123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 02.02.2021

Vaksina e Oksfordit besohet se mund të parandalojë përhapjen e COVID-19

Evropaelire.org 

Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, mund të rezultojë me rënie “të konsiderueshme” të përhapjes së virusit, kanë thënë shkencëtarët. Ndikimi i vaksinave në përhapje të koronavirusit, ka qenë një e panjohur e rëndësishme, e cila mund të formësojë të ardhmen e pandemisë. Studimi, i cili nuk është publikuar zyrtarisht, ka treguar edhe se vaksina vazhdon të ketë efekt kur njerëzit presin për të marrë dozën e dytë të vaksinës, transmeton BBC. Читать дальше...

SHBA-ja i shpall ngjarjet në Burma si puç

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur veprimet e fundit të ushtrisë së Burmas si puç, dhe ka thënë se do të rishikojë ndihmën që ndan për këtë shtet. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, ka thënë më 2 shkurt se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë atje programet humanitare, mirëpo edhe do të “rishikojnë ndihmën” ndaj Burmas, që njihet edhe si Mianmar. Uashingtoni ka kontribuuar me 1.5 miliard dollarë në Burma prej vitit 2012, si mbështetje ndaj demokracisë, paqes së brendshme dhe komuniteteve më të prekura nga dhuna... Читать дальше...

Kapiteni Tom Moore vdes me koronavirus

Evropaelire.org 

Kapiteni Tom Moore, veterani britanik i Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 100-vjeçare. Ai ka fituar vëmendje së fundmi për mbledhje të dhjetëra miliona dollarëve për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë përballur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Familja e Moore ka thënë përmes një deklarate më 2 shkurt se ai është trajtuar për pneumoni në javët e fundit pasi ka rezultuar pozitiv në koronavirus. Ai është shtruar në spital gjatë fundjavës, pasi i është vështirësuar frymëmarrja. Читать дальше...



Navalnyt i shqiptohet dënim me burgim

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny. Ky rast është konsideruar i motivuar politikisht. Vendimi i 2 shkurtit vjen në kohën e zemërimit ndërkombëtar në rritje lidhur me ndalimin që i është bërë kritikut të Kremlinit dhe pas protestave të dhjetëra mijëra rusëve në fundjavat e kaluara në gjithë Rusinë. Këto protesta janë parë si më mëdhatë kundër presidentit rus, Vladimir Putin në një dekadë. Читать дальше...

Mbi 1,600 ankesa e dhjetëra policë të suspenduar gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Gjatë vitit 2020, janë arrestuar 32 punonjës policorë të dyshuar për vepra penale, ndërkaq janë suspenduar 83 të tjerë, thonë zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka. Në bazë të statistikave të Inspektoratit Policor të Kosovës, po ashtu gjatë vitit 2020, është shënuar një rritje e numrit të ankesave të qytetarëve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, me pretendimet se ata kanë bërë shkelje disiplinore ose janë përfshirë në vepra penale. Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë... Читать дальше...

Japonia, e vendosur të mbajë Lojërat Olimpike Verore në pandemi

Evropaelire.org 

Pas shtyrjes së Lojërave Olimpike të Tokios vitin e kaluar, kryeministri i Japonisë dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar janë zotuar që Lojërat Verore të mbahen këtë vit, pavarësisht pandemisë. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)

Rreth 103,000 qytetarë jashtë Kosovës mund të votojnë përmes postës

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të martën që t’iu mundësojë rreth 103,000 aplikuesve jashtë Kosovës, që kanë të drejtë vote, të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Kryetarja e këtij Komisioni, Valdete Daka, ka thënë se pavarësisht pse disa qytetarë të Kosovës nuk janë telefonuar për t’iu verifikuar të dhënat, nëse ata kanë vërtetuar të drejtë juridike për të marrë pjesë në proces zgjedhor, një gjë e tillë nuk do t’iu mohohet. Në janar të këtij viti KQZ-ja pati... Читать дальше...

Maqedonasit më kursimtarë në pandemi

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit ka bërë që kursimet në Maqedoninë e Veriut të shënojnë nivele rekorde. Sipas të dhënave të Bankës Popullore më 2020, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë kursyer më shumë se 200 milionë euro. Ndërkaq, depozitat e kompanive, po këtë vit, janë rritur për 180 milionë euro. Në total, kursimet e qytetarëve dhe kompanive janë shtatë miliardë euro. Qytetarët kanë të kursyera afër pesë miliardë euro nëpër bankat komerciale, ndërkaq korporatat dhe klientët e tyre kanë të ruajtur mbi dy miliardë. Читать дальше...



Pfizer pret të fitojë 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Gjiganti farmaceutik Pfizer, ka thënë se pret 15 miliardë dollarë shitje të vaksinës për koronavirus këtë vit. Pfizer ka krijuar vaksinën kundër këtij virusi bashkë me kompaninë gjermane, BioNTech. Kjo ka qenë një prej vaksinave të para që janë miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Shitjet e këtyre vaksina përbëjnë një çerek të shitjeve që janë parashikuar për këtë vit. Shumë shtete në gjithë botën janë duke tentuar të vaksinojnë sa më shpejt qytetarët e vet... Читать дальше...

Pritjet e qytetarëve: Punësim e investime në shëndetësi

Evropaelire.org 

Përmirësim i gjendjes ekonomike e sociale, rritje të punësimit, investime në shëndetësi janë disa nga pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt. Gazmend Gashi, qytetar i cili ushtron profesionin e arkitektit në Kosovë, thotë se adresimi i problemeve si papunësia është një nga çështje më urgjente me të cilën do të duhej të merrej qeveria e ardhshme. “Rinia është duke ikur dhe papunësia ka ndikim në këtë. Në shëndetësi ka nevojë për hapjen e spitaleve të reja... Читать дальше...

Studimet ruse tregojnë se Sputnik V është vaksinë e sigurt dhe efektive

Evropaelire.org 

Shkencëtarët rusë kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit, Sputnik V, ofron rreth 91 për qind mbrojtje kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus, bazuar në të dhënat e publikuara në revistën kërkimore The Lancet. Rezultatet kanë të bëjnë me fazën e fundit të testimit të kësaj vaksine, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 20,000 persona. Vaksina ka rezultuar të jetë e sigurt dhe ka ofruar mbrojtje të plotë kundër hospitalizimit dhe vdekjes. Dalja në treg e kësaj vaksine është përcjellë me polemika... Читать дальше...

KQZ nuk e përfundon procesin e verifikimit të votuesve me postë

Evropaelire.org 

Rreth 30 mijë persona, që kanë aplikuar për votim jashtë Kosovës, nuk janë telefonuar ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të verifikuar të dhënat e tyre personale. Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Lirim Krasniqi, bashkëdrejtues i organizatës “Germin” e cila merret me çështje të diasporës dhe që po përcjell nga afër përgatitjet për procesin zgjedhor. Në janar të këtij viti KQZ-ja pati njoftuar se shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë shtetit, do t’i telefonojë si masë verifikimi... Читать дальше...

Osmani: Njohja nga Izraeli ka forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë të martën homologut të saj izraelit, Yariv Levin se pas njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, të dyja këto shtete do të kenë mundësi të rrisin bashkëpunimin në shumë fusha. Për Osmanin, lidhjet e Kosovës me Izraelin, janë të rëndësisë strategjike. Në bisedën telefonike me Levinin, Osmani është cituar të ketë thënë se beson që njohja e Izraelit ka forcuar pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe shpreson... Читать дальше...

Kosova regjistron tri viktima dhe 245 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 245 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2,615 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (62 vjeç)", është thënë në njoftim. Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të martën janë shëruar 189 persona, derisa raste aktive janë 6,429. Читать дальше...

Ta luash dhimbjen e Fahrijes

Evropaelire.org 

Gjithë çfarë donte Fahrije Hoti në fillim të viteve 2000, ishte një jetë më e mirë për dy fëmijët e saj. Lufta e fundit në Kosovë e la të ve dhe pa shtëpi. Gjithçka duhej nisur nga e para. Fahrija mblodhi dhimbjen dhe e shndërroi në copëza force. Ajo dhe fëmijët e saj duhet të mbijetonin. Historia e saj është histori suksesi e një gruaje që arriti jo vetëm ta kthente dhimbjen në forcë, por mbi të gjitha që arriti të thyejë paragjykimet dhe diskriminimet. Ajo themeloi kooperativën bujqësore të grave ‘Krusha’. Читать дальше...

BE: Ambasada e Kosovës në Jerusalem, vendim fatkeq

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje të martën për vendimin e Kosovës që të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur. Peter Stano, zëdhënësi i bllokut evropian, ka thënë në një konferencë për media se Brukseli pret nga Kosova që të veprojë në bazë të deklarimeve për integrimet evropiane si qëllim strategjik. “Në përgjithësi është gjithmonë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Por kur është fjala e hapjes së ambasadës në Jerusalem... Читать дальше...

Kongresistja Ocasio-Cortez thotë se ajo është e mbijetuar e sulmit seksual

Evropaelire.org 

Kongresistja demokrate në Shtetet e Bashkuara, Alexandria Ocasio-Cortez, ka thënë se ajo është një e mbijetuar e sulmit seksual. Derisa foli për këtë ngjarje të jetës së saj, ajo akuzoi republikanët që nuk e pranojnë fajin për trazirat e muajit të kaluar në Kongresin amerikan. Ajo tha se ata po përdorin "taktika të abuzuesve". "Unë jam një e mbijetuar e sulmit seksual", tha ajo, duke përmbajtur lotët. "Dhe nuk ua kam treguar shumë njerëzve këtë në jetën time", shtoi ajo. Ocasio-Cortez është... Читать дальше...

Rritje e rasteve me COVID-19 dhe mungesë e dozave të vaksinës

Evropaelire.org 

Në mbarë botën, janë regjistruar mbi 2.2 milionë viktima nga koronavirusi, ndërkaq rastet kanë kaluar shifrën prej 102 milionë. Ekipi i OBSH-së, që po heton për origjinën e pandemisë, ka vizituar një treg në Vuhan të Kinës, që është i lidhur me shpërthimin fillestar të koronavirusit; BE-ja ka miratuar për përdorim vaksinën e AstraZeneca teksa kjo kompani farmaceutike ka premtuar se do të shpërndajë 9 milionë më shumë doza në bllokun evropian; ministri gjerman i Shëndetësisë ka thënë se ai është i... Читать дальше...

Zgjedhjet lënë në hije politikën e brendshme dhe të jashtme

Evropaelire.org 

Menaxhimi i pandemisë, dialogu me Serbinë, forcimi i subjektivitetit shtetëror të Kosovës, janë disa nga çështjet e lëna anash nga institucionet e Kosovës në kohën e parafushatës, thonë analistët. Analisti politik, Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë, se formalisht bartësit e institucioneve janë në detyrë, por ata, siç shprehet ai, nuk po i kryejnë detyrat si duhet. “Në këtë mënyrë lihen anash edhe përgjegjësitë institucionale e shtetërore. Gjatë parafushatës zgjedhore është lënë anash çështja e pandemisë dhe vetë qeveritarët... Читать дальше...


Музыкальные новости
Джастин Бибер

Джастин Бибер раскачивал тапочки в суши-парке, и это атмосфера 4/20





Персональные новости
Сергей Собянин

Собянин пожелал бывшему заммэра Бочкареву успехов на новом месте





Së paku tre të vrarë nga një seri sulmesh në Afganistan

Evropaelire.org 

Së paku tre persona janë vrarë nga një valë e re e dhunës që ka përfshirë Afganistanin. Policia njoftoi se dy persona u vranë më 2 shkurt kur një automjet shpërtheu në Kabul. Në mesin e të vrarëve është edhe Mohammad Atif kreu i një organizate bamirëse. Dy automjete të tjera shpërthyen gjithashtu në pjesë të tjera të qytetit duke plagosur disa njerëz. Një ushtar u vra në një sulm të veçantë në qytetin lindor të Xhalalabadit, ndërsa një zyrtar i lartë i sigurisë u shënjestrua në një shpërthim që ndodhi në provincën qendrore Paruan. Читать дальше...

Navalny: Prapa burgosjes sime qëndron frika dhe urrejtja e Putinit

Evropaelire.org 

Në Moskë po mbahet një seancë gjyqësore kundër kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Gjykata do të vendosë nëse do të shndërrojë dënimin me kusht të Navalnyt në kohë reale burgu. Kjo çështje është vlerësuar të jetë e motivuar politikisht. Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë "urrejtja dhe frika" e presidentit rus, Vladimir Putin. Navalny theksoi se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur që dënimi i tij i vitit 2014 ishte i paligjshëm dhe Rusia i pagoi atij kompensim në përputhje me vendimin. Читать дальше...

Mianmar: Shtohen thirrjet për lirimin e Aung San Suu Kyi

Evropaelire.org 

Janë shtuar thirrjet ndërkombëtare për lirimin e lideres de fakto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, një ditë pas një grusht shtetit ushtarak. Zonja Suu Kyi nuk është parë në publik që kur u arrestua nga ushtria të hënën. Ushtria mori pushtetin pas shpalljes së një gjendje të jashtëzakonshme, duke akuzuar partinë e zonjës Suu Kyi për mashtrime në zgjedhje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka kërcënuar se do të rivendosë sanksionet ndaj Mianmarit, duke thënë se ushtria nuk duhet të "shkelë vullnetin e njerëzve". Читать дальше...

Navalny paraqitet në gjykatë

Evropaelire.org 

Në Moskë po mbahet një seancë gjyqësore kundër kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Gjykata do të vendosë nëse do të shndërrojë dënimin me kusht të Navalnyt në kohë reale burgu. Kjo çështje është vlerësuar të jetë e motivuar politikisht.

Këtë vit SpaceX do të dërgojë ekipin e parë civil në hapësirë

Evropaelire.org 

Këtë vit kompania SpaceX do të dërgojë katër civilë në hapësirë. Ky do të jetë "misioni i parë komercial në hapësirë". Anija kozmike e kompanisë do të komandohet nga Jared Isaacman, themeluesi dhe shef ekzekutiv i kompanisë private të përpunimit të pagesave Shift4 Payments, tha SpaceX në një njoftim për media, më 2 shkurt. Biznesmeni miliarder amerikan do të dhurojë tre vende në kapsulën SpaceX Dragon për qytetarë të tjerë. Siç thuhet ata "do të zgjidhen për të përfaqësuar shtyllat e misionit të lidershipit... Читать дальше...

SHBA-ja zotohet për mbështetje ushtarake dhe politike ndaj Ukrainës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën nga ana e  administratës së re të presidentit, Joe Biden. Gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Blinken "theksoi mbështetjen e fuqishme për sovranitetin e Ukrainës, integritetit territorial dhe aspiratat e integrimit euro-atlantik", njoftoi Departamenti i Shtetit. "Ai u zotua se SHBA-ja do të vazhdojë ndihmën e fuqishme ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën", thuhet në njoftim... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

РМОУ презентовал издательский проект «Притяжение Сочи» на форуме «Мы вместе. Спорт»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

"Самое опасное" начнётся в пятницу: Синоптик предупредил об аномальной погоде в России





Путин в России и мире
Москва

Путин всё знал, но никого не предупредил: Немцы обвинили Москву в прорыве израильского Купола


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: Западу неинтересны планы Киева по атаке на Крымский мост


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Comedy Club

Турбо из «Слова пацана» раскрыл правду о личной жизни на съёмках Comedy Club



Москва

Начался прием заявок на XVIII Международный кинофестиваль «Русское зарубежье»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net