123ru.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 25.03.2021

Rusishtja do të bëhet gjuhë zyrtare në Nagorno-Karabak

Evropaelire.org 

Parlamenti separatist i Nagorno-Karabakut ka miratuar propozimin për ta bërë rusishten gjuhë të dytë zyrtare të rajonit të populluar nga armenët. Amendamentet për ligjin e gjuhëve në këtë rajon, janë miratuar më 25 mars me 27 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime. Projektligji, i cili do të kthehet në ligj pasi të nënshkruhet nga lideri i këtij rajoni Arayik Harutiunian, përcakton se dhënia e statusit special për rusishten do të ndikojë në thellim të historisë “kulturore, ushtarake dhe ekonomike” të Nagorno-Karabakut me Rusinë. Читать дальше...

Rama dhe Basha u kërkojnë shqiptarëve drejtimin e shtetit

Evropaelire.org 

Dy partitë kryesore të Shqipërisë, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) të enjten kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Partia Socialiste, e cila mblodhi vetëm kandidatët për deputetë, e nisi fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbej”. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh kryeministër i Shqipërisë, gjatë fjalës së tij kërkoi “timonin” për drejtimin e vendit për herë të tretë me qëllim, siç tha ai, çuarjen përpara të reformave të nisura. Читать дальше...

Biden vendos cak të ri për vaksinim kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë të enjten se ka vënë një synim të dhënies së 200 milionë dozave të vaksinave kundër koronavirusit, në 100 ditët e para të udhëheqësisë së tij. Biden ka nisur udhëheqësinë më 20 janar të këtij viti. “Unë e di që është cak ambicioz, dyfish më i madh sesa caku fillestar, mirëpo asnjë shtet në botë nuk është më afër”, ka thënë Biden në konferencën e parë të mbajtur para gazetarëve, prej kur ka nisur mandatin e presidentit. Administrata e tij fillimisht kishte... Читать дальше...



Portugalia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Portugalia ka njoftuar të enjten se do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë, teksa lehtëson në mënyrë graduale masat e izolimit të vendosura në mesin e muajit janar, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Ky shtet ka nisur të lehtësojë masat më 15 mars duke rihapur libraritë, kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe sallonet e bukurisë. Të enjten, parlamenti i këtij shteti ka miratuar vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në mesin e muajit prill, mirëpo nëse situata me pandeminë përmirësohet... Читать дальше...

Klinikat plot, stafi mjekësor kërkon shtrëngim të masave

Evropaelire.org 

Kosova ka aktualisht rreth 13 mijë raste aktive me COVID-19 dhe numri i personave të infektuar është duke u rritur dita-ditës. Klinika Infektive si dhe disa klinika të tjera në QKUK, nuk kanë më asnjë shtrat të lirë për pacientët me COVID-19.

Qytetarët presin të arrijnë vaksinat

Evropaelire.org 

Më shumë se 140 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, janë paraqitur për tu vaksinuar kundër koronavirusit. Në Maqedoninë e Veriut për momentin po zhvillohet imunizimi i punonjësve të shëndetësisë me vaksinat Pfizer, të mara donacion nga Serbia dhe 3 mijë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V. Autoritet maqedonase paralajmrojnë se vaksinimi në masë do të filloj në fund të marsit apo në fillim të prillit.

Qytetarët e Maqedonisë së V. në pritje të vaksinimit  

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut akoma nuk ka filluar vaksinimi në masë, ndërkohë që më shumë se 140 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, janë paraqitur për tu vaksinuar. Prej tyre, 110 mijë janë regjistruar përmes platformës elektronike “vaksinacija.mk” (https://kovid19vakcinacija.mk/ ). Pjesa tjetër, për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit është regjistruar përmes mjekut amë. Mjekët amë thonë se rritja e numrit të të infektuarve gjatë javëve të fundit, ka bërë që një pjesë e madhe e pacientëve... Читать дальше...

Kurti kërkon nga AKP-ja të pezullojë vendimet për privatizim, shitje dhe qiradhënie

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka kërkuar Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) që të pezullojë çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin, tjetërsimin dhe çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me ndërmarrjet shoqërore siç janë qiradhëniet apo shitjet pa tender publik. “Ashtu siç jeni në dijeni, Qeveria e re e ka filluar punën këtë javë dhe programin tonë qeverisës do ta hartojmë së shpejti. Në këtë program adresojmë edhe veprimtarinë, kompetencat dhe funksionon e AKP-së”... Читать дальше...



Anglezi 10-vjeçar që fle në tendë për të ndihmuar të varfrit

Evropaelire.org 

Të gjithë jemi lodhur duke parë katër muret e dhomës, gjatë kohës së izolimit si pasojë e koronavirusit. Por një 10-vjeçar anglez, Freddie Owen, ka vendosur që gjithë këtë kohë ta kalojë në tendë në oborrin e tij, për të mbledhur para për të varfrit.

Shqipëria siguron 1 milion vaksina kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 1 milion doza vaksinash kineze Sinovac kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e këtyre vaksinave. Nga kontrata e nënshkruar të enjten në Stamboll mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayive Ticaret”, parashikohet që fillimisht të blihen 500 mijë doza, të cilat pritet të dërgohen në Shqipëri gjatë dy muajve të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në Facebook... Читать дальше...

Në Shkup arrestohen 21 trafikantë të lëndëve narkotike

Evropaelire.org 

Policia maqedonase ka arrestuar 21 persona të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike. Gjatë aksionit të njësiteve speciale të policisë, që është realizuar në disa lokalitete në Shkup, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e drogës, pajisje komunikimi, para ta gatshme, makina si dhe armë. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, nuk ka bërë të ditur sasinë e lëndës narkotike, por prokurorja Vilma Ruskovska tha se trafikantët ishin nën përcjelljen e policisë për më shumë se një vit. Читать дальше...

Weber: Zgjedhjet e reja nuk janë në favor të opozitës

Evropaelire.org 

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashembullt në Kosovë dhe nëse ky vend nuk përballet sërish me zgjedhje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shumë punë para vetes. Por, edhe nëse zgjedhjet mbahen, për shkak të mospajtimeve eventuale për pozitën e presidentit, një skenar i tillë nuk është në favor të partive opozitare. Kështu vlerëson Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin. “Është e vështirë të supozohet se ato... Читать дальше...

Weber: Diskutimi për kufijtë nuk është në tavolinën negociuese

Evropaelire.org 

Eksperti për Ballkanin Bodo Weber, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se mbajtja eventuale e zgjedhjeve të reja në Kosovë, nuk është në të mirë të partive opozitare. Ai e ka konsideruar fitoren bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje si të pashembullt për këtë vend, mirëpo edhe ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti ka shumë punë përpara vetes.

Kosova regjistron 10 viktima dhe 836 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten 10 viktima me koronavirus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)", është thënë në njoftim. Në 24 orët e fundit janë identifikuar 836 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.133 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Читать дальше...

Gates parashikon që bota do t'i kthehet normalitetit deri në fund të 2022-s

Evropaelire.org 

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka vlerësuar se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022. Këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi kundër COVID-19, ka thënë ai. Duke folur për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24, Gates tha se pandemia e koronavirusit është "një tragjedi e pabesueshme". Sipas tij shpresa e  vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. "Deri në fund... Читать дальше...

Bosnje dhe Hercegovina merr dërgesën e parë me vaksina përmes COVAX

Evropaelire.org 

Bosnje dhe Hercegovina të enjten (25 mars) ka pranuar dërgesën e parë me vaksina kundër koronavirusit të porositur në kuadër të mekanizmit COVAX.  Në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, arritën 23,400 doza të vaksinës së Pfizer/ BioNtech dhe gjatë ditës është planifikuar shpërndarja e 26,400 dozave të vaksinave AstraZeneca, të cilat do të mbërrijnë me aeroplan nga Stambolli, njoftoi Ministria për Çështje Civile e Bosnje dhe Hercegovinës. Procesi i blerjes së vaksinave përmes mekanizmit COVAX... Читать дальше...

PE-ja miraton raportin për Kosovën, mbështet liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për katër shtete të Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditës së enjte është diksutuar për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Para se të votohej për to u zhvillua një debat në seancë plenare. Më herët, më 23 shkurt, të njëjtat raporte ishin miratuar në Komisionin e politikës së jashtme. Raporti për Kosovën në pjesën më të madhe flet për problemet me të cilat përballet Kosova, nga nevoja për një reformë të sistemit zgjedhor... Читать дальше...

Hapet fushata zgjedhore në Shqipëri

Evropaelire.org 

Në Shqipëri sot (25 mars) nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen më 25 prill.   Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) nisin fushatën me aktivitete në Tiranë, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim do ta nisë fushatën me takime në Divjakë. Partia Socialiste që është aktualisht në pushtet, pritet ta nisë fushatën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë rreth orës 17:00. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i kësaj partie, kërkon... Читать дальше...

Samiti i BE-së trajton vaksinimin dhe raportet me SHBA-në e Turqinë

Evropaelire.org 

Liderët e Bashkimit Evropian filluan sot (25 mars) një samit në të cilin po diskutojnë për çështjen e vaksinimit kundër COVID-19, si dhe për raportet transatlantike dhe qëndrimin ndaj Turqisë. Bisedimet e liderëve mbahen online, ndërsa përmes video-lidhjes do të paraqitet edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Charles Michel, ish-kryeministri belg i cili tani kryeson samitet e BE-së si president i Këshillit Evropian, ka thënë më herët se ai i kishte kërkuar presidentit Biden t’i bashkohet samitit të enjten në mbrëmje... Читать дальше...


Музыкальные новости
Диана Арбенина

Певица Диана Арбенина опубликовала редкое фото сына





Персональные новости
Россия

Самые популярные туристические маршруты России: на автомобиле





Erdogan i thotë Kurtit të rishikojë çështjen e ambasadës në Jerusalem

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të rishikojë çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit. “Pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës u njoftua se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj që të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në letrën e urimit... Читать дальше...

Evropianët nuk kanë ku t'i shpenzojnë paratë e kursyera në pandemi

Evropaelire.org 

Disa javë më parë, shumë vende evropiane shpresonin që qytetarët e tyre më të pasur do të fillonin të shpenzonin paratë që i kishin kursyer gjatë pandemisë dhe në këtë mënyrë do të nxitej një rimëkëmbje ekonomike e rajonit për shkak të rritjes së konsumit. Por, rritja e rasteve me COVID-19 dhe zvarritjet në furnizimin me vaksina e kanë bërë të paqartë nëse, apo kur, mund të ndodhë një valë shumë e nevojshme e shpenzimeve nga kursimet private. Një shembull i tillë është: Daniel Krupka. Ai është... Читать дальше...

Arrestohen shtatë persona për kontrabandim të armëve  

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Policisë së Kosovës, bashkë me ata të Prokurorinë Themelore të Ferizajt, kanë arrestuar të enjten shtatë persona, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “kontrabandë me armë”. Të dyshuarit janë arrestuar pas një aksioni policor të zhvilluar të enjten, në orët e hershme të mëngjesit. "Njësia Rajonale e Hetimeve ka kryer këtë operacion të quajtur ‘Stuhia’, në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë Lipjan, Shtërpcë, dhe ka arrestuar disa persona për kontrabandim me armë", ka thënë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajit... Читать дальше...

Navalny është në gjendje të qëndrueshme, thonë autoritetet ruse

Evropaelire.org 

Autoritetet ruse kanë thënë se gjendja shëndetësore e politikanit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny, është "e qëndrueshme". Shërbimi Federal i Burgjeve (FSIN) i tha agjencisë së lajmeve Interfax, më 25 mars se, në burgun ku po mbahet Navalny është zhvilluar një kontroll i zakonshëm mjekësor i të burgosurve. "Sipas rezultateve të kontrollit, gjendja shëndetësore e Navalnyt u përcaktua si e qëndrueshme", i tha agjencisë shërbimi për shtyp i FSIN. Deklarata, megjithatë, nuk ndikoi shumë për... Читать дальше...

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në Detin e Japonisë, kanë thënë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.  Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë Veriore të testojë raketa balistike. Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar lëshimin e raketave. Japonia tha se asnjë copëz e raketave nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale. "Kjo kërcënon paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”, tha kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga. Читать дальше...

Lajçak: Vazhdimi i dialogut, brenda javësh

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të ndodhë brenda disa javësh. Ai thotë se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun. Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В хоккейном ЦСКА сменился главный тренер


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Екатерина Александрова

Россиянка Александрова обыграла первую ракетку мира Свентек


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о результатах проекта «Чистая страна»





Путин в России и мире
Москва

Тема дня: Путин поручил комиссии по НТР представить перечень приоритетных направлений


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

«С какой целью вы пришли почтить память? Он вам родственник?» В Москве осудили девушку, которая пришла возложить цветы в память о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Тимати, Shaman, Чеботина и группа «Пикник» посетили акцию «Журавли»



Москва

Юрий Макеев рассказал об испытаниях в игре «Зарница 2.0»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net