Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2021

Maqedonia e Veriut shtrëngon masat kundër COVID-19

0
Maqedonia e Veriut shtrëngon masat kundër COVID-19

“Të gjitha dasmat, që janë paraparë që këtë javë të mbahen në objektet hoteliere në ambiente të mbyllura, do të anulohen”. Kjo është një nga masat që ka marrë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit, teksa vendi ka regjistruar rritje të rasteve të reja.

Dasmat do të organizohen deri më 15 gusht në të gjitha objektet hoteliere të regjistruara për ahengje në ambiente të mbyllura, por duke përdorur vetëm 40 për qind të kapaciteteve. Ndërkaq, numri i pjesëmarrësve nuk duhet të kalojë 250.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka rreth 2 mijë të infektuar me COVID-19, ndërkaq një javë më herët numri i infektimeve ishte më shumë se trefish më i ulët, përkatësisht ishin 600 raste aktive.

Përpos ndalesës së organizimit të dasmave në objekte të mbyllura, nga 16 gushti, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç duhet të kenë certifikatë, që dëshmon se kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, si kusht për t’u futur në objekte të mbyllura ku mbahen ngjarje kulturore, sportive, ahengje, koncerte, seminare, trajnime, punëtori apo konferenca, ku marrin pjesë më shumë se 30 persona.

Autoritetet shëndetësore kanë theksuar se ahengjet familjare, veçanërisht në rajonin e Pollogut, ku përfshihet komuna e Tetovës dhe Gostivarit, mbeten burimi kryesor i infeksioneve me koronavirusin e ri.

“Gjendja në Tetovë me rrethinë vërtetë është shumë alarmante këto ditë. Ka shumë të infektuar për shkak të pjesëmarrjes në ahengje të ndryshme familjare dhe për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve tona. Spitali Klinik i Tetovës është i stërmbushur me pacientë të infektuar. Më shqetësuese është fakti se kemi edhe pacientë të vaksinuar me të dyja dozat dhe që kanë simptomatologji të rëndë klinike”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Liridon Disha, mjek familjar në Tetovë.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit dhe të shmangin edhe grumbullimin në ambiente të mbyllura ku ka shumë njerëz.

Ndërkaq, mikrobiologu Nikolla Panovski nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se shifrat e rasteve të reja janë të paktën trefish më të larta se numrat zyrtar, pasi sipas tij, tani me virus po infektohet popullata e re, që sipas tij, e kalon virusin me simptoma të lehta dhe për këtë arsye nuk testohen.

“Sigurisht se ka mbi 1 mijë persona që janë pozitivë brenda ditës, kryesisht të rinj që kolliten, teshtijnë ose kanë rrjedhje nga hunda, por e kalojnë virusin me simptoma të lehta. Testohen vetëm ata që janë të detyruar që ta marrin testin negativ për t’u kthyer në vendet e Evropës, ku ata jetojnë”, thotë Panovski.

Ai shton se është gabim që masat e ndërmarra nga qeveria nuk hyjnë në fuqi menjëherë, por vetëm pas tri javësh, pasi sipas tij, me rritjen e numrit të rasteve, situata do të jetë vështirë e menaxhueshme.

“Tani është vonë për shtrëngimin e masave. Duhet të paraprijmë problemit. Masat duhej të merreshin kur nuk kishte kaq shumë të infektuar, kur numrat ishin të ulët sepse përmes masave mund të parandalohej shtrirja kaq e shpejt e llojit të ri të COVID-19”, thotë ai.

Por, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se masat janë ndërmarrë në kohë dhe në përputhje me situatën epidemiologjike.

 “Aspak nuk është vonë. Mendoj se në kohë kemi propozuar shtrëngimin e masave. Këto masa i kemi paralajmëruar muaj më parë se do t’i ndërmarrim, por prisnim momentin e përshtatshëm. Ja tani kur filloi rritja evidente e rasteve, që është nga java e kaluar, atëherë u rrit edhe numri i pacientëve të hospitalizuar. Mendoj se është periudhë e mirë kur i propozuam masat, tani kur para nesh vijnë muajt kur njerëzit qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura”, thotë ministri Filipçe.

Arben Agolli, mjek nga Dibra, thotë për Radion Evropa e Lirë se virusi është rikthyer me fuqi më të madhe, prandaj të gjithë qytetarët, dhe të rinjtë në veçanti, thotë ai, duhet të imunizohen kundër koronavirusit.

“Padyshim se të gjithë duhet të kuptojnë se duhet të vaksinohemi. Sigurisht edhe kujdesi maksimal i të gjithë qytetarëve, veçanërisht në klubet e natës, diskoteka, kafene që frekuentohen nga të rinjtë, të cilët shpërfillin masat, duhet të punojnë me një numër të reduktuar”, thotë Agolli.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut, deri më 9 gusht janë vaksinuar 553 mijë e 386 qytetarë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: к 2030 году на долю Москвы придется 35–40% туристов в России


Спорт в России и мире
Москва

Тренер "Динамо" Личка о самой дорогой покупке в Москве: я купил себе самокат


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Россиянка Андреева стала рекордсменкой на турнирах WTA-1000


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Бато Багдаев

Театр, искуство, Россия и дети: кукольная фотосессия в Бурятии



Москва

Продвижение новой музыки и ваших хитов на радио и в интернете

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net