Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2021

Maqedonia e V. dhe Bullgaria u rikthehen bisedimeve për kontestet

0
Maqedonia e V. dhe Bullgaria u rikthehen bisedimeve për kontestet

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria këtë javë pritet t’i rikthehen bisedimeve për kapërcimin e dallimeve që çuan në veton bullgare për kornizën për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

I dërguari i posaçëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për bisedime palën bullgare, Vllado Buçkovski, pritet të takohet në Sofje me zëvendëskryeministrin bullgar, Krasimir Karakaçanov, ndërsa sipas mediave bullgare, qëllimi i vizitës është rivendosja e besimit midis dy vendeve si dhe zbatimi i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, që u nënshkrua më 1 gusht, 2017.

Autoritetet në Sofje ndërkohë kanë thënë se nuk do të ketë zmbrapsje nga pozicioni i tyre dhe se Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet me BE-në, pasi të jenë përmbushur kushtet për heqjen e vetos, të cilën e aplikuan në nëntor të vitit të kaluar.

“Maqedonia e Veriut kishte shansin për të marrë datë për negociata në nëntor të vitit të kaluar, por këtë ajo nuk e donte. Bullgaria nuk vendosi veton, ajo thjesht tha se ata nuk ishin gati për të marr datën për negociata. Bullgaria është ‘për’ zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor...Maqedonia e Veriut ka një shans të ri për të nisur bisedimet me BE-në në janar ose shkurt, nëse ata nënshkruajnë aneksin me 12 pika që kemi paraqitur", ka deklaruar zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, në një intervistë për televizionin bullgar “Nova”.

Aneksin prej 12 pikësh nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë publikuar. Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se gjatë komunikimit të rregullt midis të dy palëve ka një shkëmbim të vazhdueshëm të mendimeve dhe ideve dhe të dy palët shpesh ndajnë propozimet dhe pikëpamjet e tyre duke sqaruar pozicionet, por pa dhënë detaje tjera mbi kërkesat e palës bullgare.

“Për mua, problemi është ai që përcaktohet në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë. Çdo devijim nga kjo marrëveshje e bën problemin konfuz, të pakuptueshëm...prandaj mendoj se zgjidhja e vetme, formula e vetme është kthimi te parimi i marrëveshjes, gjetja e mekanizmave për ta bërë atë më të shpejtë, më dinamike dhe për të arritur rezultatin e dëshiruar”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Megjithëse autoritetet maqedonase nuk shpalosin detaje se çfarë përmban saktësisht aneksi me 12 pika që Bullgaria i dorëzoi palës maqedonase, nga deklarata e zëvendëskryeministrit bullgar, Krasimir Karakaçanov, është e qartë se nuk ka asgjë të re në të që do të nënkuptonte zbutje të pozicioneve bullgare. Ai ka përsëritur kushtet e vjetra si njohja e origjinës bullgare për gjuhën maqedonase, kontestimi i kombit maqedonas apo pranimi se ka “rrënjë bullgare”, pastaj heqja dorë nga pretendimet territoriale, heqja dorë nga pretendimet historike, ndryshimi i sistemit arsimor, evitimi i gjuhës së urrejtjes, heqja e monumenteve të Luftës së Dytë Botërore, e kërkesa tjera.

Pikërisht këto çështje që janë përmendur nga zyrtari i lartë bullgar kanë bërë që opozita maqedonase të nisë kritika të shumta në adresë të qeverisë, duke kërkuar që t’i sqarojë opinionit se çfarë po negocion me palën bullgare.

“Qeveria e (kryeministrit maqedonas) Zoran Zaevit po negocion për gjuhën dhe identitetin maqedonas larg syve të publikut. Kushtet dhe kërkesat e vendosura para qeverisë maqedonase janë fshehur nga qytetarët. Është e turpshme që për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase të diskutohet në ekranet televizive në Sofje, pa e ditur askush në Maqedoni se çfarë ka në tryezë”, ka deklaruar Stefan Andonovski nga partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës duke theksuar se asnjëherë nuk do të bisedojë me palën bullgare për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о перспективах Москвы как туристического центра


Спорт в России и мире
Москва

Спортсмены Якутии стали бронзовыми призерами чемпионата России по вольной борьбе


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Рафаэль Надаль

Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Как выбрать идеальный район для семейной жизни в Москве





Путин в России и мире
Москва

«Известия» показали репетицию инаугурации Путина на Соборной площади


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве СБУ проводит облавы против нелояльных Зеленскому


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



PRomoPulse

Продвижение новой музыки и ваших хитов на радио и в интернете



Москва

«В целях безопасности»: Шурыгина прокомментировала данные о своем задержании

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net