Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2021

OKB: Njerëzit ndikuan në ndryshimet klimatike

0
OKB: Njerëzit ndikuan në ndryshimet klimatike

Ndikimi i faktorit njeri në ndryshimin e klimës është një “fakt kokëfortë” thanë shkencëtarët e OKB-së në raportin mbi ndryshimin e klimës.

Studimi është bërë nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) - një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Grupi ka hulumtuar dhe studiuar më shumë se 14.000 punime shkencore.

Raporti po vlerësohet si historik dhe më gjithëpërfshirësi deri më tani në lidhje me ndryshimet klimatike.

Një aspekt kryesor i raportit është shkalla e pritshme e rritjes së temperaturës dhe çfarë do të thotë kjo për sigurinë e njerëzimit.

Autorët besojnë se ngrohja prej 1.5 gradë Celsius do të arrihet deri në vitin 2040, sipas gjitha skenarëve të mundshme. Nëse në vitet e ardhshme emetimet e gazrave nuk zvogëlohen, kjo do të ndodhë edhe më herët.

Me tone të qarta, dokumenti i IPCC-së thotë se "ndikimi i njerëzve ka ngrohur atmosferën, oqeanet dhe Tokën".

Por, ata thonë se ka një shpresë të re që shkurtimet e mëdha të emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.

Raporti i ri gjithashtu thotë se ngrohja që kemi përjetuar deri më sot ka bërë ndryshime të mëdha në tokë të cilat janë të pakthyeshme për shekuj apo edhe mijëvjeçarë.

“Oqeanet do të vazhdojnë të ngrohen. Akullnajat malore dhe polare do të vazhdojnë të shkrihen për dekada apo shekuj”, tha njëri nga autorët e raportit, profesori Ed Hawkins nga Universiteti Reading në Mbretërinë e Bashkuar.

Autorët gjithashtu thanë se nuk mund të përjashtohet mundësia që të ketë një rritje të niveleve të detit për 2 metra deri në fund të këtij shekulli.

Të dhënat kyçe nga raporti

Temperatura globale e sipërfaqes ishte 1.09 gradë Celsius më e lartë në dekadën midis 2011-2020 sesa midis 1850-1900

Pesë vjetët e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850

Rritja e nivelit të detit gati është trefishuar në krahasim me vitet 1901-1971

Është shumë e mundshme që ndikimi njerëzor është shtytësi kryesor i shkrirjes së akullnajave që nga vitet 1990 dhe ulja e sasisë së akullit të detit Arktik

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se raporti i "Grupit Punues të IPCC është një emergjencë për njerëzimin".

"Nëse tani bashkojmë forcat, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Raporti e bën të qartë se nuk ka kohë për vonesa dhe nuk ka vend për arsyetime", tha Guterres.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike është një organ i OKB -së i krijuar në vitin 1988 për të vlerësuar të dhënat shkencore rreth ndryshimit të klimës.

Grupi u siguron qeverive informacion shkencor që mund të përdorin për të zhvilluar politika mbi ngrohjen globale.

Raporti i parë i vlerësimit të plotë mbi ndryshimet klimatike u publikua në vitin 1992.

Publikimi që u bë të hënën (9 gusht) në Gjenevë të Zvicrës vjen tre muaj para se udhëheqësit botërorë të mblidhen në Skoci, për të hartuar një plan të ri për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Samiti po cilësohet si takimi më i rëndësishëm mbi krizën klimatike, që nga samiti i Parisit më 2015.

Rreth 200 vende e nënshkruan në Marrëveshjen historike të klimës në Paris, e cila synon të vendos nën kontroll ngrohjen globale.

Përgatiti: Kestrin Kumnova






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Уникальная спецтехника помогает бесперебойной работе метро Москвы


Спорт в России и мире
Москва

Легионер "Локомотива" Ньямси: в Москве жизнь дешевле, чем в Париже


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Рафаэль Надаль

Теннисист Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку Корнееву


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Моргенштерн

Пользователи Сети обсуждают новое совместное видео Моргенштерна* и Лизы Василенко: «С Диларой он таких эмоций не давал»



Москва

Проиграв 0:13, таджики и узбеки набросились на русских. Били сзади, и по команде

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net