Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2022

Bllokada në gjithë Maqedoninë e V. kundër propozimit francez

0
Bllokada në gjithë Maqedoninë e V. kundër propozimit francez

Opozita maqedonase, VMRO DPMNE dhe E Majta, të premten nga ora 13:00 deri në orën 14:00 ka bllokuar rrugët magjistrale të Maqedonisë së Veriut Shtip-Veleshtë, hyrje-daljet në Shkup në shenjë proteste kundër propozimit francez. Protestuesit bllokuan edhe ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku kanë qëndruar dhe liderët e dy partive Hristian Mickoski dhe Dimitar Apasiev.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se bllokimi i autostradave dhe rrugëve magjistrale ndalohet me ligj.

Mijëra qytetarë me ftesë të opozitës maqedonase VMRO DPMNE-së dhe partisë E Majta, gjatë gjithë javës kanë protestuar kundër propozimit francez.

Me këtë propozim synohet të tejkalohen dallimet mes Sofjes dhe Shkupit zyrtar për çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, me këtë edhe zhbllokimi i procesit për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, të cilët kishin bllokuar hyrje-daljet para Qeverisë, thonë se përmes bllokadës dëshirojnë t’i përçojnë një porosi të qartë, që të mos e fshehë protokollin. Ata thonë se protokolli duhet të bëhet publik, pasi, siç shprehen ata, nuk mund të lejojnë bullgarizimin e shtetit.

“Qeveria e fsheh protokollin. Protokolli duhet të bëhet publik që të dimë se çka sakrifikojmë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe a ia vlen?”, thotë Pero Sojanovski.

“Këtu jemi për t’i thënë një ‘JO’ bullgarizimit të Maqedonisë, pra jemi kundër bullgarizimit të identitetit dhe gjuhës maqedonase”, thotë Zhivanka Moris.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka thënë se të hënën, gjatë koordinimit me partitë politike, do të bëhet e qartë se kur do të mbahet seanca plenare ku do të diskutohet rreth përmbajtjes së propozimit, kornizës negociuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, të propozuar nga Presidenca e Francës.

VMRO DPMNE-ja kërkon që propozimi francez të kthehet në Qeveri pasi nuk është bërë publik protokolli.

Opozita maqedonase e ka akuzuar pushtetin për mungesë transparence rreth tekstit të protokollit dypalësh, mbi të cilin punuan Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe ajo e Bullgarisë.

VMRO-DPMNE kërkon që protokolli, në bazë të të cilit definohet zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, t’u jepet deputetëve.

Nikolla Micevski, koordinator i Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së, ka thënë se deri te deputetët nga Qeveria ka mbërritur vetëm një tekst më pak se një faqe që bazohet në informatë për propozim-kornizën negociuese.

“Ky është i gjithë materiali, të cilin Qeveria e dërgoi për të marrë vendim në bazë të të cilit deputetët duhet të votojnë për të ardhmen e vendit. Fshehja e dokumenteve e rrit edhe më shumë shqetësimin tonë se kjo pako e ofruar është e dëmshme për interesat e Maqedonisë”, ka thënë Micevski.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë u ka bërë thirrje deputetëve të tregojnë përgjegjësi dhe të angazhohen me dialog për miratimin e konkluzioneve rreth propozimit francez.

Për të gjitha partitë shqiptare propozimi francez është i pranueshëm. Ndërsa, partitë më të vogla maqedonase që janë pjesë e koalicionit qeverisës kanë kërkuar që të arrihet një konsensus rreth konkluzioneve rreth propozimit francez.

Për miratimin e tyre nevojitet shumicë e thjeshtë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о сбитом на подлете к Москве беспилотнике


Спорт в России и мире
Москва

Развод на договорных матчах: схемы, риски и пути предотвращения


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Финалистка юниорского Уимблдона-2023 получила временное отстранение за допинг


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Песков: погода не является препятствием для проведения парада Победы





Путин в России и мире
Москва

Путин поблагодарил президента Лаоса за передачу России танков Т-34


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: тактическое ядерное оружие для Москвы и Минска — средство сдерживания




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве налоговая потребовала взыскать долг с Алексея Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Lizzo

Тучная рэперша Lizzo показала фигуру в платье с откровенными вырезами



Москва

Силы ПВО отразили атаку беспилотника на Москву

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net