123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 25.02.2021

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se shumë shpejt do të ndajë detaje për mbërritjen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë. Sahin e bëri këtë koment derisa njoftoi se përmes një fluturimi janë sjellë në Kosovë, dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinën kundër COVID-19. “Fluturimi i sotëm do të sjellë dërgesën e parë të shiringave që do të përdoren me vaksinat (kundër) COVID-19 në Prishtinë. Читать дальше...

Pezullohet plani i Netanyahut për të dhuruar vaksina

Evropaelire.org 

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit, Avichai Mandelblit, tha të enjten se ai ka marrë një numër kërkesash për të vlerësuar iniciativën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të dhuruar vaksina për disa shteteve mike. Iniciativa e kryeministrit izraelit është vënë në pikëpyetje për faktin se nëse është ligjore apo jo. Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit tha se një nga kërkesat për të vlerësuar ligjshmërinë erdhi nga vet këshilltari i Netanyahut për siguri kombëtare... Читать дальше...

Lajçak: Kosova dhe Serbia janë të ndara në hartën që kam në zyrë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në zyrën e tij mban një hartë në të cilën Kosova dhe Serbia janë të ndara. Ai këto reagime i bëri pasi shumë qytetarë të Kosovës dhe përfaqësues politikë, kanë ngritur shqetësimin për një intervistë, në prapavijë të së cilës pretendohej se ishte një hartë e Ballkanit e ku Kosova thuhej se ishte pjesë e Serbisë. Lajçak ka thënë se janë nxitur keqkuptime të shumta rreth kësaj çështjeje dhe për këtë arsye... Читать дальше...



Kandiq: Vullneti politik edhe më tutje vendimtar për të vërtetën rreth të pagjeturve

Evropaelire.org 

Pa vullnet politik dhe pa qasje në dokumentet me rëndësi publike, çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë nuk mund të zgjidhet, ka thënë Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në një konferencë të mbajtur më 25 shkurt, e cila është organizuar në formatin online në internet nga rrjeti për pajtim RECOM.  “Vazhdimisht po shtrohet pyetja se a do të vijë ajo ditë kur mund të themi se kemi bërë gjithçka kur bëhet fjalë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Kandiq. Читать дальше...

Policia arreston edhe nëntë persona për keqpërdorim të subvencioneve

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe nëntë persona të tjerë që lidhen me rastin e njohur si “Subvencioni 2021”. Policia thotë se “bazuar në hetimet e zhvilluara ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë”.  “Personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit sot më 25.02.2021 janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së... Читать дальше...

Më 14 mars LDK-ja pritet të zgjedhë kryetarin e ri

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin zgjedhor më 14 mars. Në këtë kuvend zgjedhor do të zgjedhet kryetari i ri i partisë, si dhe organet e tjera drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abarashi, të enjten në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së partisë. Abrashi ka thënë se tashmë janë bërë publike disa kandidatura, por, sipas tij, ato zyrtarizohen më 14 mars, ditën kur zhvillohet kuvendi zgjedhor. Читать дальше...

Princesha Latifa i kërkon Britanisë të rihapë rastin e motrës së kidnapuar

Evropaelire.org 

Princesha Latifa, një prej vajzave të udhëheqësit të Dubait, Mohammed bin Rashid al-Maktoum, i ka shkruar një letër policisë britanike, duke kërkuar që të rinisë hetimet për kidnapimin e motrës së saj të vogël nga një rrugë në Kembrixh më 2000, raporton transmetuesi britanik BBC. Në një letër të shkruar me dorë, të parë nga BBC, të vitit 2018, Latifa i ka kërkuar policisë që të fokusohet sërish në rastin e motrës së saj Shamsa, tani 39-vjeçare, e cila është kidnapuar në moshën 18-vjeçare, dhe nuk është parë prej atëherë në publik. Читать дальше...

AstraZeneca përballet me vështirësi në furnizimin e BE-së me vaksina

Evropaelire.org 

Kompania AstraZeneca po përpiqet që t'ia dorëzojë Bashkimit Evropian vetëm 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, deri në fund të marsit. Kjo përbën më pak se gjysmën e shumës që premtoi në kontratën e saj për tremujorin e parë të vitit, tha drejtori ekzekutiv i AstraZenecas, Pascal Soriot, të enjten për ligjvënësit evropianë. Më herët kjo kompani kishte premtuar se do të ofronte rreth 90 milionë doza në tremujorin e parë të këtij viti. BE-ja e cila është shumë prapa Shteteve të Bashkuara... Читать дальше...



Vjedhja në Thesar: Prokuroria thotë se ka ngrirë rreth 600 mijë euro

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se deri më tani ka ngrirë rreth 600 mijë euro që lidhen me vjedhjen e rreth 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës. Në një njoftim të Prokurorisë Speciale thuhet se “deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro” dhe se “janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro”. Prokuroria thotë se janë duke vijuar hetimet për këtë rast dhe se deri më tani janë ngrirë 34 llogari bankare të bizneseve në të cilat ishin transferuar paratë. Читать дальше...

Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik

Evropaelire.org 

Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ka arritur që të jetë e pranishme në tregjet rajonale, përveç Shqipërisë. Kjo për faktin se, siç thotë pronari i kësaj kompanie, Burim Pirraj, disa nga vendet e rajonit kanë vendosur barriera jotarifore. Në shkëmbimet tregtare, vende të caktuara përdorin barriera jotarifore, si një masë për kufizimin e importit nga një vend i caktuar.  Por, këto veprime bien ndesh me marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë, siç është CEFTA... Читать дальше...

Gjashtë vjet burg për boshnjakun që luftoi në Siri

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi të enjten një mysliman boshnjak me gjashtë vjet burg nën akuzat se ai luftoi për grupin militant, Shtetit Islamik (IS) në Siri. Jasmin Keseroviq, i cili ka kaluar gati shtatë vjet në Siri, u akuzua gjithashtu për nxitje të personave tjerë për të marrë pjesë në aktivitete terroriste. Gjykatësit thanë se duke u bërë thirrje publike myslimanëve për të vrarë ushtarë të krishterë dhe civilë, i pandehuri "tregoi mizori specifike". Gjykata hodhi poshtë pretendimet... Читать дальше...

Pesë viktima dhe 437 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të enjten 437 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,643 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar pesë viktima të diagnostikuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç)", ka njoftuar IKSHPK. Читать дальше...

Prokuroria kërkon paraburgimin e 11 personave pas bastisjeve në Kosovë

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore në Kosovë ka kërkuar të enjten paraburgimin e 11 personave, pas dyshimeve për marrje e dhënie ryshfeti, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprave penale. Masa e paraburgimit është kërkuar për personat e ndaluar pas një aksioni të Policisë së Kosovës më 24 shkurt në komunat Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Istog dhe Lipjan. Në mesin e 12 personave të ndaluar nga policia më 24 shkurt, janë edhe 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë... Читать дальше...

Duriqi: Nuk kam dyshime ndaj askujt për sulmin

Evropaelire.org 

Visar Duriqi, gazetar i portalit online Insajderi, është sulmuar fizikisht në orët e vona të së mërkurës, nga tre persona të panjohur, dhe për pasojë i janë thyer dhëmbët dhe hunda. Vetë Duriqi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk dyshon te askush për kryerje të sulmit, pasi sipas tij, me emisionin "In Doks" ka prekur çështje të ndryshme “të interesit si ato me korrupsion, krim të organizuar, grupe fetare e tjera”. Ai ka thënë se personat, që e kanë sulmuar, kanë qenë të maskuar dhe me kapela. Читать дальше...

Bllokimi i qytetit të Tuzit

Evropaelire.org 

Policia malazeze ka shkuar të enjten në mëngjes në Komunën e Tuzit, në Mal të Zi, në përpjekje për të mbyllur disa biznese të gastronomisë, të cilat ishin të hapura pavarësisht masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, për luftim të koronavirusit.Kësaj mase i është kundërvënë kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dhe disa qytetarë.

Presidenti kinez mburret për luftim të varfërisë ekstreme

Evropaelire.org 

Presidenti kinez Xi Jinping ka folur me mburrje për “fitoren e plotë” në përpjekjet për të zhdukur varfërinë ekstreme, dhe duke thënë se shteti i tij ka arritur “mrekulli njerëzore”, ndonëse pikëpyetjet vazhdojnë të rrethojnë kriteret e regjimit komunist për një pretendim të tillë. Në një ceremoni festive më 25 shkurt, Xi ka shpërblyer me medalje zyrtarët nga komunitetet rurale dhe ka premtuar se do të shpërndajë “shembullin kinez” me kombet tjera të zhvilluara. “Asnjë shtet nuk mund të largojë... Читать дальше...

Dara e Vuçiqit shtrëngon komunitetin serb në Kosovë

Evropaelire.org 

Është e qartë se Lista Serbe, e cila është themeluar dhe mbështetur nga Beogradi zyrtar, zbaton politikat e saj hapur, duke reflektuar kështu edhe mënyrën e të menduarit të politikës zyrtare të Serbisë ndaj vetë serbëve të Kosovës dhe zhvillimeve politike në këtë vend, vlerësojnë politikanët serbë të Kosovës, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq dhe Aleksandar Jabllanoviq. Të tre këta janë përfaqësues të subjekteve politike serbe, të cilat janë kundërshtare të Listës Serbe. Sipas tyre, kritikat që ekzistojnë në opinionin serb... Читать дальше...

Qytetarët dhe policia bllokojnë Tuzin

Evropaelire.org 

Policia malazeze ka tentuar të enjten në mëngjes të mbyllë disa biznese të gastronomisë në Komunën e Tuzit, në Mal të Zi, të cilat ishin të hapura pavarësisht masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, për luftim të koronavirusit. Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ka thënë se masat e reja kanë për qëllim hakmarrjen për shfaqjen e fundit të flamurit të Kosovës, me rastin e ditës së shtetësisë së Kosovës më 17 shkurt, dhe jo për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Instituti i... Читать дальше...

I nominuari për udhëheqje të CIA-s e sheh Kinën si "kundërshtare autoritare"

Evropaelire.org 

William Burns, i nominuari i presidentit amerikan Joe Biden për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), u ka thënë ligjvënësve më 24 shkurt se “testi më i madh gjeopolitik” për Shtetet e Bashkuara vjen nga Kina, mirëpo ka deklaruar se edhe Rusia përbën kërcënim. Burns, ish-ambasador në Rusi dhe Jordan, i ka bërë këto deklarata gjatë seancës së konfirmimit të tij në këtë pozitë, para Komitetit të Senatit për Inteligjencë. Ai e ka quajtur Kinën “të frikshme dhe kundërshtare autoritare”... Читать дальше...

Biden përmbys vendimin e Trumpit për ndalesa ndaj imigrantëve

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden ka përmbysur një vendim  të ish-presidentit Donald Trump, për të bllokuar aplikuesit e lejeve të qëndrimit (green card), që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Trump pati bërë këtë ndalesë vitin e kaluar, duke thënë se është e nevojshme që të mbrohen punëtorët amerikanë në kohën e papunësisë së lartë, të nxitur nga koronavirusi. Kjo ndalesë ishte planifikuar të zgjaste deri në fund të vitit 2020, mirëpo Trump e ka zgjatur atë deri në fund të marsit, në ditët e fundit sa ka qenë në pushtet. Читать дальше...

Facebook bllokon llogaritë e ushtrisë së Mianmarit

Evropaelire.org 

Gjiganti Facebook ka bllokuar të gjitha llogaritë e mbetura, të lidhura me ushtrinë e Mianmarit (Birmanisë), duke cituar përdorimin e forcës vdekjeprurëse të ushtrisë kundër protestuesve. Mianmari është përballur me trazira prej kur ushtria ka marrë pushtetin më 1 shkurt dhe ka ndaluar lideren e Qeverisë civile, Aung San Suu Kyi dhe një pjesë të udhëheqësisë së partisë që ajo drejton, pasi ushtria ka pretenduar se zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar janë manipuluar. Ky vendim i rrjetit social... Читать дальше...

Zbukurimi i mureve që ua ngulim sytë gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Nëse keni qenë duke shikuar ekspertët dhe komentuesit duke u shfaqur në televizion nga shtëpitë e tyre, vëmendja e tyre e shtuar në dekor mund të ju duket e natyrshme tani. Në ditët e para të izolimit, si pasojë e pandemisë, ata janë ulur përpara mureve të bardha, derisa tani shtëpitë e tyre janë mbushura me vepra arti. Themeluesit e llogarisë Room Rater besojnë se arti as që ka qenë në mendjen e njerëzve në prill të vitit të kaluar, kur ka shpërthyer pandemia. Kjo faqe vlerëson paraqitjet e folësve nga shtëpitë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Победителями Всероссийской олимпиады по физике стали школьники Московского региона


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Российская теннисистка Калинская покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Олег Матвиенко принял участие в совещании Федерального агентства лесного хозяйства в Москве





Путин в России и мире
Москва

Путин уточнил у Беглова причины снижения популярности Петербурга у туристов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Песня

Вывод Песни, Альбома, Клипа в ТОП Музыкальных Чартов!



Москва

Пассажир не успел войти в поезд и разбил стекло вагона на станции «Киевская»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net