Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2021

Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së

0
Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur sot Lumir Abdixhikun për kryetar të ri të kësaj partie.

Abdixhiku, i cili kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën, ka fituar pa balotazh.

Në garën për kryetar të ri të LDK-së, kandidaturën e kishte shpallur edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni, por pak para nisjes së kuvendit, ai u tërhoq nga gara për kreun e partisë.

Abdixhiku ka marrë 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi. Zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së është bërë me vota të fshehta.

Lumir Abdixhiku, pas marrjes së detyrës udhëheqëse të LDK-së, ka thënë se kjo parti që sot do të nisë rrugën për t'u kthyer, siç e ka quajtur ai, në vendin e saj origjinal.

“Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë politik, me synime dhe qëllime të qarta, për ta kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal... Përgjatë kohës, megjithatë, LDK-ja nuk arriti të mbajë dhe as të rrisë mjaftueshëm votuesit e saj. Ndonëse arsyet për një rënie të tillë mund t’i rendisim dhe përmendim me rend, arsyen e vërtetë dhe të vërtetën e vetme e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja ne duhet të nisim rikthimin tonë të madh”, theksoi Abdixhiku.

Kryetari i ri i LDK-së, Abdixhiku ka lavdëruar dy kundërkandidatët, Hazirin dhe Mustafën, duke thënë se ata në garën për kreun e LDK-së, kanë qenë shembull i kulturës politike.

Më herët, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas votimeve për kryetarin e ri të LDK-së, u ka thënë mediave se kjo parti do ta ruajë unitetin pas zgjedhjes së kreut të saj.

“Edhe Lumiri, por edhe Besiani, si kandidatë, jo vetëm që janë kolegë të mirë, miq të mirë, por edhe bashkëpunëtorë të mirë dhe të sinqertë. Janë emra kredibil për ta udhëhequr LDK-në. Unë sapo përfundova procesin e votimit. Besoj shumë që kjo ditë e bardhë do të jetë ditë, e cila jep përgjegjësi dhe ndan përgjegjësi. Kushdo që vetëm një votë e ka më shumë, për mua është kryetar i LDK-së dhe do t’ia jap mbështetjen deri në fund”, tha Haziri.

Gjatë punimeve të kuvendit të LDK-së, Besian Mustafa që ishte në garë për drejtimin e partisë, deklaroi se pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar i ri i LDK-së, të tre kandidatët që garuan për kryetar të saj, do të punojnë ngushtë dhe së bashku edhe më tej.

“Jemi një ekip, pra, ekipi i LDK-së. Këtë e kam kërkuar, që ne të kemi ekipin LDK dhe projektin LDK dhe jo projekte dhe ekipe individuale. Prandaj, unë, Lumiri, Lutfiu dhe gjithë të tjerët jemi një ekip, jemi ekipi i LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku kjo parti regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12.73 për qind të votave, gjë që çoi në njoftimin e Mustafës për tërheqjen nga udhëheqja e partisë.

Pak kohë pas fillimit të punimeve në kuvendin e LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë edhe zyrtarisht dorëheqjen nga detyra e kryetarit të kësaj partie. Në një prononcim për media, ai ka deklaruar që dorëheqja e tij ishte e parevokueshme dhe për këtë shkak nuk është hapur fare diskutime në këtë kuvend, lidhur me dorëheqjen e tij.

“Kam besim edhe sot që ky kuvend do të nxjerrë një kryetar të LDK-së, i cili do ta çojë atë përpara, mbi bazat fundamentale mbi të cilat është themeluar kjo parti, si parti e qendrës së djathtë, parti konservatore, parti e të gjitha gjeneratave. Ajo kultivon partneritetet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneritet me Bashkimin Evropian dhe parti që është cilësuar gjithmonë si parti shtet-formuese, e cila në asnjë rast nuk duhet t’i mungojë skenës politike të Kosovës. Por, besoj fuqishëm që do të kthehet në të ardhmen në krye të vendit”, ka thënë Mustafa.

Kush është Lumir Abdixhiku?

Lumir Abdixhiku i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017, ku dhe fitoi mandatin e deputetit.

Studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, për të vazhuar ato të magjistraturës në Universitetin Staffordshire të Britanisë në fushën e moralit fiskal. Më 2013, ka marr titullin doktor shkence i ekonomisë në Universitetin Stafforshire. Për një kohë ka qenë drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”.

Në qeverinë e zgjedhur më 2020, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në qeverinë pasuese, të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, Abdixhiku nuk pranoi që të merrte pjesë në ekzekutiv.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, Abdixhiku sërish ka fituar mandatin e deputetit. 

Këtë kuvend zgjedhor, LDK-ja e mbajti pa nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmani, e cila u shkarkua nga postet partiake në qershorin e vitit të kalaur.

Osmani u shkarkua nga të gjitha postet partiake, pasi kishte shprehur kundërshtitë e saj për prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe ishte shprehur kundër ekzekutivit që pasoi, të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Osmani, që ka formuar një iniciativë të re politike, garoi në kuadër të listës së LVV-së dhe doli kandidatja më e votuar, duke fituar mbi 300 mijë vota.

Isa Mustafa është bërë kryetari i parë i LDK-së që jep dorëheqje nga udhëheqja e partisë. Kjo parti është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur tre udhëheqës: Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников


Спорт в России и мире
Москва

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Казахстанец совершил фантастический рывок в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Путин в России и мире
Москва

Санкт-Петербург не смог обойти Москву в рейтинге жизни населения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Запись от имени Президента Беларуси сделана в книге соболезнований в посольстве Ирана




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский пожаловался, что западная помощь опаздывает


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фёдор Шаляпин

Наследие Шаляпина и Рахманинова представили на выставке-форуме «Россия»



Москва

Виталий Давыдов: Дворовый хоккей был лучшей школой

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net