123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 03.02.2021

Policia kineze shkatërron grupin që shiste vaksina të rreme për COVID-19

Evropaelire.org 

Policia kineze ka arrestuar më shumë se 80 persona të dyshuar të një grupi kriminal, i cili ka prodhuar dhe shitur vaksina të rreme kundër koronavirusit, në dhe jashtë Kinës. Zyrtarët policorë në Pekin dhe në provincat Jiangsu dhe Shandong, kanë nisur operacionet pasi ka pasur dyshime se janë duke u prodhuar vaksine të rreme me përbërje të thjeshtë kripore, ka raportuar agjencia e lajmeve, Xinhua. Vaksinat janë shitur në Kinë dhe në shtetet tjera, ndonëse ende nuk janë bërë të ditur emrat e vendeve tjera, transmeton AP. Читать дальше...

Mosbesim ndaj premtimeve zgjedhore  

Evropaelire.org 

Praktikat e deritashme të fushatave zgjedhore të subjekteve politike dhe  zotime e tyre për realizimin e programeve, janë shndërruar në premtime klishe dhe të parealizueshme dhe kjo ka bërë që qytetarët ta humbin besimin në premtimet e subjekteve politike, vlerësojnë disa qytetarë në Prishtinë.   Tri subjektet politike të cilat kanë kandidatë që garojnë për të siguruar mandatin e kryeministrit të vendit dhe për të udhëhequr me qeverinë e ardhshme janë Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Читать дальше...

Gratë regjisore bëjnë histori në Golden Globes

Evropaelire.org 

Tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për Çmimet Golden Globes. Kjo është hera e parë që më shumë se një grua ka hyrë në garën e ngushtë për këtë çmim. Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar në garë bashkë me David Fincher dhe Aaron Sorkin. Filmi i Fincherit, Mank ka më së shumti nominime – gjashtë - ashtu sikurse The Crown, që udhëheq në nominimet për çmime televizive. Emrat e fituesve do të bëhen të ditur në një ceremoni më 28 janar. Fennell, King dhe Zhao janë nominuar për filmat e tyre... Читать дальше...



Shtyhet sërish organizimi i Forumit Ekonomik Botëror

Evropaelire.org 

Organizimi i Forumit Ekonomik Botëror, është shtyrë sërish nga maji për muajin gusht të këtij viti, për shkak të atyre që janë konsideruar “sfida për luftim të pandemisë”. Forumi me bazë në Gjenevë, ka shtyrë edhe më herët datat e organizimit për këtë vit. “Ndonëse Forumi Ekonomik Botëror dhe Qeveria e Singaporit vazhdojnë të ndjekin rregullat për të siguruar takime të sigurta dhe efektive, dhe shkalla e përhapjes së koronavirusit në Singapor vazhdon të jetë në nivele të përballueshme, ndryshimet... Читать дальше...

Votim vetëm me dokumente të Kosovës

Evropaelire.org 

Zharko Ristiq nga veriu i Kosovës thotë se ishte pajisur me dokument të Kosovës, kur kishte planifikuar të shkonte në Shkodër të Shqipërisë, për të vizituar një monument historik. Për ta kaluar kufirin, atij i është dashur letërnjoftimi i Kosovës.  “Kur e kuptova se shumica ishin pajisur me dokumente (të Kosovës), kjo nuk më shqetësoi shumë pasi edhe unë i kisha disa parime. Por, unë u pajisa me këtë dokument për të shkuar në Shkodër”, tha Ristiq për Radion Evropa e Lirë. Ristiq dhe të gjithë shtetasit e Kosovës... Читать дальше...

Erdogan kritikon komunitetin LGBT dhe studentët pas protestave

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se lëvizja LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor­) nuk është në linjë me vlerat e Turqisë dhe i ka krahasuar me "terroristë" studentët që kanë protestuar nëpër qytetet turke kundër rregullit të tij. Më shumë se 300 studentë dhe mbështetës të tyre janë ndaluar në Stamboll dhe Ankara për shkak të dhunës në rritje gjatë përballjeve me policinë. Protestat kanë shpërthyer pasi Erdogan ka emëruar besnikun e tij partiak, Melih Bulu... Читать дальше...

COVAX publikon planet fillestare për shpërndarje të vaksinës

Evropaelire.org 

Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqëse të programit ndërkombëtar COVAX, kanë publikuar të mërkurën parashikimet rreth shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit, për vendet që tashmë kanë aplikuar për këtë vaksinë. Kosova, si një nga vendet e përfshira në program, besohet se do të mund të përfitojë nga COVAX, 100,800 doza të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Kosovë: Tri viktima dhe 341 të prekur me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 341 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2,357 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç)", është thënë në njoftim. Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën janë shëruar 207 persona, derisa raste aktive janë 6,560. Читать дальше...



Kërkesat për shtyrjen e regjistrimit me pasoja mbi politikat zhvillimore

Evropaelire.org 

Opozita maqedonase ka nisur procedurën ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, që është paraparë të mbahet në muajin prill. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për abrogimin e Ligjit për regjistrim të miratuar më 21 janar. Procedura parashikon që fillimisht të mblidhen 100 nënshkrime në njësitë rajonale të KSHZ-së, që duhet të verifikohen në komisionet kuvendore dhe që do t’i hapnin rrugën procedurës tjetër... Читать дальше...

Kosova shkund raportet Serbi - Izrael

Evropaelire.org 

"Nuk jemi të lumtur" – kjo është përmbledhja e reagimeve të zyrtarëve serbë, pasi Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Sellakoviq tha më 2 shkurt se ky hap do të "ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael". "Izraeli vetë zgjodhi se interesin më të rëndësishëm e ka lidhjen me Amerikën dhe ajo që është e rëndësishme për Amerikën sesa Serbia. Është e drejta e tyre legjitime. Ajo që është e rëndësishme është që ne nuk morëm pjesë në atë proces sepse presidenti i (Serbisë... Читать дальше...

HRW kritikon Turqinë për transferimin e të burgosurve sirianë

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), e ka dënuar “transferimin e paligjshëm” në Turqi të 63 sirianëve të arrestuar nga Ankaraja dhe grupet nën ndikimin e saj, në verilindje të Sirisë më 2019. Turqia dhe rebelët sirianë i kryen arrestimet në zonën kufitare të Ras al-Ain në verilindje të Sirisë, pasi morën rajonin nga luftëtarët kurdë, tha HRW. Ata janë mbajtur për shkak të prentendimeve se janë të lidhur me grupet kurde, të cilët Turqia i konsideron si “terroristë”. Читать дальше...

Liga Arabe dënon vendimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem  

Evropaelire.org 

Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova”. Liga Arabe po ashtu ka dënuar vendimin që Kosova të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem, raporton agjencia shtetërore e lajmeve të Jordanit, Petra. Kjo Ligë i bëri thirrje Kosovës që të heqë dorë nga vendimi i saj “kundërthënës që shkel ligjin ndërkombëtar” dhe kërkoi nga Prishtina zyrtare që t’i përmbahet rezolutave ndërkombëtare mbi Jerusalemin.   Kryetari i Parlamentit arab... Читать дальше...

Maqedonia e V. në mars furnizohet me vaksina kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut nuk do të furnizohet me vaksina kundër COVID-19, para muajit mars, edhe pse institucionet kishin premtuar se vaskinat e para do të arrinin në fillim të muajit janar apo në fillim të muajit shkurt. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut mund të shpresojë për vaksina kundër COVID-19 përmes sistemit Covax, në mars. “Mekanizmi COVAX, përmes një njoftimi me shkrim na ka informuar se vaksina e parë që do të mbërrijë në vendin tonë përmes këtij mekanizmi është AstraZeneca. Читать дальше...

Pse Kina nuk po e kundërshton puçin në Mianmar?

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kishte në plan të lëshonte një deklaratë për të dënuar grushtin e shtetit në Mianmar, por ajo u bllokua nga Kina. Ky vend është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe ka të drejtën e vetos. Këshilli i Sigurimit u takua të martën, por nuk arriti pajtim për deklaratën e përbashkët. Para bisedimeve në Këshill, e dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Mianmarin, Christine Schraner, e dënoi fuqishëm marrjen me forcë të pushtetit nga ana e ushtrisë. Читать дальше...

Filmi "Zgjoi" fiton tri çmime në Sundance Film Festival

Evropaelire.org 

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji të Blerta Bashollit ka fituar tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival. Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) njofton se ky film ka fituar çmimet: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara. “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipën, aktorët dhe posaçërisht me... Читать дальше...

Rusi: Arrestime masive të mbështetësve të Navalnyt

Evropaelire.org 

Rreth 1.400 njerëz janë arrestuar të martën gjatë protestave në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë vëzhguesit. Nga Moska janë shfaqur xhirime që tregonin dhunën e policisë ndaj protestuesve. Të martën, një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny. Ai thotë se çështja është e motivuar politikisht. Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë "urrejtja dhe frika" e presidentit rus... Читать дальше...

Biden ndryshon disa politika të migracionit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po vazhdon me zhbërjen e disa prej politikave të paraardhësit të tij, Donald Trump. Më 2 shkurt, Biden ndryshoi disa politika të migracionit, duke krijuar një grup pune që do të merret me bashkimin e familjeve të migrantëve dhe duke urdhëruar rishikim të procesit të azilit në kufirin SHBA-Meksikë. Ndarja e fëmijëve nga prindërit e tyre, që filloi në vitin 2018 si pjesë e strategjisë së Trumpit "tolerancë zero" ishte një nga politikat më të diskutueshme të administratës së tij. Читать дальше...

Ekipi i OBSH-së inspekton një laborator të Vuhanit

Evropaelire.org 

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vizituar një laborator në Vuhan të Kinës për të cilin ka pasur pretendime se nga aty ka dalë koronavirusit i ri. Inspektimi i institutit të virologjisë Vuhan, në të cilin kryhen hulumtime mbi sëmundjet më të rrezikshme në botë, do të jetë një nga ndalesat në hetimet për origjinën e pandemisë COVID-19. Misionin e ekspertëve të OBSH, Kina e kishte vonuar gjatë gjithë vitit të parë të pandëmisë. Ky ekip e ka për detyrë të shpjegojë se si kërceu virusi nga kafshët te njerëzit. Читать дальше...

Saga rreth aksioneve të kompanisë GameStop

Evropaelire.org 

Ky artikull është publikuar fillimisht në VOA. Tregjet financiare amerikane janë përfshirë së fundmi në sagën e çmimit në rritje të aksioneve të një kompanie që shet video-lojëra me pakicë. GameStop, që fiton shumicën e parave duke shitur video-lojëra në dyqane në Shtetet e Bashkuara, është përballur me rritje të aksioneve për 1,700 për qind këtë javë, e përkrahur nga shumë persona që besojnë ajo se pa të drejtë është nënvlerësuar nga investitorë të mëdhenj, të cilët kanë bërë baste me miliarda dollarë se kompanisë do t’i binte vlera. Читать дальше...

Humolli: AstraZeneca, vaksina e parë e COVAX-it në Kosovë

Evropaelire.org 

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se në mesin e muajit shkurt, eventualisht në javën e tretë, në Kosovë do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19, përmes skemës së njohur si COVAX.  Ajo thotë se janë dy prodhues me të cilët po bisedohet për t’i lehtësuar procedurat e ardhjes së vaksinave në Kosovë, por kontingjenti i parë i vaksinave do të jetë nga Universiteti i Oksford-it dhe kompania AstraZeneca. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Гостином дворе прошел форум «Мы вместе. Спорт»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Финалисты «Мастерса» в Монте‑Карло опередили Рублева в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о сохранении экологии Севастополя





Путин в России и мире
Москва

Путин всё знал, но никого не предупредил: Немцы обвинили Москву в прорыве израильского Купола


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: Западу неинтересны планы Киева по атаке на Крымский мост


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Григорий Лепс

«Я бы поступил иначе»: Юрий Лоза прокомментировал поступок Лепса, выбившего телефон у фанатки



Москва

Первая партия призывников из Кузбасса отправилась в воинские части Минобороны

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net