Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2021

Talibanët marrin nën kontroll një qytet kyç në veri të Afganistanit

0
Talibanët marrin nën kontroll një qytet kyç në veri të Afganistanit

Talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin kyç verior të Afganistanit, Kunduz, një nga më të mëdhenjtë në vend, pas luftimeve të ashpra me forcat qeveritare.

Një zyrtar lokal i tha BBC -së i gjithë qyteti, përveç aeroportit, kishtë rënë nën kontrollin e militantëve. Flamuri i talibanëve u pa i ngritur në qendër të qytetit.

Deri më tani talibanët kanë marrë kontrollin e katër kryeqyteteve rajonale.

Zyrtarët afganë këmbëngulin se forcat e tyre ende janë prezente në këto qytete dhe se luftimet po vazhdojnë.

Talibanët po synojnë marrjen nën kontroll të qyteteve të mëdha, pasi kanë shtrirë kontrollin në shumë zona rurale.

Që nga data 6 gusht militantët morën kontrollin e tre kryeqyteteve të provincave, por marrja nën kontroll e kryeqytetit të provincës Kunduz, me rreth 375.000 banorë, është fitorja më e rëndësishme deri më tani.

Kunduzi konsiderohet si një portë për në provincat veriore të vendit. Në aspektin strategjik është shumë i rëndësishëm pasi posedon autostrada që e lidhin atë me qytetet e tjera të mëdha, përfshirë kryeqytetin Kabul. Aty gjendet edhe një kufi me Taxhikistanin.

Talibanët filluan një ofensivë kundër forcave qeveritare që kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera, në muajin maj, filluan tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani, pas rreth 20 vjetësh të operacioneve luftarake atje.

Kaos i plotë

Rënia në duart e talibanëve e Kunduzit do të ishte një goditje e madhe për qeverinë e Kabulit, e cila kryesisht ka braktisur luftimet në fshatra për të mbrojtur qytetet kryesore.

Më 6 gusht, talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të parë krahinor, Zaranj në provincën e largët jugperëndimore Nimroz. Një ditë më vonë ata vendosën nën kontroll edhe Sheberghanin, kryeqytetin e provincës veriore Javzjan.

Më 7 gusht avionët luftarakë amerikanë bombarduan pozicionet e talibanëve në Sheberghan.

"Forcat amerikane kanë kryer disa sulme ajrore në mbrojtje të partnerëve tanë afganë ditët e fundit", tha për AFP, major Nicole Ferrara, një zëdhënëse e Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane.

Raportohet gjithashtu për luftime të ashpra në veri të vendit në Talokuan, kryeqyteti i Provincës Takhar dhe Faiz Abad, kryeqyteti i provincës Badakhshan.

Luftimet u raportuan gjithashtu në periferi të qyteteve kryesore të Heratit, në perëndim, dhe Lashkar Gah dhe Kandahar në jug.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: В столице открыт сезон фонтанов


Спорт в России и мире
Москва

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Шикарный и практичный стиль Елены Джокович из базовых вещей


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе





Путин в России и мире
Москва

Эксперт: корректировка порогов крупного и особо крупного ущерба по экономическим статьям оправдана и своевременна


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Rammstein

В Калининградской области отказались отменять трибьют-концерт Rammstein



Москва

Жители Подмосковья смогут зарегистрировать дачи в праздники

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net