123ru.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 18.03.2021

Kosnett: Inkurajova Haradinajn dhe Hoxhajn të veprojnë me konstruktivitet

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka thënë të enjten se është takuar ndaras me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhajn për t’i inkurajuar që të veprojnë me konstruktivitet në rolin e opozitës. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë t’iu ketë kërkuar atyre që, të punojnë së bashku me qeverinë në synimet e përbashkëta dhe të vendosin nevojat e qytetarëve mbi qëndrimet politike. Читать дальше...

Manifestim i heshtur për vrasjen e Sebahate Morinës

Evropaelire.org 

Dhjetëra gra kanë ndezur qirinj afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kujtuar Sebahate Morinën, 42-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga ish-burri më 14 mars në Prishtinë. Sipas raportimeve të organizatave, që merren me monitorimin e institucioneve të drejtësisë, ish-burri i Sebahates kishte ushtruar dhunë edhe më herët ndaj saj. Shumë organizata joqeveritare kanë akuzuar qeverinë dhe prokurorinë se kanë dështuar ta mbrojnë këtë viktimë, si dhe shumë viktima tjera gra që janë vrarë gjatë viteve të fundit në Kosovë.

Letonia dhe Lituania do të rinisin përdorimin e vaksinës së AstraZenecas

Evropaelire.org 

Letonia dhe Lituania do të rinisin të premten përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, kanë njoftuar ministritë e Shëndetësisë të të dyja vendeve. Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë të enjten se është e bindur se përfitimet nga vaksina e AstraZenecas tejkalojnë rreziqet, pas një hetimi të kryer rreth raportimeve për trashje gjaku të disa pacientëve që kanë marrë këtë vaksinë. Lajmin për efektin dhe sigurinë e vaksinës, e ka dhënë drejtorja e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve Emer Cooke... Читать дальше...



Spanja legalizon eutanazinë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit spanjollë kanë votuar për ta bërë shtetin e tyre të gjashtin në botë – dhe të katërtin në Evropë – për të lejuar vdekjen e asistuar dhe eutanazinë, për pacientët që vuajnë për kohë të gjatë nga sëmundje të pashërueshme dhe për personat që kanë dhimbje të papërballueshme. Dhoma e Ulët e parlamentit ka votuar me 202 vota në të mirë të këtij vendimi, për dallim nga 140 vota, sa kanë qenë kundër. Ligjvënësit nga koalicioni qeverisës dhe nga partitë tjera, kanë mbështetur këtë propozim... Читать дальше...

Rregullatori evropian: Vaksina e AstraZenecas është e sigurt dhe efikase

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë të enjten se përdorimi i vaksinës kundër koronavirusit, nga kompania AstraZeneca, është i sigurt, pavarësisht raportimeve për trashje gjaku. Sipas kësaj agjencie, përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë rreziqet. Lajmin për efektin dhe sigurinë  e vaksinës, e ka dhënë drejtorja e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve Emer Cooke, pas një takimi të gjatë në Komisionin për vlerësimin e rrezikut, që funksionon në kuadër të kësaj agjencie. Sipas njoftimit, në takim kanë... Читать дальше...

Sjelljet e partive opozitare, pasqyrë e nivelit të reformimit  

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të bëjë reforma të thella në aspektin strukturor dhe të kuadrove, ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ende nuk ka sqaruar se a do t’iu qaset reformave të brendshme. Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare "Çohu”, thotë se partitë opozitare, PDK dhe LDK, të cilat shihen si parti të mëdha, i kanë të domosdoshme reformat e brendshme, si parti që kanë humbur zgjedhjet pas një kohe shumë të gjatë në pushtet. Читать дальше...

Debat nëse e diela duhet të jetë ditë pushimi  

Evropaelire.org 

Vendimi i  qeverisë për të propozuar ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, në bazë të të cilit parashihet që e diela të jetë ditë jopune, ka nxitur debat mes punëdhënësve dhe sindikatave të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut.   Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se shpallja e së dielës si ditë jopune ka për qëllim arritjen e barazisë sociale dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve. Në bazë të propozim-ligjit –ku pritet të përfshihen edhe vërejtjet e punëdhënësve dhe sindikatave dhe më pas të dërgohet në kuvend për miratim ... Читать дальше...

Kryeministri armen shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Evropaelire.org 

Kryeministri armen Nikol Pashinian, është pajtuar për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme në qershor, në përpjekje për të zbutur krizën politike, të nxitur nga lufta e vjeshtës së kaluar me Azerbajxhanin, për rajonin e Nagorno-Karabakut. Pashinian ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook më 18 mars se, pas bisedimeve me grupet opozitare, është arritur pajtueshmëri që zgjedhjet të mbahen më 20 qershor. Armenia është përballur me trazira politike prej nëntorit të vitit të kaluar... Читать дальше...



Kosova regjistron pesë viktima dhe 704 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten pesë viktima me koronavirus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç)", është thënë në njoftim. Në 24 orët e fundit janë identifikuar 704 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.291 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Më 18 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi... Читать дальше...

Krasniqi: Po rëndohet situata me pandeminë

Evropaelire.org 

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë të enjten se situata me pandeminë e koronavirusit është duke u rënduar në Kosovë, nga dita në ditë. “Ne po shohim çdo ditë numër më të madh të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim. Sot kemi 780 pacientë në shtatë spitalet e përgjithshme dhe në klinikat COVID, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi. Sipas tij 36 pacientë janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në repartin e kujdesit intensiv... Читать дальше...

Kosnett: SHBA, e përkushtuar që qeveria e ardhshme të ketë sukeses

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’i ndihmuar qeverisë së re që të ketë sukses dhe të sigurojë vendin e vet si partnere e barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Ai i ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ekipin e tij. Kosnett ka thënë përmes një postimi në Twitter se takimi është pjesë e një serie diskutimesh që është duke zhvilluar për... Читать дальше...

Italia përkujton jetët e humbura si pasojë e pandemisë

Evropaelire.org 

Italia ka nderuar të enjten viktimat e regjistruara me koronavirus, duke kujtuar ditën kur një vit më parë janë transmetuar pamje tronditëse në gjithë botën, të ushtrisë duke bartur viktimat nga Bergamo, qyteti i goditur keq nga pandemia. Kryeministri italian Mario Draghi ka udhëtuar në Bergamo, për të nderuar viktimat. “Ky vend është simbol i dhimbjes për gjithë kombin”, ka thënë Draghi para pak personave prezentë në ceremoni. Ai ka thënë se qyteti i Bergamos është përballur me “ditë të tmerrshme”... Читать дальше...

Haradinaj: Pjesëmarrja në secilën seancë do të diskutohet veç e veç

Evropaelire.org 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë të enjten se, partia që drejton ai, do të jetë pjesë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për secilën seancë tjetër, Haradinaj ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së do të diskutojë veç e veç. "Nuk kam përgjigjje sot", ka thënë Haradinaj, teksa është pyetur nëse do të qëndrojë në sallë AAK-ja kur të votohet për pozitën e presidentit. Haradinaj i ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut... Читать дальше...

Abdixhiku: LDK-ja synon shmangien e zgjedhjeve të reja

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë të enjten se, partia që ai drejton, synon të shmangë zgjedhjet e reja në Kosovë. “LDK-ja synon t’i shmangë zgjedhjet. LDK-ja synon të kontribuojë në formimin e institucioneve dhe LDK-ja synon që këto institucione të jenë demokratike, por edhe t’i përfaqësojnë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit”, ka deklaruar ai para gazetarëve. Zgjedhjet e shpeshta ai i ka cilësuar të mërzitshme dhe të kushtueshme për Kosovën. Читать дальше...

Rreth 373 arsimtarë, nxënës dhe personel nëpër shkolla, të infektuar me koronavirus  

Evropaelire.org 

Në muajin mars, 373  arsimtarë, nxënës dhe personel nëpër shkolla në gjithë territorin e Kosovës, kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).   Nga kjo shifër, 189 janë nxënës të infektuar, 151 arsimtarë dhe 33 anëtarë të personelit nëpër shkolla. Në një përgjigjje për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë se Arsimit, kanë thënë se vetëm javën e kaluar janë kryer 170 testime, dhe nga to 130 rezultate kanë qenë pozitive. Читать дальше...

Hoxhaj: Osmani është figurë përçarëse, nuk e votojmë për presidente  

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë të enjten se qëndrimi i partisë së tij, në raport me votimin e Vjosa Osmanit për postin e presidentit, është i qartë. “Nuk e mbështesim kandidaturën e saj”, ka thënë ai. “Nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim.  Prandaj, çështje të tilla qëndrimi apo mosqëndrimi në sallë, mendoj se janë tema të natyrës teknike. Besoj se e kemi pasur një debat të gjatë në PDK, e kemi folur në kryesi të PDK-së, në Këshill Drejtues dhe kjo është temë e mbyllur”... Читать дальше...

Grubi, në Kosovë për procesin e regjistrimit të diasporës  

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka nisur të enjten vizitën e tij në Prishtinë, ku po takohet me liderë shtetërorë dhe partiakë të Kosovës, derisa temë kryesore e takimeve është regjistrimi i popullsisë së diasporës.  Grubi është takuar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe më pas ka thënë se ka kërkuar ndihmën e tij për mobilizimin e shqiptarëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës, që të regjistrohen si banorë të Maqedonisë së Veriut. Читать дальше...

Kremlini: Komentet e Bidenit për Putinin, “shumë të këqija”

Evropaelire.org 

Kremlini reagoi ashpër ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se beson se presidenti rus, Vladimir Putin, është “vrasës”. Këto fjalë janë “shumë të këqija” dhe pa precedent, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Në komentet e para pas deklaratës së Bidenit, një ditë më herët, Peskov tha se Biden qartazi nuk dëshiron të ndërtojë lidhje me Rusinë dhe se Moska do të duhet ta marrë parasysh këtë qëndrim. Biden, në një intervistë për kanalin ABC News, u pyet nëse beson se presidenti rus është vrasës dhe ai tha “po”.

Koreja V. injoron përpjekjet e SHBA-së për bisedime

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut iu përgjigj përpjekjeve të SHBA-së për të rinisur negociatat për programin bërthamor, duke thënë se do t’i injorojë ato derisa Uashingtoni nuk e ndryshon qasjen. “Asnjë dialog nuk është i mundur, nëse SHBA-ja nuk zmbrapset nga politika armiqësore ndaj Koresë së Veriut”, tha ministri i parë i Jashtëm verikorean, Choe Son Hui. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha këtë javë se Uashingtoni ka kontaktuar Phenjanin përmes disa kanaleve, duke filluar nga mesi i shkurtit, porse nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Читать дальше...


Музыкальные новости
Григорий Лепс

Лепс объяснил, почему выбил телефон из рук фанатки на концерте в Костроме





Персональные новости
ММА

Популярный блогер и боец ММА Саша Стоун выступит на фестивале спорта и контента Yappy x «Наше Дело Россия» в Нижнем Новгороде





Rritja e rasteve mund t’i mbyllë shkollat

Evropaelire.org 

Në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë, nga data 22 mars, për një javë pritet të ndërpritet procesi mësimor për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus. Të mërkurën, më 17 mars, u regjistruan 709 raste me sëmundjen COVID-19, numri më i madh ditor për vitin 2021. Në muajin mars, 373 arsimtarë, nxënës dhe personal i shkollave në gjithë territorin e Kosovës, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Читать дальше...

UNICEF: Një në pesë fëmijë nuk ka ujë të mjaftueshëm

Evropaelire.org 

Mbi 1.42 miliard njerëz në të gjithë botën, përfshirë 450 milionë fëmijë, jetojnë në zona ku uji është i cenueshëm, thuhet në një analizë të publikuar nga Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF. Kjo, sipas raportit, do të thotë se një në pesë fëmijë në të gjithë botën nuk ka ujë të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e përditshme. Të dhënat tregojnë se fëmijët në më shumë se 80 vende jetojnë në zona të tilla. Afrika Lindore dhe Jugore kanë përqindjen më të lartë të fëmijëve... Читать дальше...

A rrezikohet procesi i paqes në Afganistan nga përfshirja e Moskës?

Evropaelire.org 

Shteti rus po bën përpjekje të përfshihet në procesin paqësor për Afganistanin. Të enjten (18 mars) Moska është nikoqire e një konference të nivelit të lartë mes talibanëve dhe përfaqësuesve të Qeverisë afgane. Aty do të marrin pjesë edhe delegacionet nga Shtetet e Bashkuara, Pakistani dhe Kina. Supozohet që deri më 1 maj, Shtetet e Bashkuara do të përfundojnë tërheqjen e të gjithë trupave të tyre nga Afganistani, si pjesë e një marrëveshjeje me talibanët. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, talibanët... Читать дальше...

Rregullatori i BE-së vendos për sigurinë e vaksinës AstraZeneca

Evropaelire.org 

Rregullatori shëndetësor i Evropës pritet të japë sot vendimin mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Shtetet kryesore evropiane e kanë pezulluar këtë javë përdorimin e kësaj vaksine, pas raporteve se disa individë të vaksinuar, kanë pësuar mpiksje gjaku. Por, pavarësisht pezullimit, Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se nuk ka prova që e lidhin vaksinën me incidentet me mpiksje gjaku. “Derisa hetimet vazhdojnë, ne jemi ende të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e koronavirusit... Читать дальше...

Partia e kryeministrit holandez i fiton zgjedhjet

Evropaelire.org 

Partia e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, fitoi më së shumti deputetë në zgjedhjet parlamentare, tregojnë parashikimet e fundit. Fitorja i jep Rutte mandatin për të formuar qeverinë e re të koalicionit, të udhëhequr nga partia e tij liberale e qendrës së djathtë VVD. Rutte pritet të marrë mandatin e katërt si kryeministër. Qeveria e tij e fundit dha dorëheqje në janar, për shkak të një skandali të mashtrimit me fondet e mirëqenies së fëmijëve. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 17 marsit ishte e lartë... Читать дальше...

Ditë e përgjakshme në Afganistan

Evropaelire.org 

Nëntë anëtarë të forcave afgane të sigurisë, përfshirë personel të forcave speciale, humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit të tyre, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit. Incidenti ndodhi në provincën Maidan Vardak, në pjesën qendrore të Afganistanit. Ministria e Mbrojtjes tha se është duke bërë hetime. Një burim i forcave ajrore dhe një zyrtar lokal thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se helikopteri u godit nga një raketë gjatë ngritjes. Në një tjetër zhvillim në Afganistan... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Легендарный вратарь Мануэль Нойер стал амбассадором Hisense на Чемпионате Европы по футболу – УЕФА ЕВРО 2024™


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

П’ять українок отримали суперниць в основі турніру WTA 1000 в Мадриді: результат жеребкування


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Экологический телемост регоператора МСК-НТ связал школьников Подольска и Москвы





Путин в России и мире
Москва

Алиев: доволен развитием отношений Азербайджана и России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко ограничил выплату дивидендов гражданам недружественных стран




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Байден заверил Зеленского в скорых поставках новых пакетов помощи


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Желдорреммаш

Команда АО "Желдорреммаш" стала призером СпортЛиги ТМХ



Москва

СК РФ: Замминистра обороны Тимура Иванова задержали по делу о взятке

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net