Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2021

Posta kërkon që të shpërndajë ndihmat sociale

0
Posta kërkon që të shpërndajë ndihmat sociale

Posta e Kosovës po kërkon nga Qeveria në detyrë e Kosovës, që t’i mundësohet të shpërndajë mjetet e të gjitha skemave sociale. Ushtruesi i detyrës se kryeshefit ekzekutiv në këtë kompani publike, Xhevdet Smakiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëm pagesat për shërbimet e tarifave (provizionet) që paguan qeveria për skema sociale, do t’i siguronin Postës qëndrueshmëri financiare afatgjate dhe mundësi për t’i ndihmuar edhe qeverisë.

Për realizimin e kësaj çështjeje ai tregon se kanë bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Punës së Mirëqenies Sociale.

“Qeveria nuk ofron shpërndarjen e gjithë skemave sociale. Posta për këtë shërbim është e gatshme, ka 135 zyre, ka teknologji, ka kapacitete, ka sistemin automatik të regjistrimit elektronik të shitjes dhe të shpërndarjes. Varianti aktual është që shpërndarja të bëhet përmes zyrave postare. Posta ka kapacitet që personave me aftësi të kufizuara dhe atyre mbi 65 vjeç, që kanë vështirësi të shkojnë në bankë, paratë t’ua dërgojmë në shtëpi”, tha Smakiqi.

Morina: Posta nuk është e licencuar si bankë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) menaxhon 25 skema të ndryshme të pagesave sociale me mbi 350 mijë qytetarë. Shuma vjetore e buxhetit që ndahet për këto kategori arrin në rreth 500 milionë euro, thotë Mentor Morina, drejtor i politikave sociale në MPMS.

Shumica e këtyre skemave shpërndahen përmes llogarive personale të përfitueseve në bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Kurse skema e ndihmave sociale, prej rreth 25 mijë persona, shpërndahet përmes Postës së Kosovës, por administrimi i llogarive bankare realizohet përmes Bankës për Biznes.

Morina thekson se është e nevojshme që skemat sociale të shpërndahen përmes filialeve të Postës, por që aktualisht është e pamundur për shkak se personat që përfitojnë mjete nga buxheti i Kosovës duhet të kenë llogari të hapura në banka.

“Ne kemi pasur takime me zyrtarë të Postës së Kosovës për të shikuar mundësitë dhe praktikat që kemi pasur me ndihmat sociale. Duke marrë parasysh që Posta e Kosovës ende nuk e ka statusin e një institucioni financiar, i cili mund të hapë llogari për klientët, kjo çështje mbetet e kufizuar. Në momentin kur Posta e Kosovës do të ofronte këtë shërbim, që të hapë llogari për klientët, kjo do ishte e mundur të ndodhë”, tha ai.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skemat ndihmëse sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontributdhënëse, pensionimet e parakohshme të punëtorëve të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës si dhe kategori të tjera sociale.

Morina thotë se vlera e përgjithshme që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka paguar në emër të provizionit në bankat komerciale, vitin e kaluar ka qenë 1.5 milion euro.

“Mosgatishmëria e MPMS-së”

Por, Xhevdet Smakiqi nga Posta e Kosovës, thekson se nuk qëndron problemi te licencimi i Postës sepse sipas tij, ka alternativa të shumta që mundësojnë shpërndarjen e mjeteve, por pengesë është mosgatishmëria e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Posta e Kosovës në Bankën Qendrore është e licencuar si institucion financiar jobankar.

“Ka mënyra, metoda dhe ndërveprime që mund të bëjë Posta e Kosovës me bankat komerciale, siç e kemi me Bankën për Biznes. Kemi marrëveshje të ndryshme edhe me bankat tjera private që operojnë në vend. Do të thotë nuk është problem licenca e bankës për shpërndarjen e mjeteve të asistencës sociale. Problemi është te mosgatishmëria e MPMS-së”, thekson ai.

Në vitin 2017, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Posta e Kosovës dhe Banka për Biznes, kishin nënshkruar një marrëveshje për shpërndarjen e pagesave të kategorisë së ndihmave sociale për mbi 25 mijë persona. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, MPMS-ja paguan 1.5 euro pagesë për një person si tarifë për shërbime, 0.90 euro i merr Posta, kurse 0.60 euro Banka për Biznes.

Posta “duhet të modernizojë ofrimin e shërbimeve”

Edhe Mejdi Bektashi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, e konsideron të nevojshme shpërndarjen e mjeteve të skemave sociale nga Posta e Kosovës, mënyrë kjo që ndihmon edhe në aspektin financiar. Por, Bektashi shprehet se nevojiten investime në Postë për një gjë të tillë.

“Unë mendoj se qeveria duhet të marrë këtë vendim, por me kusht që Posta e Kosovës të bëjë modernizimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Kuptohet se kostoja transaksionale e shpenzimeve për shpërndarjen e këtyre mjeteve do të jetë në dobi të të punësuarve në Postën e Kosovës, por jo me kushtet dhe infrastrukturën aktuale të Postës së Kosovës”, thekson Bektashi.

Posta e Kosovës ka vite që përballet me kushte të rënda financiare, kurse edhe vitin 2020 e ka mbyllur me 30 për qind më pak të hyra, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, thotë Xhevdet Smakiqi. Ofrimin e shërbimeve për shpërndarjen e skemave sociale ai e konsideron veprim të domosdoshëm të ekzekutivit, pasi siç thekson ai, Posta është ndërmarrje publike e cila menaxhohet nga vetë Qeveria e Kosovës.

Posta e Kosovës ka operuar në sistemin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Por, në vitin 2012 me një vendim të qeverisë, Posta u nda nga Telekomi dhe u themelua si Ndërmarrje Publike Qendrore, e cila menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Në Postën e Kosovës kryhen pagesat e faturave të ndryshme, duke filluar nga faturat e shpenzuara të energjisë elektrike, faturat e shërbimeve komunale, pagesat për dënime në trafik, pagesat e kontributeve për Administratën Tatimore të Kosovës dhe Trustin Pensional të Kosovës, obligimet financiare për studentë, pagesat e taksave gjyqësore e shumë shërbime të tjera.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о масштабных планах благоустройства территорий школ и детсадов


Спорт в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о строительстве спортивных объектов


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Рафаэль Надаль

Теннисист Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку Корнееву


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

"Экобас" не для Невы: стильные электросуда для Москвы делают в Ленобласти





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Генсек НАТО прибыл в Киев: главные заявления Столтенберга и Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



The Beatles

«Если прищуриться, мы похожи на The Beatles» // Евгений Цыганов о своей карьере музыканта



Москва

"И не надо нас пугать!": В Таджикистане недовольны действиями России. Душанбе заявил, что готов вывести российскую базу

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net