123ru.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 16.03.2021

Moderna nis testimin e vaksinës në foshnje dhe fëmijë të vegjël

Evropaelire.org 

Kompania amerikane e barnave Moderna tha se ka nisur studimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit në fëmijë të moshës gjashtëmuajshe deri në 11 vjeç. Moderna është prodhuesi i parë amerikan që teston vaksinën e saj në foshnje. Kompania tha se planifikon të fusë në listën e testimit rreth 6,750 fëmijë në SHBA dhe Kanada. Rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga koronavirusi është më i vogël sesa te të rriturit, por ekziston rreziku i transmetimit - veçanërisht nga adoleshentët. “Ky studim... Читать дальше...

Rusia dhe Irani “ndërhynë në zgjedhjet në SHBA” me operacione dezinformuese

Evropaelire.org 

Rusia dhe Irani kanë zhvilluar operacione dezinformuese për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2020, thuhet në një raport të inteligjencës amerikane. Raporti i paklasifikuar prej 15 faqesh, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, thotë se nuk ka indikacione se aktorët e huaj kanë bërë përpjekje të ndikojnë aspektet teknike të zgjedhjeve, të tilla si ndërhyrja në fletëvotime ose tabela të votuesve. Por, thuhet në raport, presidenti rus, Vladimir Putin... Читать дальше...

Rusia kërcënon me bllokimin e përkohshëm të Twitter-it

Evropaelire.org 

Rusia kërcënoi se do të bllokojë Twitter-in për një javë, duke thënë se platforma sociale ka dështuar të heqë përmbajtjen e paligjshme. Rregullatori rus i mediave, Roskomnadzor, tashmë i ka zvogëluar shpejtësinë rrjetit amerikan. Nëse Twitter vazhdon të mos reagojë ndaj kërkesave për të hequr përmbajtjen e paligjshme, ai mund të bllokohet brenda muajit të ardhshëm, tha të martën Vadim Subbotin, zëvendëspresident i Roskomnadzor-it. Moska ka bërë përpjekje t’i frenojë platformat e mediave sociale në vitet e fundit... Читать дальше...



Pakënaqësia e serbëve në Kosovë ndaj punësimeve partiake

Evropaelire.org 

Millan Andrejeviq nga Graçanica, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, në afërsi të Prishtinës, ka protestuar të martën para drejtorisë së Qendrës Klinike Spitalore (QKS), e cila funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë. Kjo protestë, siç ka thënë ai, ishte kundër “punësimit me familjarizim” dhe atij “partiak”. “Jemi mbledhur që ta parandalojmë këtë padrejtësi, këtë cirk që quhet konkurs. Ky konkurs është jolegal, i paligjshëm dhe duhet të anulohet. Ministria e Shëndetësisë (e Qeverisë së Serbisë)... Читать дальше...

Rregullatori i BE-së, i bindur në përfitimet nga AstraZeneca

Evropaelire.org 

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian tha se mbetet “plotësisht i bindur” se përfitimet nga vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit, i tejkalojnë rreziqet. Ai përsëriti se nuk ka “asnjë indikacion” që vaksina shkakton mpiksje të gjakut. Shtetet kryesore të BE-së e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine, pas raporteve se disa individë që e kanë marrë atë, kanë pësuar mpiksje gjaku. Shefja e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke, tha se kjo agjenci qëndron pas vendimit të saj për miratimin e vaksinës. Читать дальше...

Transferimi i pushtetit, sërish në ushtrues detyre

Evropaelire.org 

Me zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit, që pritet të ndodhë në seancën konstitutive të 22 marsit, Kosova do të ketë edhe ushtruesin e ri të detyrës së presidentit. Ekspertët kushtetues thonë për Radion Evropa e Lirë, se udhëheqësi i ri i kuvendit, do të marrë edhe këtë post, që aktualisht ushtrohet nga Vjosa Osmani, si kryetare e kuvendit. Ajo e kishte marr këtë detyrë më 5 nëntor, 2020, pas dorëheqjes të Hashim Thaçit nga posti i presidentit, për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime... Читать дальше...

Arrestohet Pjetër Shala në bazë të aktakuzës së Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën, në bazë të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë, bënë të ditur se Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit në objektin e paraburgimit në Hagë. Sipas komunikatës së lëshuar, së shpejti do të publikohen edhe informacione për nxjerrjen e aktakuzës ndaj tij. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar... Читать дальше...

Shkup: Bien investimet e huaja për rreth 40 për qind

Evropaelire.org 

Investimet e huaja direkte në Maqedoninë e Veriut më 2020 – vit kur u paraqit pandemia – kanë shënuar rënie për rreth 40 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, vitin e kaluar ka pasur investime të huaja në vlerë prej 239.8 milionë eurove, kundrejt 323.3 milionë eurove që ishin investuar më 2019. Banka Popullore thotë se sa i përket investimeve të huaja prin Britania e Madhe, me investime që kapin shifrën e 127 milionë euro. Në vendin e dytë është Gjermania me 56 milionë euro... Читать дальше...



Ukraina akuzon Rusinë për sulme të reja kibernetike

Evropaelire.org 

Shërbimi i Sigurimit të Shtetit të Ukrainës tha se ka parandaluar një sulm të madh kibernetik nga hakerët rusë, që kishte në shënjestër të dhënat e klasifikuara të Qeverisë. Sipas këtij shërbimi, qëllim i sulmit ka qenë “qasja në të dhënat e klasifikuara të institucioneve më të larta të Ukrainës”. Shërbimi ukrainas tha se Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi qëndron prapa hakerëve. Kievi, edhe më herët, ka akuzuar Moskën për orkestrimin e sulmeve të mëdha kibernetike, por Rusia i ka mohuar ato. Читать дальше...

Bota assesi të bëhet rehat me vaksinat

Evropaelire.org 

Italia ka filluar masa të reja bllokimi kurse Brazili po lufton me numër rekord të rasteve me COVID-19; OBSH-ja ka thënë dritën jeshile për përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson, që merret vetëm me një dozë. Disa vende pezullojnë përdorimin e vaksinës së AstraZenecas në pritje të hetimeve për efektet e dyshuara negative shëndetësore. (Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Arben Hoti)

BE siguron së shpejti mbi 200 milionë vaksina Pfizer/BioNTech

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian tha se pret që, në tremujorin e dytë të këtij viti, të sigurojë mbi 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Komisioni tha se dorëzimet e reja do të përfshijnë edhe 10 milionë doza që priteshin fillimisht në tremujorin e tretë dhe të katërt. Pfizer e konfirmoi deklaratën e BE-së, në lidhje me furnizimet në tremujorin e dytë. “Ky është një lajm shumë i mirë. Ai u jep vendeve anëtare hapësirë për të manovruar dhe ndoshta për t’i mbushur boshllëqet me furnizime”... Читать дальше...

Kosovë: Tetë viktima dhe 553 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) regjistroi të martën tetë viktima me koronavirus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç)", është thënë në njoftim. Në 24 orët e fundit u identifikuan 553 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3.649 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Më 16 mars... Читать дальше...

Ende nuk dihet se kur do të arrijnë vaksinat në Kosovë

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë nuk kanë ende informacione se kur pritet të mbërrijnë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit në Kosovë.  Kështu tha për Radion Evropa e Lirë Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave pranë OBSH-së në Kosovë.  Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të martën se Komiteti për Imunizim dhe institucionet përkatëse janë duke i kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme, që sapo të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave përmes programit COVAX... Читать дальше...

Kur "i dashuri" të trafikon

Evropaelire.org 

“Ai ishte shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm. Filluam një lidhje të fshehtë dhe pas një kohe, pasi më zbuloi familja, ata kërkuan që të takoheshin me të. Ai u takua dhe familjes i la përshtypje shumë të mirë”. “Pas një kohe, më ka ftuar që të shkoj në shtëpinë e tij. Unë u gëzova shumë sepse do të më njoftonte me familjen e tij dhe kështu mendova që lidhja jonë do të jetë stabile dhe serioze”. “Por, fatkeqësisht ai aty nuk e kishte familjen, por një shok”. Flutura [emër i vendosur nga redaksia] në moshën 17-vjeçare ishte keqtrajtuar... Читать дальше...

Shefi i NATO-s thotë se shpenzimet e mbrojtjes janë rritur pavarësisht pandemisë

Evropaelire.org 

Vendet anëtare të NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.  "Viti 2020 ka qenë viti i gjashtë me rradhë i rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga ana e të gjithë aleatëve", tha Stoltenberg në një konferencë për media të martën në Bruksel.  "Ne presim që ky trend të vazhdojë këtë vit. Është thelbësore të mbahet ky ritëm pasi sfidat e sigurisë nuk janë zhdukur", ka shtuar ai. Читать дальше...

OBSH-ja rekomandon vazhdimin e imunizimit me vaksinën AstraZeneca

Evropaelire.org 

Ekspertët e sigurisë së vaksinave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po planifikojnë të takohen më 16 mars për të diskutuar lidhur me vaksinën e AstraZeneca-s kundër COVID-19. Shumë vende e kanë ndaluar përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve që lidhen me mpiksjen e gjakut. OBSH-ja thotë se nuk ka prova për një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe ajo duhet të vazhdojë të përdoret. "Ne nuk duam që njerëzit të kenë panik. Për momentin ne do të rekomandonim që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca"... Читать дальше...

Borisov takon Osmanin, kërkon negociata pa emocione me Shkupin

Evropaelire.org 

“Të gjitha kontradiktat midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen. Brezat e ardhshëm nuk do të na falin që kemi humbur këtë mundësi të madhe”. Kështu i ka thënë kryeministri bullgar, Bojko Borisov, ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë një takimi që zhvilluan të martën në aeroportin e Sofjes. Agjencia bullgare e lajmeve BGNES, ka njoftuar se kreu i Qeverisë bullgare ka qenë kategorik se “rruga e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk mund të vonohet... Читать дальше...

Kurti në konsultime me komunitetet për qeverinë

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë vazhduar të martën takimet konsultative me përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë lidhur me krijimin e institucioneve të reja. Dy përfaqësuesit e komunitetit turk që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë qeverinë e re të Kosovës. Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke, pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje... Читать дальше...

Abdixhiku për zgjedhjen e presidentit: Do të jemi konstruktivë

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë konstruktive sa i takon çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit, tha të martën, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. “Do të punojmë për interesin e Republikës së Kosovës, dhe ky interes nënkupton që do të jemi konstruktivë, të jemi të afërt ndërmjet veti, duke i projektuar idetë tona, por njëkohësisht duke i shërbyer institucioneve të Republikës së Kosovës. Do të jemi konstruktivë, duke i mbrojtur idetë, pozicionet dhe idealet dhe idetë e LDK-së”, tha Abdixhiku. Читать дальше...


Музыкальные новости
Концерт

Концерт группы "Пикник" начался с минуты молчания в память о погибших в "Крокусе"





Персональные новости
Желдорреммаш

ЧЭРЗ развивает инициативы и сокращает производственные затраты





Hoti paralajmëron mësim online në të gjitha nivelet e arsimit

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se do të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër pandemisë së COVID-19 pasi "trendet janë stabile".  Hoti ka diskutuar të martën për situatën e pandemisë me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi dhe zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj.  "Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit... Читать дальше...

Militantët po vrasin fëmijë në Mozambik

Evropaelire.org 

Organizata për të drejtat e fëmijëve Save the Children thotë se militantët islamikë po ua prenë kokat fëmijëve në provincën Kabo Delgado të Mozambikut. Një nënë i ka thënë kësaj organizate se ajo u detyrua të shikojë vrasjen e djalit të saj 12-vjeçar afër një vendi ku ajo ishte fshehur me fëmijët e saj të tjerë, raporton BBC. Identiteti i dëshmitares është mbajtur i fshehur. Ajo tha se fëmijës së saj të madh i ishte prerë koka. "Atë natë fshati ynë u sulmua dhe shtëpitë u dogjën", tha ajo. "Unë isha në shtëpi me katër fëmijët e mi. Читать дальше...

Turqia dhe Greqia mbajnë bisedime të reja mbi mosmarrëveshjen detare

Evropaelire.org 

Delegacionet e Greqisë dhe Turqisë do të takohen të martën në Athinë për të bërë përpjekje që të arrijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor dhe të drejtat e kërkimeve të gazit. Ankaraja të hënën u dërgoi notë diplomatike Izraelit, Greqisë dhe Bashkimit Evropian, njoftuan media turke. Ajo u tha atyre se duhet të kërkojnë lejen e saj, përpara çdo aktiviteti në  ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor, njoftoi të hënën media shtetërore turke. Si Greqia, ashtu edhe... Читать дальше...

SHBA-ja bën thirrje për fuqizimin e lidhjeve me Japoninë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për fuqizimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë me Japoninë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë nisur një turne në Japoni dhe Korenë Jugore. Vizita pason një samit online të mbajtur javën e kaluar mes liderëve të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Indisë. Temat e diskutimeve të zyrtarëve të lartë amerikan do të përshijnë lirinë e lundrimit në detet e Kinës Jugore dhe Lindore, çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe situatën në Mianmar... Читать дальше...

Armenia dhe Azerbajxhani tregojnë fuqinë përmes ushtrimeve ushtarake

Evropaelire.org 

Një ditë pasi Azerbajxhani nisi stërvitjet ushtarake katër-ditore, edhe Armenia njoftoi se do të fillojë ushtrimet ushtarake të shkallës së gjerë më 16 mars. Të dyja vendet, në fund të vitit të kaluar, u përfshin në një konflikt të armatosur për rajonin e Nagorno Karabakut.  Në stërvitjet e Armenisë do të marrin pjesë 7,500 ushtarë, rreth 100 tanke dhe automjete të blinduara, rreth 300 artileri dhe sisteme anti-ajrore dhe avionë, tha Ministria e Mbrojtjes e Armenisë. “Çdo stërvitje ushtarake... Читать дальше...

Përse po pezullohet vaksinimi me AstraZeneca?

Evropaelire.org 

Dhjetëra vende, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Kjo ka ndodhur pas raporteve të javës së kaluar se disa njerëz në Danimarkë dhe Norvegji kanë pësuar mpiksje gjaku, pas vaksinimit. Megjithatë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë thënë se të dhënat në dispozicion nuk sugjerojnë se vaksina ka shkaktuar mpiksjen dhe se njerëzit duhet të vazhdojnë të imunizohen. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Актера Свиридова госпитализировали из-за инфицирования после операции в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на битву Елены Рыбакиной с топовой теннисисткой за полуфинал турнира в Майами


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о создании информационной системы состояния окружающей среды





Путин в России и мире
Москва

Путин оценил перспективы строительства ВСМ Москва — Санкт-Петербург


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

«С какой целью вы пришли почтить память? Он вам родственник?» В Москве осудили девушку, которая пришла возложить цветы в память о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



The Beatles

Новое издание настольной игры "The Beatles Monopoly"



Москва

Один из фигурантов дела о теракте в «Крокусе» обжаловал арест

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net