Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Si po organizohen protestat në Birmani?

0
Si po organizohen protestat në Birmani?

Protestat në Birmani kundër puçit ushtarak, që ka larguar nga pushteti Qeverinë e Aung San Suu Kyisë, kanë marrë hov ditëve të fundit, pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve për ta bërë organizimin e tyre të vështirë, apo edhe të paligjshëm.

Këtë javë, ushtria ka lëshuar dekrete, që në mënyrë efektive i ndalojnë protestat paqësore publike në dy qytetet më të mëdha të Birmanisë - vendit që ndryshe njihet edhe si Mianmar.

Mitingjet dhe tubimet e më shumë se pesë njerëzve janë të ndaluara, ndërsa ora policore është vendosur nga 8 e mbrëmjes deri në 4 të mëngjesit në zonat e Jangonit dhe Mandalejt, ku mijëra njerëz janë duke protestuar qysh të shtunën.

Kufizimet kanë rritur shqetësimet për shtypje të dhunshme të protestuesve nga policia.

Në pjesën më të madhe, protestat janë rritur vetvetiu.

“Kjo lëvizje është pa udhëheqje - njerëzit po dalin në rrugë në mënyrën e tyre dhe me vullnetin e tyre”, ka thënë Thinzar Shunlei Yi, një aktivist i shquar i Birmanisë.

Në protesta marrin pjesë aktivistë, punëtorë, sindikata dhe individë të tjerë, që kundërshtojnë puçin ushtarak.

Menjëherë pas kthimit nën sundimin ushtarak - nën të cilin Birmania ka qenë për pesë dekada deri në vitin 2012 - një faqe në Facebook, e titulluar “Lëvizja e mosbindjes civile”, ka nisur të bëjë thirrje për protesta paqësore. Faqja ka tani mbi 230,000 ndjekës.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor gjithashtu kanë filluar një fushatë proteste, duke veshur shirita të kuq, duke mbajtur shenja dhe duke nxitur stafin tjetër mjekësor që të mos punojë në institucionet shëndetësore të drejtuara nga shteti.

Cilat janë pengesat?

Një nga sfidat më të mëdha për protestuesit janë përpjekjet e ushtrisë për t’i bllokuar komunikimet.

Autoritetet fillimisht kanë kufizuar Facebookun, i cili ka mbi 22 milionë përdorues në Birmani, apo 40 për qind të popullsisë, por njerëzit kanë dalë në platforma të tjera, të tilla si Twitter.

Nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar disa kopje me informacione të protokollit të sigurisë - disa prej tyre me origjinë nga Hong Kongu. Në to ka pasur udhëzime se si të kodohen komunikimet.

Në fundjavë, ushtria ka ndërprerë përkohësisht qasjen në internet dhe në disa shërbime telefonike. Protestuesit janë adaptuar shpejt, me disa prej tyre duke përdorur edhe telefona të regjistruar në Tajlandën fqinje.

“Edhe kur interneti është ndërprerë plotësisht të shtunën, për 24 orë, njerëzit kanë mundur të komunikojnë brenda Birmanisë me telefona dhe mesazhe”, ka thënë Clare Hammond, nga organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Global Witness, raporton AP.

Disa që nuk kanë shërbime telefonike ose qasje në internet gjatë ndërprerjeve, kanë arritur të dalin në protesta, duke u informuar gojarisht.

A do të vazhdojnë protestat?

Deri më tash, protestat duken të papenguara, me gjithë kufizimet e vendosura.

Megjithatë, disa janë të shqetësuar se ushtria po krijon terren për një goditje të dhunshme, të ngjashme me ato që u kanë dhënë fund lëvizjeve protestuese më 2007 dhe më 1988.

Linda Lakhdhir, këshilltare ligjore në organizatën e të drejtave të njeriut Human Right Watch, ka thënë se ushtria mund të përpiqet të përdorë shkeljen e dekreteve dhe të ligjeve të tjera si justifikim për shtypje të dhunshme të protestuesve.

“Ato mund të jenë ligje të tmerrshme, abuzive, drakoniane, por ushtria do ta justifikojë përdorimin e tyre”, ka thënë ajo.

Autoritetet kanë përdorur topat e ujit dhe plumbat e gomës në disa protesta të martën, duke i rritur kështu tensionet.

Përgatiti: Valona Tela






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: В столице открыт сезон фонтанов


Спорт в России и мире
Москва

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Кутушов

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24



Москва

Создатели "Сто лет тому вперед" вдохновлялись аниме

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net