Përgatiti: Trim Haliti)

OKB: Talibanët po bëjnë kontrolle derë më derë

Evropaelire.org 

Talibanët kanë filluar gjithnjë e më shumë të kërkojnë për të gjetur personat që kanë punuar me forcat e NATO-s ose Qeverinë afgane, thuhet në një dokument të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, transmeton BBC. Në dokument thuhet se talibanët kanë shkuar “derë më derë” për të kërkuar këta persona dhe për të kërcënuar anëtarët e familjeve të tyre. Grupi islamik pati deklaruar se nuk do të ketë hakmarrje ndaj kundërshtarëve dhe atyre që kanë punuar me forcat e huaja. Megjithatë ekziston një frikë... Читать дальше...

SHSKUK: 539 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të premten (20 gusht ) se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme rajonale janë të shtrirë 702 pacientë prej të cilëve 603 janë konfirmuar si të infektuar me koronavirusin e ri. Sipas njoftimit, 28 janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 539 po trajtohet me oksigjeno-terapi. Vetëm në Klinikën Infektive në QKUK janë të shtrirë 112 pacientë. Të enjten më 19 gusht, gazetarja e... Читать дальше...

Të shtëna jashtë aeroportit të Kabulit teksa kaosi po vazhdon

Evropaelire.org 

Të shtëna paralajmëruese janë shkrepur në aeroportin e Kabulit, më 19 gusht, për të kontrolluar turmat e mëdha që po vazhdonin të tuboheshin para mureve të larta. Mijëra njerëz janë grumbulluar te aeroporti, duke kërkuar me ngulm të ikin nga kryeqyteti, pas rënies së tij në duart e talibanëve. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

AI: Talibanët kanë vrarë dhe masakruar disa shiitë

Evropaelire.org 

Organizata Ndërkombëtare Amnesty International (AI) tha se muajin e kaluar, militantët talibanë, kanë  torturuar dhe "masakruar" brutalisht disa pjesëtarë të pakicës kryesisht shiite Hazara të Afganistanit. Kjo sipas organizatës është një "tregues i tmerrshëm" që flet për sundimin e grupit militant sunit. Në një raport të botuar më 19 gusht, Amnesty International tha se nëntë burra Hazara u vranë midis 4 dhe 6 korrikut në rrethin Malistan në provincën lindore të Ghaznit. Organizata e të drejtave... Читать дальше...

Navalny thotë se korrupsioni është baza e shumë problemeve në botë

Evropaelire.org 

Kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny, iu bëri thirrje vendeve perëndimore që të luftojnë korrupsionin në nivel global, pasi sipas tij, ai është shkaku kryesor i shumicës së problemeve në botë. Navalny përmes një letre të hapur, e cila u publikua nga gazetat perëndimore, thotë se derisa udhëheqësit perëndimorë përpiqen të zgjidhin problemet globale, siç janë luftërat, varfëria, migracioni, kriza klimatike dhe armët e shkatërrimit në masë, korrupsioni rrallë vendoset në krye të agjendës, edhe pse... Читать дальше...

Blinken dhe Rama diskutojnë për strehimin e afganëve

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike më 18 gusht në lidhje me ofertën e Shqipërisë për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë. Në një njoftim të lëshuar të enjten nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, thuhet se Sekretari Blinken ka falenderuar “kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë”. Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Баскетболист ЦСКА Хэнлан назвал Москву лучшим местом для жизни


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Новак Джокович в пятый раз получил спортивный «Оскар» как атлет года


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Мокрый фасад: как сделать отделку по технологии СФТК





Путин в России и мире
Москва

Площадь трех вокзалов в Москве переименуют


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко убежден, что белорусы «никогда еще так хорошо не жили»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Проводивший панихиду по Навальному* священник запрещен в служении



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Песня

Совместная Песня со Звездой.



Москва

SHOT: воспитательница избила ребенка в детском саду Подмосковья

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net