123ru.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 05.08.2021

OKB e shqetësuar për vaksinat e papërdorura

Evropaelire.org 

Organizata e Kombeve të Bashkuara është shqetësuar për situata ku vaksinat kundër COVID-19 kanë mbetur të papërdorura, tha një zëdhënës i OKB-së të enjten. Ai ka theksuar se OKB mundet të ndihmojë që vaksinat të përdoren vetëm me kërkesë të qeverive. Programi i shpërndarjes së vaksinave, COVAX deri më tani ka shpërndarë 186.2 milionë doza te 138 shtete. Ndërsa sipas të dhënave të UNICEF-it, COVAX synon të sigurojë 2 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021. Читать дальше...

Lionel Messi largohet nga klubi Barcelona

Evropaelire.org 

Klubi i futbollit Barcelona njoftoi të enjten se lojtari Lionel Messi nuk do të qëndrojë më në këtë klub, duke thënë se rregullimi financiar i Ligës Spanjolle e ka bërë të pamundur nënshkrimin e një kontrate të re për yllin argjentinas. Barcelona tha në një deklaratë se marrëveshja për një kontratë të re ishte arritur por pengesat financiare e bënë të pamundur që lojtari të vazhdojë të qëndrojë në këtë klub. Klubi ka fajësuar rregullativën e ligës spanjolle që nuk e ka lejuar klubin të nënshkruajë kontratë të re me lojtarin. Читать дальше...

Maqedonia e Veriut përballet me zjarre

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut po përballet me zjarre, gjë që ka shtyrë autoritetet të shpallin gjendje të krizës për një muaj. Nga zjarret, sipas autoriteteve maqedonase, ka humbur jetën një grua. Kjo video është xhiruar pasditen e të enjtes në Komunën e Sopishtes, që gjendet në afërsi të Shkupit, ku zjarrfikësit janë përballur me zjarret.



Turqia dhe Greqia në luftë me zjarret përgjatë motit të nxehtë

Evropaelire.org 

Rojet e bregut në Turqi i evakuuan qindra banorë të fshatrave larg një termocentrali që po digjej të enjten. Në anën tjetër, zjarrfikësit grekë luftuan me një flakë të madhe afër një zone antike të Olimpit përderisa vala historike e nxehtësisë po bën dëme të mësa në juglindje të Evropës. Rivalët rajonalë janë bashkuar këtë javë në luftën kundër fatkeqësisë të cilën zyrtarë të lartë dhe ekspertë po e lidhin me mot intensiv të shkaktuar nga ngrohja globale. Tetë persona kanë vdekur dhe disa të... Читать дальше...

Në pandemi rriten investimet e huaja

Evropaelire.org 

Investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar rritje vitin e kaluar, pavarësisht faktit se bota është ballafaquar me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi dhe shumë aktivitete në gjithë globin u mbyllën. Vitin e kaluar, vlera e investimeve ndërkombëtare në Kosovë ka arritur në 341.7 milionë euro, apo 34.2 për qind më shumë se vitin paraprak, ku vlera investimeve ishte 254.6 milionë euro. Kurse, në katër muajit e parë të këtij viti, shuma e investimeve të huaja ka arritur në 142 milionë euro. Sipas... Читать дальше...

Pak përkrahje për sektorin e riciklimit

Evropaelire.org 

Mbeturinat e shumta nëpër rrugët e Kosovës dhe moskujdesi i qytetarëve ndaj natyrës, dy vjet më parë e shtyn Dukagjin Berishën, që të niste një biznes për riciklimin e qelqit. Që nga ajo kohë, Berisha ka arritur që përmes riciklimit të qelqit, të prodhojë dhjetëra produkte të ndryshme, duke përfshirë kubëza për tokë si dhe tavolina të ndryshme. “Kam menduar se çfarë të bëj diçka për ta ruajtur ambientin që të kontribuoj edhe unë në këtë çështje dhe e kam zgjedhur riciklimin e qelqit, sepse e kam parë që nuk riciklohet te ne. Читать дальше...

Gjykata Kushtetuese miraton pasaportën shëndetësore në Francë

Evropaelire.org 

Autoriteti më i lartë kushtetues në Francë të enjten ka aprovuar pasaportën shëndetësore të COVID-19 që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike. Kjo pasaportë kontraverse që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive ku kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron që po e udhëheq një diktaturë shëndetësore. Por, Gjykata Kushtetuese tha se kufizimet e votuara në Parlament muajin e kaluar përfaqësojnë një balancë mes shqetësimeve për shëndetin publik dhe lirinë personale. Читать дальше...

SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik  

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovë që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik. “Në fund të fundit, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë se në cilat iniciativa do të bashkohet dhe cilat e mbështesin më së miri vizionin e saj ekonomik. Megjithatë, ne inkurajojmë qeverinë që t’i qaset përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik me mendje të hapur... Читать дальше...



Katër viktima dhe 219 raste me COVID-19 në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të raste të të infektuarve me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik të enjten ka njoftuar për katër viktima dhe 219 të infektuar në 24 orët e fundit nga testimi i 4,713 mostrave. Sipas raportit, 30 persona janë shëruar nga infektimi. Viktimat janë dy në Shkup (61 dhe 66 vjeç) dhe nga një në Tetovë (76) dhe Kërçovë (76). Pas Shkupit numër më të madh të të infektuarve ka në qytetin e Tetovës. 105 pacientë me COVID-19 janë shtruar në Klinikën Universitare në Shkup dhe qytete të tjera... Читать дальше...

Atletja bjelloruse e "lumtur që është e sigurt" në Poloni

Evropaelire.org 

Atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya ka thënë se është e lumtur që është e sigurt në Poloni, tri ditë pasi arriti t’i shmangej tentimeve të ekipit kombëtar të saj për ta dërguar në vendlindje pasi ajo kritikoi trajnerët. Vrapuesja olimpike kishte bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të shmangur dërgimin e saj në shtëpi para kohe nga Lojërat Olimpike në Tokyo. Njëzet e katër vjeçarja arriti në Varshavë gjatë natës me mbrojtje diplomatike dhe tani pritet një kërkesë për azil. Ajo... Читать дальше...

Sali Berisha dorëzon padinë kundër Antony Blinken

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dorëzuar në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë për shpifje ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. “Kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedentë të mëparshme të ngjashme dhe në parimin universal se shpifja nuk ka imunitet sepse ajo nuk hyn në funksione zyrtare dhe për rrjedhojë imuniteti në rastin e shpifjes nuk mund të përdoret si mburojë”, tha të enjten Berisha në një konferencë për media. Padia e Berishës vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit... Читать дальше...

Kosova regjistron edhe dy viktima dhe 195 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë, të enjten u regjistruan dy viktima dhe 195 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Viktimat jnaë nga Komuna e Prizrenit dhe Suharekës.  Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 3.730 mostrave. Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve të reja i përket grupmoshës 20-29 vjeç, përkatësisht 56 raste. Ndërkaq, nga mosha 0 deri 19 vjeç janë regjistruar 23 raste me koronavirus. Gjatë 24 orëve paraprake janë shëruar 16 pacientë, ndërkaq raste aktive... Читать дальше...

Inicohen 22 raste në lidhje me mohimin e gjenocidit në Bosnje

Evropaelire.org 

Që nga 28 korriku, kur hynë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH) që ndalojnë mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, të vendosura nga ish Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko, Prokuroria e Bosnjes dhe Hercegovinës ka hapur 22 raste me akuza për këto krime.  Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë  nga zëdhënësi i Prokurorisë, Boris Grubeshiq më 5 gusht.  "Pas publikimit të vendimit të Përfaqësuesit të Lartë deri më sot, në Prokurori të Bosnjës dhe Hercegovinës... Читать дальше...

Vlladimir Llazareviq shpallet qytetar nderi nga një komunë në Serbi

Evropaelire.org 

Komandanti i ish-Jugosllavisë, Vlladimir Llazareviq, i dënuar për krime kundër njerëzimit për shkak të spastrimit etnik gjatë luftës së fundit në Kosovë, është shpallur qytetar nderi nga një komunë në jug të Serbisë. Llazareviq ka qenë për 10 vjet në burg për shkak të dënimit të shqiptuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi, për shkak të dëbimeve dhe trajtimit çnjerëzor të kosovarëve, sa ka qenë në pozitën e komandantit të ushtrisë jugosllave në Prishtinë në vitet 1990. Zyrtarët në komunën Pantelej... Читать дальше...

Në luftë me zjarret

Evropaelire.org 

Shumë vende në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara janë kapluar nga zjarre të fuqishme që po lënë pas shkatërrime të pronave dhe djegie masive të maleve. Zjarrfikësit dhe forcat tjera të sigurisë po mundohen t’i shuajnë zjarret, por shumë shpesh pa sukses. Këtu janë pamjet e disa nga zjarret po ndodhin këto ditë. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Libani tërheq vërejtje kundër "synimeve agresive" të Izraelit

Evropaelire.org 

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka akuzuar të enjten Izraelin për përshkallëzim të armiqësive, pasi aeroplanët izraelitë kanë kyer sulme ajrore një natë më par në këtë shtet. Bombardimet e Izraelit kanë qenë të parat që kanë shënjestruar Libanin nga viti 2006, dhe pritet të ndikojnë në rritje të tensioneve me Iranin, i cili përkrah militantët aktivë në këtë zonë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun, i ka konsideruar sulmet edhe si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Libanit... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize

Evropaelire.org 

Një grua 59-vjeçare nga fshati Çellopek në Komunën e Staro Nagoriçanës, ka humbur jetën për shkak të zjarreve. Autoritetet bën të ditur se viktima e identifikuar si Stojanka, pasi flakët kapluan shtëpinë e saj, nga paniku ishte mbyllur në një dhomë të shtëpisë. Ndërkaq, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë vendin për 30 ditë, për shkak të gjendjes alarmante të shkaktuar nga zjarret që kanë kapluar vendin gjatë ditëve të fundit, një pjesë e të cilave ende janë aktive. Читать дальше...

Shndërrimi i mbetjeve të qelqit në produkte fitimprurëse

Evropaelire.org 

Dukagjin Berisha nga Gjakova ka nisur një biznes të vogël para dy vjetësh. Ai riciklon qelqin duke e shndërruar në produkte të ndryshme përfshirë kubëza, pllaka trotuaresh dhe tavolina. Këtë ide thotë se e nisi nga dashuria për mjedisin.

Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së për dozat përforcuese të vaksinave

Evropaelire.org 

Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nga muaji shtator, duke vepruar në kundërshtim me thirrjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të pezulluar këto programe derisa të vaksinohen më shumë njerëz në botë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Franca është duke punuar për të dhënë dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit dhe ata që janë më të cenueshëm ndaj sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus. “Doza e tretë duket se do të jetë e domosdoshme... Читать дальше...


Музыкальные новости
Наталья Сергунина

Сергунина: В список 100 лучших ресторанов России включили 36 московских заведений





Персональные новости
Сергей Безруков

«Маленький принц» с Безруковым открыл «Эхо» Большого детского фестиваля в Архангельске





Turqia kritikon planin e SHBA-së për zhvendosje të afganëve

Evropaelire.org 

Turqia ka kritikuar programin e Shteteve të Bashkuara për të ofruar mundësinë e zhvendosjes së afganëve që mund të jenë shënjestra të dhunës së talibanëve, për shkak të lidhjeve me SHBA-në, duke thënë se ky vendim mund të nxisë “krizë të madhe të migrimit” në rajon. Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur programin e ri më 2 gusht, nën të cilën mijëra afganë do të kenë mundësi të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Afganët që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë... Читать дальше...

Talibanët paralajmërojnë për më shumë sulme ndaj zyrtarëve afganë

Evropaelire.org 

Talibanët kanë paralajmëruar për më shumë sulme që shënjestrojnë zyrtarë të Qeverisë afgane, pas një sulmi që ka pasur cak ministrin në detyrë të Mbrojtjes në Kabul, ndërkohë që kryengritësit vazhdojnë luftën për të kontrolluar qytetet në këtë shtet. Sulmi ndaj ministrit në detyrë, Bismillah Khan Mohammadi, “shënon fillimin e operacioneve hakmarrëse kundër qarqeve dhe liderëve të administratës në Kabul, të cilët janë duke urdhërur sulme dhe bombardime në zona të ndryshme të shtetit”, ka thënë zëdhënësi i talibanëve... Читать дальше...

Teksas: 11 migrantë të vdekur pas përmbysjes së furgonit

Evropaelire.org 

Një furgon me 25 migrantë është përplasur me 4 gusht në Teksas të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona dhe duke plagosur disa të tjerë, kanë thënë autoritetet. Sherifi i qarkut Brooks, Urbino Martinez, ka thënë se furgoni ka qenë i mbingarkuar dhe në shpejtësi të madhe kur vozitësi ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Martinez ka thënë se beson që të gjithë pasagjerët kanë qenë migrantë. Rreshteri Nathan Brandley nga Departamenti për Siguri Publike në Teksas... Читать дальше...

Presidenti i ri iranian betohet para Parlamentit

Evropaelire.org 

Presidenti i ri iranian, Ebrahim Raisi do të betohet më 5 gusht para Parlamentit, për të kompletuar hapin e dytë të inaugurimit, teksa Teherani përballet me një ekonomi të shkatërruar nga sanksionet amerikane, me rritje të krizës shëndetësore dhe negociata të vështira për ringjallje të marrëveshjes bërthamore që ky shtet ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015. Ish-shefi i gjyqësorit, Raisi, është kritikuar nga Perëndimi për trajtimin e njerëzve në të kaluarën dhe është sanksionar nga Shtetet... Читать дальше...

SHBA planifikon t'iu kërkojë udhëtarëve të huaj dëshmi të vaksinimit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do të mund t’iu kërkojnë pothuajse të gjithë vizitorëve të huaj që të vaksinohen plotësisht, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Zyrtari i paidentifikuar u ka thënë disa agjencive të lajmeve se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka kërkuar disa grupeve që të krijojnë një rihapje me faza për vizitorët ndërkombëtarë. Megjithatë, asnjë afat kohor nuk është dhënë ende. Shtetet e Bashkuara janë përballur me rritje të numrit të të infektuarve, sidomos në mesin e të pavaksinuarve... Читать дальше...

Çfarë ndodh kur përplasen Olimpiada dhe politika?

Evropaelire.org 

Ndonëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bën thirrje për neutralitet, Lojërat Olimpike kanë dëshmuar se shpesh janë të lidhura me politikën, përfshirë edhe atletët që synojnë të argëtojnë botën përgjatë dy javëve. Ndër arsyet kyçe: Shpërthimet diplomatike. Qindra atletë kanë marrë pjesë nëpër Lojëra Olimpike dhe nuk janë kthyer kurrë në vendin që e kanë përfaqësuar. Historitë e tyre nga viti 1948, kur kanë nisur Lojërat Olimpike në Londër pas periudhës së Luftës së Dytë Botërore, konfirmojnë se kur bota takohet për sporte... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

"Спартак" сыграет с "Динамо" в 1/2 финала Пути Регионов Кубка России


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Елена Рыбакина поднялась в мировом рейтинге


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Синоптик Шувалов предсказал 30-градусную жару в Москве в мае





Путин в России и мире
Москва

Рязанские дизайнеры представили свой бренд одежды на модном показе Estet Fashion Week


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

У помощника Лукашенко по общим вопросам нашли три квартиры в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве обвинили Зеленского в неспособности добиться нового пакета помощи от США


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Владимир Высоцкий

Актриса Лужина рассказала правду о романе с Высоцким



Москва

В Москве вынесли приговор банде «черных риелторов»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net