Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2021

DASH: Nuk detyrojmë një zgjedhje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara

0
DASH: Nuk detyrojmë një zgjedhje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara

Administrata e re amerikane nuk po i detyron partnerët evropianë që të zgjedhin në mes të Kinës dhe SHBA-së, thuhet në një përgjigje të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) për Radion Evropa e Lirë, lidhur me nismën kineze 17+1.

Kjo nismë ka për qëllim promovimin e marrëdhënieve të biznesit dhe investimeve midis Kinës dhe vendeve të ish-bllokut komunist të Evropës Qendrore dhe Lindore. Takimi i nëntë tradicional i kësaj nisme është mbajtur më 9 shkurt, në formë virtuale, për shkak të pandemisë.

“Ne e dimë që partnerët tanë evropianë kanë interesat e tyre dhe raportet e tyre dhe ne nuk po i detyrojmë ata që të zgjedhin në mes të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Pjesë e nismës kineze janë Shqipëria, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Nga Departamenti i Shtetit thonë se administrata Biden-Harris është e “përkushtuar që të thellojë dialogun dhe bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët tanë mbi çështjen e Kinës, duke filluar në Evropë”.

“Ne jemi duke u angazhuar me ta lidhur me interesat dhe fushat tona të përbashkëta për një veprim të përbashkët. Megjithatë, ne vazhdojmë të jemi të brengosur për faktin që Kina shpesh po përdorë si mjet organizatat multilaterale për të avancuar interesat e saja ekonomike, të sigurisë nacionale dhe të politikës së jashtme në kurriz të paqes dhe prosperitetit të shteteve të tjera si dhe në kurriz të respektimit të të drejtave të njeriut dhe në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shton DASH.

Ndryshe, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një letre dërguar tetorin e kaluar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i kishte bërë thirrje që të largohej nga nisma e Kinës, 17+1.

Atëbotë, Rama deklaroi se “SHBA-ja ka qenë dhe mbetet pikë referimi e palëvizshme” dhe sa i përket lëvizjeve konkrete, ai kishte thënë se këto janë “çështje tona”.

“Si çështje e jona, ne i trajtojmë me shume kujdes dhe vendosim në momentin e duhur, gjithmonë në funksion të interesave strategjike të Shqipërisë, dhe asnjëherë duke harruar që ne jemi aleat strategjik të SHBA-së dhe të BE-së, dhe në politikën e jashtme, e përsëris, ne jemi të linjëzuar me BE-në”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas ambasadës së Kinës në Shqipëri, më 2019 investimet e Pekinit në Shqipëri arritën në vlerë prej mbi 800 milionë dollarë, duke e bërë Kinën një prej vendeve kryesore investuese në Shqipëri.

Çka është nisma kineze 17+1?

Nisma kineze 17+1, e cila njihej si 16+1 deri në pranimin e Greqisë, u krijua më 2012 me iniciativën e Qeverisë kineze dhe ka për qëllim përmirësimin e raporteve të biznesit dhe investimeve brenda iniciativës kineze "Rruga e Mëndafshit". Kjo iniciativë, e cila vlerësohet deri në 1 trilion dollarë, ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve tokësore dhe detare për të lejuar eksportet kineze të lëvizin drejt Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Bashkimit Evropian kanë kritikuar projektin e Kinës dhe huat që ky vend jep për infrastrukturën rajonale, duke paralajmëruar se këto hua, kanë zhytur disa vende në zhvillim në borxhe, të cilat ata nuk mund t’i paguajnë.

Çka ndodhi në samitin e fundit të iniciativës kineze?

Presidenti kinez, Xi Jinping në hapjen e samitit tha se tregtia e Kinës me 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore arriti në 103.15 miliardë dollarë në vitin 2020, duke tejkaluar 100 miliardë dollarë për herë të parë, dhe shtoi se bashkëpunimi po përmirësohet vit pas viti.

Në fund të samitit të mbajtur të martën, u miratua lista e Pekinit lidhur me aktiviteteve për 2021, ku u përcaktua bashkëpunimi i mëtejshëm midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Detajet e kësaj deklarate nuk janë publikuar.

Gjatë diskutimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ky vend ka rritur eksportin në Kinë për 15 herë në pesë vjetët e fundit. Ai shtoi se në tregtinë e Serbisë me botën në vitin 2020, Kina zuri vendin e tretë. Vuçiq tha po ashtu se falë vaksinave që mori nga Kina, Serbia tani është lidere në Evropë, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit.

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik vuri në pah përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e investimeve në termocentralet. Ndryshe, Bosnja është kritikuar nga organi i kontrollit i Asociacionit të Energjisë së BE-së mbi çështjen e investimeve në termocentralet dhe për këtë që nga 19 janari, ky shtet është subjekt i sanksioneve nga ky institucion.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq theksoi se vendi i tij, paralelisht me procesin e afrimit me BE-në, gjithashtu dëshiron bashkëpunim më të gjerë me Kinën.

Çka thotë Brukseli për këtë iniciativë?

Në BE ekzistojnë shqetësime se modeli kinez i investimeve –i cili nuk parasheh që vendet në të cilat ajo investon të jenë të përkushtuara në luftën kundër korrupsionit ose për kufizimin e lirisë së medias – është në kundërshtim me qëllimet e Brukselit në rajon. Ligjvënësit e BE-së në disa raste kanë paralajmëruar që projektet kineze në vendet e Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim me rregullat evropiane.

Evropianët po ashtu kanë thënë se projektet kineze nuk kanë transparencë dhe qëndrueshmëri dhe përveç dëmtimit të mjedisit, ato gjithashtu kanë një efekt korroziv në menaxhim.

Sipas një studimi të Bankës Evropiane të Investimeve, nga viti 2007 deri më 2017, Pekini paralajmëroi 12 miliardë euro kredi për projekte ndërtimore në 16 vende, një e treta e të cilave shkoi në Serbi, në Bosnje dhe Hercegovinë (21 për qind) dhe Mal të Zi (7 për qind).

Ndërkaq, sipas një studimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2017 Kina ka investuar të paktën 6.2 miliardë euro në hekurudha, energji dhe ndërtim rrugësh në Ballkanin Perëndimor.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: С 28 апреля до 12 мая городские службы будут работать в усиленном режиме


Спорт в России и мире
Москва

Учитель из Бутово стала «Гуру физкультуры»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева замыкает год // 16-летняя российская теннисистка успешно стартовала на крупном турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Труп мужчины найден в лесопарковой зоне в Сокольниках





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Кутушов

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24



Москва

Герои России, меры поддержки многодетных семей и показ «Карины» в стране: топ-10 новостей недели

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net