Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2021

Memoaret e hebrenjve të mbijetuar vënë në pah të vërtetat e harruara

0
Memoaret e hebrenjve të mbijetuar vënë në pah të vërtetat e harruara

Departamenti për Edukim dhe Hulumtimin e  Holokaustit, i cili funksionon në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,  (ITSHKSH) ka në fokus zbardhjen e të vërtetës për shumë familje hebreje në trojet e ish-Jugosllavisë të cilat arritën të mbijetojnë gjatë Luftës së Dytë Botërore, falë ndihmës së familjeve shqiptare, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së.  

“Me themelimin e këtij departamenti (Departamentin  për Edukim dhe Hulumtimin e Holokaustit) të vetmin e kësaj natyre në Evropën Juglindore, menjëherë kemi filluar të botojmë ligjet anti-semitike, që janë sjellë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Mbretëria e atëhershme e Bullgarisë, përkatësisht botimin e një libri nga autorë shqiptarë dhe maqedonas, në të cilin në formë të dokumentuar flitet  për dëbimin e 7 mijë e 144 hebrenjve nga Maqedonia e Veriut drejt Treblinkës. Pastaj kemi filluar me fazën e dytë të veprimit të këtij institucioni, me ç’rast hulumtuesit e këtij departamenti  shkuan  në Izrael për t`i takuar të mbijetuarit e familjeve hebreje nga trojet e ish-Jugosllavisë, të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore të vetmin shpëtim e kanë pasur strehimin në trojet etnike shqiptare, përkatësisht familjet shqiptare me ndihmën e po shqiptarëve”, thotë Asani.   

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, që përkujton 27 janarin e vitit 1945, kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ka botuar në katër gjuhë, shqip, maqedonisht, anglisht dhe hebraisht memoaret e familjes  Altarac, përkatësisht Shella Cion Altarec nga Shtipi, qytet ky në lindje të  Maqedonisë së Veriut dhe bashkëshortit të saj Braco Atarec nga Sarajeva.  

Në këtë libër rrëfehet rrugëtimi i  Shellës, si vajzë atëkohë, në vitin 1943 vetëm 7 vjeçe dhe si anëtarja e vetme e mbijetuar e familjes Altarac, e cila kalon nëpër shumë peripeci gjatë rrugëtimit nga Shtipi drejt Shkupit, dhe më pas duke jetuar një kohë në  Prishtinë dhe Gjakovë.

Shella Altarac  pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore strehohet në shtëpinë jetimore në Beograd prej ku është nisur në Izrael.   

Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Skender Asani thotë se përmes këtyre rrëfimeve zbardhet një e vërtetë që qëllimisht është vënë në harresë nga ish-regjimi komunist.  

“Mbi 70 familje hebraike, gjatë takimeve që i kam pasur në Izrael, më kanë dhënë të drejtën autoriale që t'i botoj memoaret , duke filluar me memoaret e gruas hebreje Ita Bartuv dhe kësaj radhe më 27 janar të këtij viti ne po promovojmë librin për vuajtjet e  familjes Alltarac ‘Fëmijëria e Humbur’ rrëfimi mbi jetën dhe  mbijetesën, duke u bazuar në memoaret e Shella Atrac atë kohë vetëm7 apo 8 vjeçare”, thotë Asani, i cili ka botuar librin me memoaret e zonjës  Shella Altarac.   

Ai thekson se familjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut falë besës së dhënë  edhe kundrejt kushteve të vështira ekonomike kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, për hebrenjtë  jo vetëm nga Maqedonia e Veriut po edhe nga trojet e Bosnjës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë të cilët arrinin në Shkup, që pastaj përmes ndihmës së shqiptarëve  të kalojnë në Shqipëri, ku u pajisën me leje identifikimi dhe nënshtetësi shqiptare.   

“Pikërisht të gjithë këta hebrenj kanë arritur të shpëtojnë jetën falë shqiptarëve në këto troje, të cilët i kanë bartur familjet hebraike në vende të sigurta megjithëse shqiptarët në atë periudhë kanë qenë në gjendjen më  të mjerueshme sa i përket gjendjes ekonomike, por atë mundësi që e kanë pas e kanë ndarë me hebrenjtë, për çka duhej trimëri pasi pa trimëri, guxim nuk do të mund të shpëtonin ata hebrenj që tani për fat të mirë janë gjallë dhe përmes rrëfimeve të tyre ne e kuptojmë realitetin e asaj kohe”, thotë Asani.  

Ndryshe natën në mes  10 dhe 11 marsit  të vitit 1943 janë arrestuar mijëra hebrenj nga qyteti i Manastirit, Shtipit dhe Shkupit duke i vendosur ata në kampin e përkohshëm të përqendrimit  në Monopolin e Shkupit që njihet si Kombinati i Duhanit.  

Nga këto tri qytete, në Monopolin e Duhanit në Shkup, u mblodhën gjithsej 7,144 hebrenj, apo rreth 98% e komunitetit hebre në Maqedoni të Veriut, në vitin 1943.

Po në mars ata u dërguan në kampet e përqendrimit në Treblinka të Polonisë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва завершает переход на новый стандарт экстренной медпомощи


Спорт в России и мире
Москва

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

«Был риск завершить борьбу еще в первом матче». В России оценили победу Рыбакиной в Штутгарте


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время движения поездов от Москвы до курортов Черноморского побережья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певец

Певца Николая Баскова заметили на публике с обручальным кольцом по цене квартиры в Москве



Москва

РБК: педиатра Буянову за фейки про армию России отправили в СИЗО

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net