Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Policia qëllon me plumba gome protestuesit në Mianmar

0
Policia qëllon me plumba gome protestuesit në Mianmar

Në Mianmar policia ka qëlluar me armë zjarri në ajër në përpjekje për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues, të cilët po kundërshtojnë marrjen e pushtetit nga ana e ushtrisë. Raportohet se policia ka përdorur edhe topa uji dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Kjo është dita e katërt e protestave masive, pavarësisht paralajmërimit nga ana e ushtrisë se do të ndërmarrë veprime kundër protestave që kërcënojnë “stabilitetin” e vendit.

Udhëheqësi ushtarak Min Aung Hlaing të hënën tha se askush nuk është mbi ligjin, megjithëse ai nuk përmendi drejtpërdrejtë protestuesit.

Ushtria ka ndaluar tubimin e më shumë se pesë personave në kryeqytetin e Mianmarit dhe zona tjera ku po organizohen protesta.

Gjatë natës është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

Pse ndodhi grushti i shtetit?

Më 1 shkurt, ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore. Ushtria arrestoi udhëheqësen politike, Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë. Pas këtij veprimi, udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë formuar një Këshill Suprem i cili do të zëvëndësojë kabinetin qeverisës.

Marrja e pushtetit nga ana e ushtrisë erdhi pas akuzave për manipulime në zgjedhje nga ana e partisë Lidhja Kombëtare të Demokracisë (NLD), të cilën e udhëheq Aung San Suu Kyi.

Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD), duke përfshirë presidentin Win Myint, janë vënë në arrest shtëpiak.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sanksione për shkak të grusht shtetit.

Çfarë thotë ushtria?

Të hënën në fjalimin e parë të tij që nga marrja e pushtetit, gjenerali Min Aung Hlaing këmbënguli se marrja e pushtetit është i arsyeshëm për shkak të "mashtrimit të votuesve". Ai akuzoi Komisionin Zgjedhor se ka dështuar të hetojë parregullsitë mbi listat e votuesve në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Por, komisioni ka thënë se nuk ka prova që mbështesin këto pretendime. Zgjedhjet u fituan nga partia e udhëhequr nga Aung San Suu Kyi.

Ushtria ka premtuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja të cilat do të mbikëqyreshin nga një komision i ri zgjedhor "i reformuar".

Gjenerali Min Aung Hlaing tha se pastaj ushtria do t'ia dorëzonte pushtetin fituesit.

Reagime ndërkombëtare

Të martën, Zelanda e Re njoftoi se do të pezullojë çdo kontakt të nivelit të lartë me Mianmarit. Ky vend do të vendosë edhe një ndalim të udhëtimit për udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit.

Kjo është masa e parë e rreptë ndërkombëtare për të izoluar ushtrinë që kur ata morën pushtetin më 1 shkurt.

Shtetet e Bashkuara të hënën shprehën solidaritet me njerëzit e Mianmarit.

"Ne mbështesim të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore në mbështetje të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Kinës, partnerit historik të ushtrisë së Mianmarit, që të bashkohet me demokracitë e mëdha në kundërshtimin e grushtit të shtetit.

Përgatiti: Kestrin Kumnova






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин обнародовал программу развития столичного туризма


Спорт в России и мире
Москва

Тренер "Динамо" Личка о самой дорогой покупке в Москве: я купил себе самокат


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Рафаэль Надаль

Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве





Путин в России и мире
Москва

Собянин: к 2030 году на долю Москвы придется 35–40% туристов в России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Набей им морду, покажи им, что ты настоящий белорус». Лукашенко о поездке спортсменов на Олимпиаду




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певица

Певица Анциферова заявила, что уехавшие из России артисты мозолили глаза на ТВ



Москва

Овсянница, лаванда и тысячелистник: самые некапризные цветы для посадки в мае

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net