Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2022

Новости за 07.07.2022

Protestë në Mal të Zi kundër marrëveshjes me Kishën

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten mbrëma në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe. “Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është zgjidhje e problemit, por thellim i tij. Me marrëveshjen e propozuar dorëzohen kompetenca të rëndësishme të shtetit të Malit të Zi dhe ne nuk pajtohemi fare me këtë”, tha koordinatori i Iniciativës Qytetare “21 Maj”, Aleksandar Sasha Zekoviq, para protestuesve të mbledhur pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi. Читать дальше...

Protesta të qeta në Shkup kundër “propozimit francez”

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten në Shkup, për të gjashtën ditë me radhë, për të protestuar kundër një propozimi të Francës, që synon t’i zgjidhë disa mospajtime midis Shkupit dhe Sofjes, me qëllim që t’i hapet rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut. Partitë maqedonase në opozitë, që organizojnë protestat, thonë se ky propozim vë në rrezik identitetin maqedonas, ndërsa Qeveria, e cila e ka pranuar atë, thotë se ai ruan gjuhën dhe historinë maqedonase. Për dallim prej disa ditëve të kaluara... Читать дальше...

Macron mesazh Maqedonisë së Veriut: Propozimi nuk është i përsosur, por ju fut në BE

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një letre i është drejtuar parlamentit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarisë, i cili sipas Macronit, i hap rrugën integrimit evropian. “Një mundësi historike po hapet, zgjedhja është e juaja”, u tha qytetarëve maqedonas presidenti francez Emmanuel Macron, në letrën e publikuar të enjten nga ambasada franceze në Shkup. Macron nuk pretendon se propozimi francez është i përsosur... Читать дальше...



Raportuesja e BE-së paralajmëron se Rusia mund të shfrytëzojë trazirat në Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut. Sipas saj ato mund të përhapen edhe në Mal të Zi dhe mund të përdoren nga Rusia për të destabilizuar rajonin. Në një postim në rrjetin social Twitter, Von Cramon bën përgjegjës Bashkimin Evropian që sipas saj dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa i bën thirrje të përshpejtojnë veprimet. “Kur... Читать дальше...

Basketbollistja amerikane e arrestuar në Rusi pranon fajësinë mbi akuzën e trafikut të drogës

Evropaelire.org 

Basketbollistja amerikane Brittney Griner, e arrestuar në shkurt në Rusi, u deklarua fajtore për trafik dhe kontrabandë narkotikësh në seancën e fundit gjyqësore të zhvilluar në Moskë. "Dëshiroj të pranoj fajësinë për të gjitha akuzat," tha Griner para gjykatës, duke shtuar se "ajo nuk kishte ndërmend të shkelte ligjin rus". Atletja u arrestua pasi iu gjet vaj kanabisi në bagazhin e saj në aeroportin e Moskës. Griner, 31 vjeçare, përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore për akuzat. Ajo... Читать дальше...

Shtatë pikat e propozimit francez për zgjidhjen kontestit mes Shkupit dhe Sofjes

Evropaelire.org 

Në Shkup, për disa ditë me radhë po mbahen protesta kundër propozimit francez. Qëllimi i propozimit është që Bullgaria t’i tërheqë kundërshtimet e saj për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE). Bullgaria, e cila si anëtare e BE-së ka të drejtën e vetos ndaj anëtarësimit të shteteve të reja, dëshiron që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë bullgare, të njohë pakicën bullgare në vend dhe të heqë "gjuhën e urrejtjes" kundër Bullgarisë. Bullgaria tashmë dy vjet... Читать дальше...

Brnabiq thotë se nuk e ka të qartë rezolutën e PE ku kërkohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se nuk e ka të qartë rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila u miratua më 6 korrik dhe ku kërkohet që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje bazuar në njohjen reciproke. Brnabiq deklaroi se ajo "mund të supozojë vetëm se Parlamenti Evropian do të urdhërojë Komisionin Evropian që të ndryshojë atë pozicion negociues". “Komisioni Evropian në dokumentin e tij zyrtar, për qëndrimin negociues të kapitullit 35, që në rastin tonë ka të bëjë me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën... Читать дальше...

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton draft-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Evropaelire.org 

Kuvendi i Shqipërisë pritet të përkrahë të enjten rezolutën për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë të kryer nga forcat serbe gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Draft-rezoluta e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste në pushtet në Shqipëri u bazua në rezolutat e Parlamentit Evropian dhe vlerësimet e Komisionit Evropian mbi gjenocidin në Srebrenicë, akte këto që dënojnë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e autorëve dhe mbështetësve të tij. Krahas dënimit të mohimit të gjenocidit në Srebrenicës... Читать дальше...



Protesta e opozitës në Shqipëri, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit amerikanë

Evropaelire.org 

Opozita në Shqipëri ka thirrur të enjten një protestë mbarë popullore në Tiranë për të demonstruar kundër qeverisë socialiste, të cilën e akuzon për kapjen e shtetit dhe korrupsion. Që në orët e mëngjesit, protestues nga pjesët tjera të Shqipërisë i janë përgjigjur ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Kjo është protesta e parë e thirrur nga Berisha pas rimarrjes së udhëheqjes së PD-së në Shqipëri, e cila u përcoll me përçarje dhe trazira në radhët e demokratëve.  “Kjo është... Читать дальше...

Policia maqedonase thotë se parandaloi një incident të madh gjatë protestave

Evropaelire.org 

Protestat e së mërkurës para institucioneve të Maqedonisë së Veriu kundër propozimit francez janë përcjellë me të shtëna armësh, pas së cilës ngjarje kryetari i opozitës maqedonase, Hristian Mickovski, i cili ka marrë pjesë në protestë, ka thënë se këto të shtëna kanë pasur për qëllim vrasjen e tij. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut gjatë natës së kaluar (të mërkurës) ka konfirmuar se ka arrestuar personin, për të cilin kryetari i opozitës ka thënë se ka tentuar ta vrasë, por nuk ka dhënë më shumë detaje. Читать дальше...

Johnson në prag të dorëheqjes nga Partia Konservatore

Evropaelire.org 

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, do të njoftojë të enjten për dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Konservatore, raporton transmetuesi britanik BBC, pas dorëheqjes së ministrave të rinj dhe më shumë se 50 zyrtarëve të tjerë. Ndërkaq, nga zyra e Johnsonit thanë se “kryeministri do t'i drejtohet kombit me një deklaratë” gjatë ditës së sotme. Tetë ministra, përfshirë edhe dy sekretarë të shtetit, kanë dhënë dorëheqje më 7 korrik, duke e lënë të izoluar dhe pa fuqi politike Johnsonin... Читать дальше...

Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë personat mbi 60 vjeç do të mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH). MSH-ja tha më 7 korrik se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19. Sipas këtij vendimi, personat mbi 60 vjeç, që kanë marrë dozën e tretë të paktën katër muaj më parë, mund ta marrin edhe dozën e katërt. “Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, pa asnjë hezitim... Читать дальше...

Elektrosever shkel afatet e përcaktuara me marrëveshje

Evropaelire.org 

Kompania serbe, Elektrosever, nuk i ka dorëzuar të dhënat e fundit për konsumatorët në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë - KEDS dhe te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë - KOSTT. Elektrosever, gjithashtu, nuk i ka nënshkruar ende marrëveshjet e nevojshme teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in, për të operuar në tregun e Kosovës për energji. Këto obligime dalin nga Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 për Energjinë... Читать дальше...

Aksion në Shtërpcë kundër strukturave ilegale serbe

Evropaelire.org 

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Ferizajt, Policia e Kosovës të enjten, më 7 korrik, po kryen një aksion për të sekuestruar kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe në Komunën e Shtërpcës. Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se aksioni është duke u zhvilluar në katër lokacione në këtë komunë, përfshirë edhe në objektin e komunës së strukturave ilegale serbe. “Jemi duke e zbatuar një urdhëresë të gjykatës për... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

Evropaelire.org 

Krerët e agjencive të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani kanë lëshuar një paralajmërim të përbashkët për spiunazhin kinez, duke thënë se përpjekjet e Pekinit përbëjnë “kërcënimin më të madh në terma afatgjatë”. Gjatë një paraqitjeje në Londër më 6 korrik së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, kreu i MI5, Ken McCallum, tha se agjencia britanike ka “dyfishuar përpjekjet kundër aktivitetit shqetësues kinez”. Qeveria kineze dhe “presioni i fshehtë i saj në mbarë botën” përbën “sfidën më të madhe që ne përballemi”... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Прокуратура Москвы: тело мужчины нашли в лесопарке в Сокольниках





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Шнуров

Матильда Шнурова примерила откровенный наряд в сетку



Москва

В посольстве России назвали условие возврата к переговорам с Индонезией о Су-35

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net