Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2022

Новости за 08.07.2022

Rusia vë veton ndaj zgjatjes së ndihmës së OKB-së për Sirinë

Evropaelire.org 

Të premten, më 8 korrik, Rusia vuri veton ndaj një përpjekjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zgjatur për 12 muaj dhënien e ndihmës së OKB-së për rreth 4 milionë njerëz në Sirinë veriperëndimore, e cila kontrollohet nga opozita e autoriteteve në Damask. Rezoluta ka nevojë për nëntë vota “për” që Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Britania apo Franca të mos vendin veto. Rezoluta e hartuar nga Irlanda dhe Norvegjia u mbështet nga 13 vende, ndërsa Kina abstenoi. “Kjo është një çështje e jetës dhe vdekjes. Читать дальше...

Biden: Gjykata Supreme e SHBA-së 'jashtë kontrollit', pas vendimit për abortin

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se vendimi i Gjykatës Supreme që anulon të drejtën për abort ishte një demonstrim i “fuqisë së papërpunuar politike” dhe nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten, më 8 korrik, që do të ndihmojë për mbrojtjen e qasjes për ndërprerjen e shtatzënisë. Biden, demokrat, ka qenë nën presion nga partia e tij për të ndërmarrë veprime pas vendimit të Gjykatës Supreme muajin e kaluar për të rrëzuar vendimin gjyqësor “Roe kundër Wade”, i cili përmbysi... Читать дальше...

Bllokada në gjithë Maqedoninë e V. kundër propozimit francez

Evropaelire.org 

Opozita maqedonase, VMRO DPMNE dhe E Majta, të premten nga ora 13:00 deri në orën 14:00 ka bllokuar rrugët magjistrale të Maqedonisë së Veriut Shtip-Veleshtë, hyrje-daljet në Shkup në shenjë proteste kundër propozimit francez. Protestuesit bllokuan edhe ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku kanë qëndruar dhe liderët e dy partive Hristian Mickoski dhe Dimitar Apasiev. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se bllokimi i autostradave dhe rrugëve magjistrale ndalohet me ligj. Mijëra... Читать дальше...



Liderët e 'Ballkanit të Hapur' paralajmëruan takim në korrik për energjinë

Evropaelire.org 

Liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, më 8 korrik, kanë mbajtur një takim online për intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, si dhe  janë pajtuar për një takim të Grupit punues për çështjet e energjisë. Siç ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, ai dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, u pajtuan për një takim të Grupit punues për bashkëpunim në... Читать дальше...

Misteri i kamerave të sigurisë në komunat me shumicë serbe

Evropaelire.org 

Disa kamera të sigurisë që vëzhgojnë hapësira publike janë të vendosura nëpër shtylla të ndryshme në katër komunat veriore të Kosovës. Pronësia e tyre nuk dihet e as kush i kontrollon ato. Këto komuna pritet t’i nënshtrohen një kontrolli nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), që është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, për të parë nëse ky lloj vëzhgimi po bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Kamerat janë të vendosura në Mitrovicë të Veriut... Читать дальше...

Shinzo Abe dhe karriera e tij politike

Evropaelire.org 

Derisa po fliste në një tubim zgjedhor në qytetin Nara të Japonisë, ish-kryeministri i këtij shteti, Shinzo Abe, u qëllua për vdekje. Por, ai la pas vetes një karrierë të gjatë politike duke qenë kryeministri më i ri dhe më jetëgjatë i këtij shteti. Nga raportet e tensionuara me Kinën dhe Korenë Veriore, e deri te përballimi i krizave ekonomike, janë vetëm disa prej ngjarjeve që e karakterizojnë jetën politike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

SHBA-ja i bën thirrje Shkupit të miratojë propozimin francez

Evropaelire.org 

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin e Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, gjë që do t’i hapte derë integrimit evropian. Në letrën e hapur, ambasadorja Byrnes ka thënë se “populli dhe institucionet e këtij vendi (Maqedonisë së Veriut) kanë mbështetjen e fuqishme të SHBA-së në rrugëtimin drejtë BE-së, për marrjen e një vendimi, i cili sado që mund të jetë i rëndë... Читать дальше...

Bundestagu me rezolutë: Veprime shkatërruese të Dodikut dhe Çoviqit ndaj Bosnjë e  Hercegovinës

Evropaelire.org 

Të premten, më 8 qershor, Parlamenti gjerman (Bundestag) miratoi një rezolutë për Bosnjë e Hercegovinën (BeH), në të cilën theksohet se “veprimet e Milorad Dodikut dhe Dragan Çoviqit janë të dizajnuara për të shkatërruar Bosnjë e Hercegovinën, si një shtet dhe shtëpi e popullatës së shumëllojshme”. “Kjo është e papranueshme dhe kërkon rezistencë të vendosur dhe të fortë nga Bashkimi Evropian, shtetet e tij anëtare dhe komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në rezolutë, e cila kërkon vendosjen e sanksioneve... Читать дальше...



Qeveria e Malit të Zi miratoi Marrëveshjen Themelore me kishën serbe, Abazoviq humb mbështetjen e shumicës

Evropaelire.org 

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten Marrëveshjes Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi se kjo marrëveshje është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi. Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë. Me këtë, Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviq me patriarkun Porfirije... Читать дальше...

SHBA: Edhe një vit pa zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi u bëri thirrje autoriteteve serbe që t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, si dhe ata që i mbuluan vrasjet e tyre në vitin 1999. Në përvjetorin e vrasjes së tre shtetasve amerikanë, Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, ambasada kujtoi se ka kaluar edhe një vit pa zbardhjen e rastit. “Edhe një vit tjetër, gjatë të cilit gjyqësori serb nuk solli askënd para drejtësisë për këtë krim torturues lufte. Ne nuk do ta harrojmë këtë krim”... Читать дальше...

Mbi 400 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten për 407 raste të reja me koronavirus. Në bazë të mbi 1.300 testimeve të kryera në 24 orët e fundit, del se 30.7 për qind e të testuarve janë pozitivë. Në këtë periudhë të raportimit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 149 pacientë. Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1.860. Rritja e numrit të rasteve pozitive ka nisur dukshëm në gjysmën e dytë të qershorit. Numri i të infektuarve në dy javët... Читать дальше...

Myftiu i Kosovës uron Kurban Bajramin, thërret për solidaritet

Evropaelire.org 

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, uroi besimtarët myslimanë në prag të Festës së Kurban Bajramit. Ajo nis të shtunën dhe kremtohet katër ditë. Në fjalën e tij, Tërnava tha se mesazhe të Festës së Kurban Bajramit janë: devotshmëria, barazia, sakrifica, flijimi e solidariteti. “Festat fetare te ne, në vazhdimësi, kanë kultivuar begatitë shpirtërore para atyre materiale, urtësinë para euforisë, drejtësinë para zullumit, paqen para konfliktit e dhunës dhe solidaritetin e bamirësinë para koprracisë... Читать дальше...

Ish-kryeministri japonez vdes pas plagosjes

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka vdekur në spital, ku është dërguar në gjendje të rëndë, pasi u plagos gjatë një fjalimi në qytetin Nara. Ai po merrte pjesë në një tubim zgjedhor, kur u qëllua me armë zjarri. Sulmuesi i dyshuar i tij është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Minat tokësore të Afganistanit: Një trashëgimi e luftës

Evropaelire.org 

Kthimi i talebanëve në pushtet pas përfundimit të kryengritjes së tyre 20-vjeçare mund të ketë ndihmuar përpjekjet për çminim, duke hapur territore të paarritshme më parë për shkak të luftimeve.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Blatter dhe Platini lirohen nga akuzat për mashtrim

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Federatës Botërore të Futbollit - FIFA, Sepp Blatter, dhe ish-shefi i Federatës Evropiane të Futbollit - UEFA, Michel Platini, u shpallën të pafajshëm në gjyqin për mashtrim. Dyshja doli në gjyq për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane, të bërë nga Blatteri për Platinin në vitin 2011. Të dy mohuan keqbërjen, duke thënë se transferimi ishte një pagesë e vonuar për punën këshilluese të Platinit për FIFA-n. “Unë nuk jam i pafajshëm në jetën time, por në këtë rast jam i pafajshëm”... Читать дальше...

Nis Marshi i Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Evropaelire.org 

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës. Gjatë tri ditëve të ardhshme, pjesëmarrësit do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kanë kaluar në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe. Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 27-vjetori i masakrës. Atë ditë do të rivarrosen mbetjet e 50 viktimave të masakrës... Читать дальше...

Liderët botërorë dënojnë sulmin ndaj Abes

Evropaelire.org 

Udhëheqësit botërorë u shprehën të tronditur nga plagosja e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, gjatë një fjalimi në qytetin Nara. Abe po merrte pjesë në një tubim zgjedhor, kur u qëllua me armë zjarri. Zyrtarët japonezë thanë se ai është në “gjendje kritike” për jetën. Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të pikëlluara dhe thellësisht të shqetësuara” nga tentativa për vrasjen e Abes. Читать дальше...

Nis jozyrtarisht gara për zëvendësimin e Johnsonit

Evropaelire.org 

Gara për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kryeministrit britanik, ka filluar jozyrtarisht. Johnson, të enjten, ka dhënë dorëheqje si lider i Partisë qeverisëse Konservatore, ndërsa ka thënë se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij. Tom Tugendhat është deputeti i fundit konservator që ka shfaqur interesimin për lidership, duke iu bashkuar në këtë ambicie prokurores së përgjithshme, Suella Braverman, dhe deputetit Steve Baker. Plani për zgjedhjen e kreut konservator do të konfirmohet javën e ardhshme... Читать дальше...

Ish-kryeministri i Japonisë qëllohet me armë zjarri

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara dhe u dërgua në spital. Sipas disa raporteve, sulmuesi i tij i dyshuar u arrestua. Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar. Termi në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja. “Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Rammstein

Минкульт Калининградской области отказался отменять шоу «Tribute Rammstein»



Москва

Диетолог Соломатина предупредил об обилии сахара в покупных куличах

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net