123ru.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 23.08.2021

Pentagoni do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin

Evropaelire.org 

Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër koronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kujtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka premtuar qysh në fillim të këtij muaji se do të marrë masa, pasi FDA-ja ta miratojë plotësisht vaksinën. Kirby tha se udhëzimet janë duke u zhvilluar dhe se afati kohor do të publikohet në ditët në vijim. Читать дальше...

Vitia – në luftë me pandeminë e sytë nga Prishtina

Evropaelire.org 

Qytetarët dhe shoqëria civile, janë duke e kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas tyre, Vitia nuk duhet të largohet nga ministria në kohën kur në Kosovë numrat e të infektuarve nga COVID-19 po rriten çdo ditë. Mara Çeta nga Gjakova thotë se është e kënaqur me punën e Arben Vitisë si ministër. Çeta, 71-vjeçare, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai nuk duhet ta lë në gjysmë këtë punë, që ajo e cilëson të mirë. Читать дальше...

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të fillojë më 1 shtator

Evropaelire.org 

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të fillojë më 1 shtator, me pjesëmarrje fizike të nxënësve në institucionet shkollore dhe me orar të rregullt, tha të hënën ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Pjesa më e madhe e vitit të kaluar shkollor në Kosovë, por edhe në vende të tjera, është zhvilluar në distancë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nagavci tha se “të gjitha studimet” kanë treguar se pasojat te fëmijët, për shkak të mbylljes së shkollave, “kanë qenë të mëdha”. Читать дальше...



HRW: Sulmet izraelite në Gaza mund të jenë krime lufte

Evropaelire.org 

Sulmet ajrore izraelite që shkatërruan katër ndërtesa të larta gjatë konfliktit të majit në Rripin e Gazës, mund të përbëjnë krime lufte, tha organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch (HRW). Në këto sulme nuk është lënduar askush, por, sipas HRW-së, disa dhjetëra familje kanë mbetur pa strehë. Autoritetet izraelite kanë thënë atëbotë se grupet militante palestineze i kanë përdorur kullat e sulmuara për qëllime ushtarake. Por, HRW tha të hënën se Izraeli nuk ka ofruar asnjë provë për t’i mbështetur këto pretendime. Читать дальше...

Talibanët kundërshtojnë zgjatjen e pranisë së trupave të huaja

Evropaelire.org 

Talibanët thanë se do të ketë “pasoja” nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e zgjasin praninë në Afganistan përtej 31 gushtit. Grupi militant ka marrë kontrollin e Kabulit më 15 gusht, dy javë përpara se trupat ndërkombëtare të përfundojnë tërheqjen nga Afganistani. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore thanë se evakuimi kaotik i mijëra njerëzve që duan të largohen nga Afganistani, mund të kërkojë mbajtjen e trupave në terren edhe pas 31 gushtit. Së paku 20 njerëz kanë humbur... Читать дальше...

Me shqipen kundër paragjykimeve

Evropaelire.org 

Borivojen, Angjellën nga Serbia dhe Bennedictën nga Franca i bashkoi gjuha shqipe. Borivoje Laziq (23) studion Gjuhën Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd dhe për herë të parë po e viziton Kosovën për të marrë pjesë në Seminarin e 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. “Mendoj se Prishtina është shumë e bukur dhe ka shumë gjëra që janë interesante për t'i parë", thotë ai për Radion Evropa e Lirë teksa tregon për përshtypjen e parë për kryeqytetin e Kosovës. Читать дальше...

Erdogan viziton Bosnjën më 27 gusht

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Bosnje e Hercegovinën më 27 gusht, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Presidenca e Bosnjës. Takimi me anëtarët e Presidencës së këtij vendi është planifikuar për të njëjtën ditë. Anëtarët e Presidencës: Zhelko Komshiq, Shefik Xhaferoviq dhe Millorad Dodik janë takuar me presidentin turk në Ankara në mes të marsit, kur edhe është nënshkruar Marrëveshja për ndërtimin e autostradës Sarajevë-Beograd. Në fillim të majit... Читать дальше...

Vatra e vetme e rezistencës ndaj talibanëve

Evropaelire.org 

Lugina e Panxhshirit mbetet e vetmja vatër rezistence kundër talibanëve në Afganistan, pasi militantët islamikë morën kontrollin e vendit. Ish-forcat qeveritare afgane kanë formuar atje një lëvizje rezistence, dhe po përgatiten për “konflikt afatgjatë”, por thonë se janë të gatshëm edhe të negociojnë me talibanët. (Përgatiti: Trim Haliti)



Maqedonia e Veriut nis fushatën për vaksinimin e popullatës

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të hënën, më 23 gusht ka nisur fushatën për vaksinimin e popullatës, si mundësi e vetme për të parandaluar përhapjen e virusit. Fushata kombëtare “Vaksinohu”, sipas kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, vjen si nevojë urgjente pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19, por edhe hezitimit të një kategorie të caktuar për të marrë vaksinën kundër koronavirusit. “Vala e re dhe varianti i ri Delta vërtetojnë se një nga masat më thelbësore që mund të japë rezultate... Читать дальше...

Pfizer/BioNTech merr miratimin e plotë nga FDA-ja

Evropaelire.org 

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit. Vaksina, e krijuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor. Që atëherë, mbi 204 milionë njerëz vetëm në SHBA e kanë marrë atë. Kjo është vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja për përdorim te personat mbi 16 vjeç. SHBA-ja ka miratuar për përdorim emergjent edhe dy vaksina të tjera: Moderna dhe Johnson&Johnson. Читать дальше...

Shtatëmbëdhjetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Shtatëmëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Dy nga viktimat janë të moshës 20 deri në 29 vjeç. Numri më i madh i tyre, përkatësisht pesë, u regjustrua në mesin e personave të moshës 60-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha se në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 1,067 raste të reja me koronavirus. Ato rezultuan pas testimit të 7,946 mostrave. Kjo i bie që 13 për qind e të testuarve dolën pozitivë. Në 24 orët e fundit... Читать дальше...

Tsikhanouskaya paralajmëron Evropën për rrezikun nga Lukashenka

Evropaelire.org 

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya, ka thënë se regjimi i Alyaksandr Lukashenkas paraqet kërcënim për gjithë Evropën, derisa ka bërë thirrje për rritje të mbështetjet kundër sundimtarit autoritar. Në një opinion të botuar në New York Times më 23 gusht, Tsikhanouskaya shkroi se Lukashenka duhet të ndalet "për të mirën e kontinentit". "Bjellorusia është në vijën e parë të luftës mes sistemit të autokracisë dhe demokracisë. Mbështetja ndërkombëtare ka qenë zemërgjerë, por mund të bëhet më shumë", shkroi ajo. Читать дальше...

Putin: Të parandalohet përhapja e islamit radikal nga Afganistani

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është jetike që të shmanget përhapja e islamit radikal nga Afganistani në Azinë Qendrore dhe që ekstremistët të mbahen larg rajonit. Sipas një njoftimi të Kremlinit ai e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede me udhëheqësit e vendeve të Azisë Qendrore. Presidenti rus gjatë bisedës online ka thënë gjithashtu se është e rëndësishme të vëzhgohet me kujdes tregtia afgane e drogës. Në këtë takim është shprehur shqetësim për faktin se grupi terrorist Shteti... Читать дальше...

Ndërpriten disa shërbime mjekësore dhe pushimet e stafit shëndetësor

Evropaelire.org 

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga data 23 gusht kanë ndërprerë disa shërbime spitalore jourgjente në sallat kirurgjike.  "Operacionet e karakterit urgjent dhe emergjent, por edhe tumore do të vazhdojnë të kryhen", thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.  Po ashtu, Krasniqi shtoi se numri i madh i pacientëve të konfirmuar me koronavirus që po trajtohen në spitale, ka bërë të ndërpriten edhe pushimet vjetore të stafit shëndetësor. Читать дальше...

Dy të arrestuar në Korçë për hedhjen e gazit lotsjellës 

Evropaelire.org 

Policia në Korçë të Shqipërisë bën të ditur se më 22 gusht arrestoi një 21-vjeçar me inicialet R.L, pasi ai dyshohet se hodhi gaz lotsjellës gjatë performancës së muzikantit Goran Bregoviq në Festën e Birrës.   Po ashtu, autoritetet shqiptare kanë arrestuar edhe një person tjetër, me inicialet F.K, i cili, teksa po arrestohej personi që dyshohet se hodhi gaz lotsjellës “ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës”.  “Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në... Читать дальше...

Në Kosovë 35 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njofton se në klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të shtrirë 929 pacientë, prej tyre 723 të konfirmuar me koronavirus. Sipas njoftimit ditor, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërkaq 688 po trajtohen me oksigjeno-terapi. Në Qendrën Klinike Universitare, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 125 pacientë, në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) 92 pacientë, në atë të Pulmologjisë 51 pacientë, në Klinikën Infektive 3 (Interno) 28 pacientë... Читать дальше...

Izraeli do të ofrojë vaksinim në shkolla

Evropaelire.org 

Izraeli ka njoftuar se do të ofrojë mundësinë e vaksinimit nëpër shkolla pasi më parë kishte bërë të ditur se mësimi me prezencë fizike do të vazhdojë më 1 shtator. "Nxënësit do të vaksinohen në mjediset e shkollës gjatë orarit mësimor mirëpo vetëm nëse për imunizimin e tyre pajtohen prindërit", u tha në një deklaratë e Qeverisë së Izraelit. Autoritetet izraelite thonë se po përpiqen të shmangin mbylljen e shkollave. Rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje në këtë vend pavarësisht një fushate disa muajshe të vaksinimit. Читать дальше...

Vazhdon kaosi në aeroportin e Kabulit

Evropaelire.org 

Në aeroportin e Kabulit po vazhdon një situatë kaotike ku dhjetëra mijëra njerëz po synojnë të largohen nga Afganistani. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në përdorim linjat ajrore komerciale për të përshpejtuar evakuimet, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se procesi mund të zgjasë më shumë se afati i paraparë deri në fund të muajit gusht. Ndërkohë talibanët thonë se nuk do të pranojnë asnjë zgjatje të tërheqjes përtej 31 gushtit. "Nëse SHBA-ja ose Britania e Madhe do të kërkonin... Читать дальше...

Greqia vazhdon përballjen me zjarret

Evropaelire.org 

Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret në ishullin Evia të Greqisë të ndihmuar edhe nga aeroplanët që lëshojnë ujë. Zjarri që shpertheu në ishullin Evia detyroi evakuimin e disa banorëve. Rreth dy javë më parë pjesa veriore e këtij ishulli ishte u shkatërruar nga flakët. Zjarri që përfshiu një pjesë të ishullit më 22 gusht po përhapej në drejtim të fshatit turistik bregdetar Marmari. Evia është në verilindje të kryeqytetit Athinë. Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar të dielën... Читать дальше...


Музыкальные новости
Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)





Персональные новости
Владимир Потанин

Искусственный интеллект на службе «Норникеля»





Gati 5 miliardë vaksina kundër COVID-19 të injektuara në botë

Evropaelire.org 

Gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë injektuar në nivel global. Fushata e imunizimit filloi gati nëntë muaj më parë. Shifrat e publikuara nga Our World Data treguan më 23 gusht se janë administruar 4.93 miliardë doza, dhe gjatë ditëve të ardhshme kjo shifër do të arrijë në 5 miliardë. Gati një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar, ndërsa rreth një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shumica e vaksinave në përdorim jepen me dy doza. Disa vende... Читать дальше...

BE-ja kundër një vale migrantësh nga Afganistani

Evropaelire.org 

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, tha se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë një valë të migrantëve nga Afganistani. Sllovenia aktualisht mban presidencën 6-mujore të BE-së. "BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose migracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës", shkroi Jansha në Twitter më 22 gusht. Në vitin 2015 më shumë se 1 milion njerëz nga Lindja e Mesme, të cilët iknin nga luftrat dhe varfëria arritën në Bashkimin Evropian. Читать дальше...

Si po përballen rrjetet sociale me talibanët?

Evropaelire.org 

Teksa talibanët negociojnë me zyrtarë të lartë dhe liderë qeveritarë, pas pushtimit të Afganistanit, kompanitë amerikane të rrjeteve sociale janë duke analizuar si do t’i trajtojnë militantët e këtij grupi që pritet të udhëheqë shtetin me rreth 40 milionë banorë. A duhet të kenë qasje talibanët në platformat sociale nëse nuk shkelin ndonjë rregull, siç është ndalesa për nxitje të dhunës, mirëpo në anën tjetër i shfrytëzojnë këto hapësira për të përhapur narrativën se janë reformuar dhe janë duke shpërndarë sapun e ilaçe nëpër rrugë? Читать дальше...

Bregoviq performon në Korçë në mes të kundërshtimeve

Evropaelire.org 

Nën sigurinë e shumë forcave policore, muzikanti Goran Bregoviq performoi më 22 gusht në Festën e Birrës në Korçë. Gjatë koncertit u hodh gaz lotsjellës dhe disa persona u shoqëruan në polici. Pjesëmarrja e Bregoviqit në koncert ishte kundërshtuar paraprakisht në Kosovë dhe Shqipëri.

Biden: 11 mijë persona u evakuuan nga Kabuli gjatë fundjavës

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se 11,000 persona janë evakuuar nga Kabuli gjatë fundjavës dhe është zotuar që t’iu ndihmojë të gjithë amerikanëve që duan të largohen nga Afganistani. Nga 14 gushti, ai ka thënë se nga ky vend janë nxjerrë 28,000 persona. Biden ka thënë të dielën se prioriteti i tij fillestar është largimi i shtetasve amerikanë nga Afganistani, “sa më shpejt që është e mundur”. “Ne jemi duke punuar shumë dhe sa më shpejt që mundemi për të nxjerrë njerëzit. Ky është misioni ynë. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Парашютный Фестиваль «Небофест 2024» состоится 26 мая в Нижнем Новгороде


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Финалисты «Мастерса» в Монте‑Карло опередили Рублева в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о результатах мероприятий по защите экологии 





Путин в России и мире
Москва

Политолог Чешов объяснил, почему Путин поддерживает Андрея Бочарова


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск: Дан старт очередному совместному космическому проекту




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленского выпороли ультиматумом: США жестко ответили на наглость и поучения Киева


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Ивлеева

Анастасию Ивлееву обвиняют в дискредитации армии России



Москва

Дом с подземным паркингом и ФОКом достроят в Басманном районе к осени

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net