BE planifikon ta përdorë vaksinën ruse Sputnik V
Studiuesit vazhdojnë të testojnë efektivitetin e vaksinave ekzistuese kundër varianteve të reja të koronavirusit. Ndërsa, vaksinat e Oxford-AstraZenecas duket se ende ofrojnë mbrojtje ndaj llojit të ri të virusit në Mbretërinë e Bashkuar; Afrika e Jugut pezulloi përdorimin e vaksinës pasi të dhënat treguan se ofronte vetëm mbrojtje të kufizuar kundër një varianti të ri që fillimisht u detektua në këtë vend. Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Ibrahim Berisha